Në këto foto atë e shohim të lumtur, të buzëqeshur dhe plot jetë.
Nga sa kemi mësuar Lori në këto pushime ka qenë e shoqëruar nga miqtë e saj më të mirë dhe aventurat në zbulimin e vendeve të reja në rivierën shqiptare e kanë zbavitur pamasë.
Ndërkohë së bashku me Erionin pritet që në shtator të nisë sezoni i ri i “Dita ime”, i cili sigurisht do të rezervojë mjaft të reja e surpriza për publikun.
Po deri atëherë le të shijojmë këto foto të 22 vjeçares, e cila ka treguar një anë tjetër të saj jashtë studios ku shpesh jemi mësuar ta shohim.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit “THASH&THEM” të gazetës “Shqiptarja.com”
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)