Lot dhe emocione në 'Pa Gjurmë'/ Ra 'pre' e bixhozit, u nda nga e shoqja, gjendet pas dy vitesh Gëzim Koliçi

Gëzim Koliçi nga Puka, transferuar bashkë me familjen e tij në Shkodër, pati emigruar që herët, ilegalisht drejt Greqisë. Babai i tre fëmijëve dhe djali i vetëm i nënë Lules është ende në kërkim. Nënë Lula u përball shumë herët me vështirësitë e familjes së Gëzimit, i cili pasi u martua me Djellën në vitin 1998 nga një njeri familjar dhe i përkushtuar bëhet frekuentues i lojërave të fatit, si dhe i varur nga alkooli.

Ishte viti 2006 kur çifti, prindër të tre fëmijëve vendosin të ndahen duke rënë dakord me njëri tjetrin, pasi ligjërisht nuk kishin celebrim. Barra ra mbi nënë Lulen, e cila duhej të kujdesej për tre fëmijët, nipërit e saj e Marku, Noj dhe Nikoleta.Nënë Lula e pamundur për t’u kujdesur, ndërsa djali Gëzimi ikte e vinte në Greqi, i shpie fëmijët në një qendër bamirësie në Bushat të Shkodrës.

 

Djella kthehet për t'i marrë fëmijët dhe për t’u transferuar përfundimisht në Greqi. Fati i tyre ishte jeta në shtëpinë e fëmijës. Sapo Gëzimi mëson se ish-bashkëshortja kishte marrë fëmijët, bie në depresion.

Sot, të ndarë dy prindërit, pasojat e të cilëve ranë mbi tre fëmijët, ata jetojnë të ndarë, jo vetëm nga babai dhe nëna, por edhe nga njëri-tjetri. Në pamundësi për t'u rritur bashkë, djali i madh Marku ndodhet në shtëpinë e fëmijës, vajza Nikoleta u birësua, ndërsa Noj jeton në një qendër tjetër. Ishte muaji korrik i vitit 2016 kur Gëzimi kishte njoftuar të ëmën se do t'i drejtohej Greqisë. Ai doli nga shtëpia dhe nuk u kthye më kurrë. 

Kjo histori u rrëfye përpara disa ditëve nga nënë Lule në studion "Pa Gjurmë", ndërsa sot stafi i emisionit u vendos në gjurmë e Gëzim Kolicit. 

Hekuran Kica pasi ndoqi rastin në televizionin Report Tv, kontaktoi me moderatoren Odeta Dume dhe bëri të ditur se gjendej rreth 3 km larg Gëzimit. Pasi shkoi në shtëpinë e këtij të fundit, përmes një lidhjeje telefonike në "Skype", Lula pa pas dy vitesh të birin. E mposhtur nga emocionet, Lule u shpreh për pak caste se nuk është djali i saj. Por më pas i bëri thirrje që të rikthehet në shtëpi. Pasi u shkëputën kontaktet, Lule konstatoi nga reagimi i Gëzimit se i biri ishte në një gjendje akoma më të rënduar shëndetësore.

Lula nuk mori vetëm fotografinë e Gëzimit nga skenografia e "Pa Gjurmë" por edhe numrin e telefonit, në mënyrë që t'ia ridëgjojë edhe njëherë zërin e djalit që deri më tani rezultonte i humbur.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen