VIDEO/ Lotët e Amarit tani janë gëzimi, tifozi i vogël kuqezi që preku shqiptarët 2 vite më parë: Po bëhem gati për në Gjermani

“Qava sepse Shqipëria humbi, por do të fitojmë së shpejti,”-shprehej në tetor të 2021 Amar Hasani

Kanë kaluar pothuajse dy vite që kur lotët e Amar Hasanit në ‘Air Albania’ prekën këdo që e pa. Në atë kohë 7-vjeçari e përjetoi shumë humbjen me Poloninë, që e la kombëtaren përfundimisht jashtë Botërorit të Katarit.

Mirëpo ato ndjenja të dielën ndryshuan plotësisht. Kuqezinjtë u hakmorën duke fituar 2-0 dhe tani janë me një këmbë në Evropianin e Gjermanisë. Sigurisht që 9-vjeçari nuk mungoi në stadiumin kombëtar, duke përjetuar sërish një emocion të fortë.

“Kam dy vite që e pres ndeshjen Shqipëri-Poloni. Fitorja 2-0 më gëzoi shumë saqë ende vazhdoj të festoj,"-tha Amar Hasani, tifozi i vogël i kombëtares.

Për Report TV, tifozi i vogël kuqezi, nuk nguron t’i dërgojë një mesazh të ngrohtë atyre të cilët e gëzuan pamasë.

“Unë i përshëndes të gjithë lojtarët dhe u them ‘Forca djema, faleminderit që mi kthyet lotët në gëzim’. Iu dua shumë të gjithëve,”-deklaroi Amar Hasani, tifozi i vogël i kombëtares.

Amari udhëton prej dy vitesh në çdo ndeshje të kombëtares nga Lugina e Preshevës në Tiranë. Tashmë po bëhet gati edhe për Gjermani 2024.

“Unë besoj se do shkojmë në Europian. Do ti përcjell ndeshjet atje bashkë me babin tim,”-u shpreh Amar Hasani, tifozi i vogël i kombëtares.

Ëndrra e Amarit është që një ditë të bëhet futbollistë dhe ta ndihmojë kombëtaren të arrijë objektiva të mëdha.

 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 15/09/2023 16:16

    Amar hasan duhet te bej tifo per Turkiye vendin e origjines

    Përgjigju
    • Lina: 17/09/2023 22:00

      Haha jam e bindun qe ma turk dukesh ti se ky djali si engjull.

    • Alban Tropoja: 17/09/2023 06:39

      Mos ha mut ,ose ik bej ti tifo per Greqine e Serbine.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë