Lotaria Amerikane 2019, sot dita e fundit e aplikimit

Lotaria Amerikane 2019, sot dita e fundit e aplikimit

Lotaria Amerikane

Dita e sotme është dita e fundit e aplikimit të Lotarisë Amerikane. Regjistrimi për të nisi më 3 tetor në orën 18:00 (me orën në Shqipëri).

Gjatë gjithë kësaj periudhe 2 mujore, Ambasada amerikane ka ndarë këshilla me aplikuesit duke i sqaruar çdo situatë me të cilën mund të përballeshin, dhe që e cila mund t'i skualifikonte.

Më poshtë do të gjeni kriteret që duhet të plotësoni saktë në mënyrë që të mos digjeni dhe çfarë dokumentash iu duhen për të përmbushur saktë aplikimin tuaj. 

Pranueshmëria për të Aplikuar:

Kërkesa 1: Individët të lindur në një vend, vendasit e të cilit kualifikohen për të aplikuar për programin e lotarisë, mund të jenë të pranueshëm për të aplikuar. Nëse nuk keni lindur në një vend tё pranueshёm pёr tё aplikuar pёr lotarinё, ka dy mënyra me anë të të cilave ju mund të kualifikoheni. A ka lindur bashkëshorti/ja juaj ka në një vend tё pranueshёm pёr tё aplikuar pёr lotarinё? Nëse po, ju mund të deklaroni vendin e lindjes së bashkëshortit/es nё regjistrimin pёr lotarinё— me kushtin që emri juaj dhe i bashkëshortit/es tё jetё i renditur në aplikimin e përzgjedhur, t'ju lëshohet viza, dhe të hyni në SHBA në të njëjtën kohë. A keni lindur në një shtet, vendasit e tё cilit nuk janё tё pranueshёm pёr tё aplikuar pёr lotarinё, por asnjëri nga prindërit tuaj s'ka lindur, apo s'ka qenё rezident i ligjshёm atje në kohën kur ju keni lindur? Nëse po, ju mund të deklaroni si vendlindje një nga vendlindjet e prindërve tuaj, nëse ky vend është vend i kualifikueshëm për programin e DV-2020.

Kërkesa 2: Çdo aplikant duhet të plotësojë ose kërkesën e arsimit ose kërkesën e përvojës së punës të programit të lotarisë, duke poseduar si vijon:

Një arsimim të shkollës së mesme apo ekuivalentin e tij, përkufizuar si përfundim me sukses i 12 viteve edukim të plotë zyrtar 9-vjeçar dhe i mesëm;

Dy vjet pёrvojë pune brenda pesё viteve të kaluara në një punësim që kërkon të paktën 2 vjet trajnim ose eksperiencë për ta ushtruar. Për të përcaktuar nëse pёrvoja e punës kualifikohet për lotarinë, do të përdoret Baza e të Dhënave të Departamentit Amerikan të Punës O*Net OnLine.

Plotësimi i regjistrimit elektronik

Plotësoni Formularin Elektronik të Regjistrimit për Vizën e Shumëllojshmërisë (E-DV Entry Form ose DS5501) online në faqen zyrtare ëëë.dvlottery.state.gov. Regjistrimet e papërfunduara nuk do të pranohen. Regjistrimi për Programin e Lotarisë është falas. Ne ju rekomandojmё fuqimisht të plotësoni vetë formularin e regjistrimit, pa ndihmën e një “këshilluesi për viza”, “agjenti të vizave” ose personave të tjerë që ju ofrojnë ndihmë. Nëse është dikush tjetër që ju ndihmon, duhet të jeni të pranishëm në momentin e përgatitjes së regjistrimit, në mënyrë që t’u përgjigjeni të gjitha pyetjeve në mënyrë sa më tё saktё, të merrni fletёn e konfirmimit dhe numrin e konfirmimit. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të pajiseni me faqen e konfirmimit dhe numrin e konfirmimit. Pa këtë informacion, nuk do të jeni në gjendje të hyni në sistemin online, i cili do t’ju informojë mbi statusin e regjistrimit tuaj. Duhet të jeni të kujdesshëm në rastin kur dikush ofrohet të ruajë fletёn tuaj të konfirmimit dhe numrin tuaj të konfirmimit. Ju gjithashtu duhet të keni akses tek posta elektronike që keni vendosur tek regjistrimi juaj në E-DV. Lexoni Pyetje të Shtruara Shpesh për më shumë informacion rreth mashtrimeve të Vizave të Shumëllojshmërisë.  Pasi të keni dorёzuar elektronikisht regjistrimin e plotë, juve do t’ju shaqet një faqe konfirmimi, e cila përmban emrin tuaj dhe numrin tuaj unik të konfirmimit. Printojeni këtë faqe dhe ruajeni. Duke filluar nga 7 maj 2019, ju do të mund të kontrolloni statusin e regjistrimit tuaj në faqen zyrtare ëëë.dvlottery.state.gov, duke klikuar mbi Kontrollin e Statusit të tё Regjistuarit dhe duke futur numrin unik të konfirmimit dhe informacionin personal. Kontrolli i Statusit të tё Regjistuarit do të jetë e vetmja mënyrë informimi mbi përzgjedhjen tuaj për Lotarinë DV-2020, duke ju dhënë udhëzime se si të vazhdoni mё tej me aplikimin tuaj dhe duke ju njoftuar mbi takimin për vizë emigrimi.

ÇFARE DUHET PER REGJISTRIMIN

Ju duhet të paraqisni informacionin e mëposhtëm për të plotёsuar regjistrimin tuaj E-DV:

1. Emrin – mbiemrin, emrin, emrin e mesit – ekzaktësisht siç shkruhet në pasaportë. Tek emri i mesit do

të klikoni kutinë: “no middle name”.

2. Datën e lindjes – ditë, muaj, vit.

3. Gjininë – mashkull ose femër.

4. Qytetin e lindjes.

5. Shtetin e lindjes – Përdorni emrin me të cilin njihet aktualisht shteti ku keni lindur.

6. Vendi i kualifikueshëm për Programin e Lotarisë – Nëse keni lindur në Shqipëri, nuk ka nevojë t’I përgjigjeni kësaj pyetjeje. Vendi i kualifikueshëm për Programin e Lotarisë normalisht do të jetë i njëjtë me atë të lindjes. Vendi i kualifikueshëm për Programin e Lotarisë nuk lidhet me vendin ku jetoni. Nëse keni lindur në një vend jo të kualifikueshëm për Programin e Lotarisë, lutemi rishikoni Pyetje të Shtruara shpesh për të parë nëse ka mënyrë tjetër që mund t’ju bëjë të kualifikueshëm.

7. Fotografitë e tё regjistruarve – Fotografi personale pa syze, të nxjerrë 6 muajt e fundit, për ju si aplikant kryesor, të bashkëshortit/es, si dhe të të gjithë fëmijëve të përfshirë në regjistrim. Dorëzimi i Fotografisë Dixhitale për specifikime teknike dhe të kompozimit. Nuk është e nevojshme të përfshini një foto të bashkëshortes/it dhe fëmijëve tashmë qytetarë amerikanë ose Rezidentë të Përhershëm të Ligjshëm (me green card), por në rast se i përfshini nuk do të ketë pasoja në aplikimin tuaj për vizë shumëllojshmërie. Fotografitë në grup nuk do të pranohen; duhet të paraqisni nga një fotografi për çdo individ. Regjistrimi juaj mund të skualifikohet ose viza juaj të refuzohet nëse fotografitë tuaja nuk janë të kohëve të fundit, janë të manipuluara në një formë apo në tjetrën, ose nuk respektojnë specifikimet e mëposhtme. Nëse përfshini fotografi që e kishit përdorur në regjistrimin e vitit të kaluar (DV-2019), ju do të skualifikoni automatikisht, ndaj përdorni fotografi të nxjerrë kohët e fundit.

8. Adresa postare – Në emër të

Adresa Rreshti1

Adresa Rreshti 2

Qyteti

Rrethi

Kodi Postar

Shteti

9. Shteti ku jetoni aktualisht.

10. Numri i telefonit.

11. Adresë E-maili - Një adresë poste elektronike (e-mail) në të cilën ju keni akses tё drejtpёrdrejtё. Nëse aplikimi juaj përzgjidhet dhe ju i përgjigjeni njoftimit të përzgjedhjes tuaj nëpërmjet Kontrollit të Statusit të tё Regjistruarit, ju do të merrni e-maile të tjera komunikuese nga Departamenti i Shtetit duke ju njoftuar që informacion me detaje i intervistës për vizën emigruese ёshtё vendosur në Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve. Departamenti i Shtetit kurrë nuk do t’ ju dërgojё një e-mail duke ju thënë se ju jeni përzgjedhur për programin e DV-sё. Shikoni Pyetjet të Shtruara Shpesh për më shumë informacion në lidhje me procesin e përzgjedhjes.

12. Niveli më i lartë i arsimimit që ju keni arritur deri më sot: (1) vetëm Shkollë fillore, (2) disa vite shkollë të mesme, pa diplomë (3) Diploma e shkollës së mesme, (4) Shkollë profesionale, (5) Disa kurse universiteti, (6) Diplomë universitare, (7) Disa nivele të kurseve pasuniversitare, (8) Master, (9) Disa Kurse të doktoraturës, dhe (10) doktoraturë.

13. Statusi aktual martesor – (1) i/e pamartuar, (2) i/e martuar dhe bashkëshorti/ja ime nuk është qytetare amerikane, apo me green card, (3) i/e martuar dhe bashkëshorti/ja ime është qytetare amerikane, ose me green card, (4) i divorcuar, (5) i ve, ose (6) i ndarë ligjërisht. Vendosni emrin, datën e lindjes, gjininë, qytetin e lindjes, shtetin e lindjes së bashkëshortit/es tuaj, dhe një fotografi të bashkëshortit tuaj që plotëson specifikimet teknike të njëjta si fotoja juaj. Mosvendosja e bashkëshortit/es tuaj nё regjistrimin tuaj personal pёr lotarinё do të rezultojë në skualifikimin e aplikantit kryesor dhe të refuzimit të të gjitha vizave të rastit në kohën e intervistës për vizë. Ju duhet të përfshini në regjistrimin tuaj bashkëshortin/en tuaj edhe në qoftë se keni ndërmend të divorcoheni përpara se të aplikoni për një vizë. Mospërfshirja e një bashkëshorti/eje ekzistuese në datën që po dorëzoni aplikimin tuaj është shkak për skualifikim dhe refuzim të vizës. Nëse bashkëshorti/ja juaj është qytetar Amerikan apo Banor i Përhershëm i Ligjshëm, mos e përfshini atë tek aplikimi juaj. Një bashkëshort i cili tashmë është një qytetar Amerikan apo një banor i ligjshëm I përhershëm nuk do tё kërkojё dhe as nuk do t’i lëshohet një vizë DV. Ndaj, nëse ju zgjidhni opsionin “I martuar dhe bashkëshorti/ja ime është qytetare amerikane, ose me green card” tek aplikimi juaj, sistemi nuk do t’ju kërkojë të vendosni informacionin për bashkëshortin/en.

14. Numri i fëmijëve - Renditni emrin, datën e lindjes, gjininë, qytetin e lindjes, dhe shtetin e lindjes për të gjithë fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç në ditën e regjistrimit tuaj elektronik, pavarësisht nëse ata jetojnë apo jo me ju, apo s’kanë ndërmend t’ju shoqërojnë ose ndjekin për t'u bashkuar me ju të emigroni në Shtetet e Bashkuara. Ngarkoni fotografi individuale të secilit prej fëmijëve tuaj duke përdorur specifikimet teknike të njëjta si fotografia juaj.

Sigurohuni që të përfshini:

• të gjithë fëmijët biologjikë;

• të gjithë fëmijët ligjërisht të birёsuar nga ju; dhe,

• të gjithë fëmijët/thjeshtërit nga martesat e mëparshme që janë të pamartuar dhe nën moshën 21 vjeç në datën e aplikimit tuaj elektronik, madje edhe në qoftë se ju nuk jeni më të martuar ligjërisht me prindin e fëmijës, dhe madje edhe në qoftë se fëmija aktualisht nuk banon me ju dhe/ose nuk do të emigrojë me ju.

Fëmijët e martuar dhe fëmijët 21 vjeç e lart në datën kur ju kryet regjistrimin tuaj nuk janë të pranueshëm për programin e DV-së. Megjithatë, në rrethana të caktuara Akti i Mbrojtjes të Statusit të Fëmijëve mund t’i mbrojë fëmijët nga "përjashtimi pёr shkak tё moshës (CSPA)". Nëse aplikimi juaj i DV është bërë para se fëmija juaj i pamartuar tё kishte mbushur 21 vjeç, dhe fëmija mbush 21 para lëshimit të vizёs, ai/ajo mund të trajtohet sikur ai/ajo të ishte nën 21 për qëllimin e shqyrtimit të vizës, gjithmonë nëse gjendet i/e kualifikuar sipas formulës së CSPA-së.

Një fëmijë i cili tashmë është një qytetar amerikan apo një banor i ligjshëm i përhershëm nuk ka nevojë për një vizë diversiteti, dhe ju nuk do të penalizoheni për mospërfshirjen e anëtarëve të tillë të familjes në aplikimin tuaj. Mospёrfshirja nё regjistrimin pёr lotarinё i të gjithë fëmijëve të cilët kanë të drejtë do të rezultojë në skualifikimin e aplikantit kryesor dhe të refuzimit të të gjitha vizave të rastit në kohën e intervistës për vizë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faik Gërdalla: 06/11/2018 09:17

    Për hamall dhe vetëm hamall!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit