Lori Hoxha i jep fund
rrugëtimit muzikor “Top Fest”

Lori Hoxha i jep fund<br />rrugëtimit muzikor “Top Fest”
Rrugëtimi i Festivalit të muzikës moderne “Top Fest” gjatë 12 viteve duket se i ka ardhur fundi! Edhe pse ky edicion është në fazën gjysmë finale, producentja e këtij festivali, Lori Hoxha ka rrëfyer për revistën “Elegance” se Top Fest ka përfunduar misionin e tij. “Në gjykimin tonë, festivali si formë e ka kryer tashmë misionin e tij. Vit mbas viti ky festival ka evoluar duke nisur trende dhe mënyra të reja.

Tashmë ndodh diçka tjetër. Publiku ynë është i mësuar me format europiane të vlerësimit të muzikës dhe ne nuk mund të pretendojmë të jemi më ekspert se Europa apo bota.” – është shprehur 23-vjeçarja në intervistën për “Elegance” të muajit Maj.

Trendet muzikore tashmë kanë marrë tjetër drejtim, këngëtarët më në zë të skenave shqiptare tashmë kanë krijuar një super menaxhim, të cilët nuk kanë nevojë më për një skenë, siç ishte ai i “top Fest”, ndoshta kjo një arsye shumë e fortë për të mbyllur kapitull e një skene të nisur nga Tan Hoxha dhe të mbyllur nga e bija.

Edhe pse nga kjo skenë kanë dal emra të njohur të muzikës shqiptare, duket se tregu komercial ka pushtuar muzikën shqiptare duke i dhënë një goditje të fortë këtij festivali i cili nga viti në vit ka seleksionuar zërat e muzikës shqiptare. Ashtu siç ka premtuar edhe Lori gjatë rrëfimit të saj, këtë vit “Top Fest” do të vlerësoj punën e një viti të gjithë artistët në një mbrëmje të vetme, të ndjekur nga eksperienca të “Grammy’s” apo “MTV awards”.

lori hoxha

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi