TIRANE- Dy persona nga Elbasani dhe Tirana janë fituesit më të rinj të promocionit “Milioner për një vit” nga Lotaria Kombëtare. Fituesit do të marrin çdo muaj, për një vit rresht shumën prej 1 milionë e 400 mijë lekësh të vjetra. Lotaria Kombëtare fton fituesit të paraqiten pranë zyrave të kompanisë për të tërhequr çmimin. Ky promocion i veçantë do të vazhdojë deri më datë 27 Mars.
Por surprizat e Lotarisë Kombëtare nuk përfundojnë me kaq. Përveç Jackpot-it, i cili këtë short ka arritur shifrën e 120 milionë lekëve të vjetra, Lotaria Kombëtare më datë 20 Mars, sjell edhe një surprizë tjetër: Maratonë në Loto.
MARATONA NË LOTO
Ditën e enjte, më 20 Mars, Lotaria Kombëtare, përmes maratonës në Loto do t’i dhurojë lojtarëve të saj dhurata dhe surpriza të shumta. Gjatë ditës së enjte të datës 20 Mars do të realizohen lidhje të drejtpërdrejta, nga studio e Loto “6 nga 39”.
Po kush mund të marrë pjesë në maratonën e Loto? Të gjithë personat mbi 18 vjeç që kanë plotësuar një biletë të Loto “6 nga 39” të vlefshme për shortin e së enjtes, datë 20 Mars, mund të bëhen pjesë e maratonës duke telefonuar gjatë orareve që do të zhvillohen lidhjet e drejtpërdrejta ditën e enjte nga studio e Loto “6 nga 39”, ose duke shkruar në faqen e “Facebook-ut” të Lotarisë Kombëtare. Ata që do të telefonojnë të parët dhe do t’i përgjigjen saktë pyetjeve gjatë lidhjeve të drejtpërdrejta, ose do të shkruajnë të parët në faqen e Lotarisë Kombëtarë në “Facebook” do të mund të fitojnë 200 mijë lekë të vjetra ose Iphone.
PROMOCIONI “MILIONER PËR 1 VIT”
Në shortin e ditës së enjte, 13 Mars, fati i ka buzëqeshur qytetit të Elbasanit. Bileta me numër serie “0000163715” është përzgjedhur fituese e promocionit “Milioner për një vit” nga sistemi automatik i lojës, në mes të gjitha parashikimeve të luajtura për atë short. Ndërkohë, bileta me fat e shortit të ditës së diel, 16 Mars, është plotësuar në kryeqytet dhe ka numrin e serisë “0000179920”. Mbajtësit e këtyre biletave do të përfitojnë çdo muaj, për një vit resht, shumën prej 1 milionë e 400 mijë lekë të vjetra. Fituesit nuk janë paraqitur ende dhe për këtë arsye Lotaria Kombëtare i bën thirrje të gjithë personave që kanë luajtur Loto “6 nga 39” për shortet përkatës në Elbasan dhe në Tiranë, të kontrollojnë biletat e tyre si dhe fton fituesit të paraqiten pranë zyrave të kompanisë për të tërhequr çmimin.
Ndërkohë shuma e Jackpot për shortin e ditës së enjte, 20 Mars ka arritur shifrën e 120 milionë lekëve të vjetra.
Shortet e Loto “6 nga 39” zhvillohen dy herë në javë, të enjten dhe të dielën në orën 20.05. Të gjitha biletat e shitura nga dita e hënë e deri të enjten do të jenë pjesëmarrëse në shorteun që do të mbahet mbrëmjen e ditës së enjte, ndërkohë të gjitha biletat që do të shiten pas shorteut të ditës së enjte e deri mbrëmjen e së dielës do të marrin pjesë në shortin e ditës së diel.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com