LSI akuza të forta SHBA-BE-së: Shqiptarët hapa para, ndërkombëtarët hapa pas

LSI akuza të forta SHBA-BE-së: Shqiptarët hapa para, ndërkombëtarët hapa pas

Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili lëshon akuza të forta në drejtim të ndërkombëtarëve për atë që po ndodh në Shqipëri. Ai thotë se shqiptarët shënojnë hapa përpara, ndërsa ndërkombëtarët vetëm hapa pas në kërkesat për demokraci. Sot e dërguara e Komisionit Europian për Ballkanin Perëndimor, Genovefa Ruiz Calavera e cila është edhe shefja e Operacionit të Monitorimit Ndërkombëtar për zbatimin e reformës së drejtësisë në Shqipëri pas takimeve në Tiranë me qeverinë dhe opozitën u ka bërë apel palëve që të ulen për të zgjidhur krizën politike dhe të miratojnë reformën zgjedhore.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit
Shqiptarët hapa para, ndërkombëtarët hapa pas!?

Qytetaret shqiptare me nje ndergjegje shoqerore,qe po jep prova te shkelqyera maturimi dhe qendrese po bejne hapa te medha para per shpetimin e demokracise e lirive si dhe clirimin e shtetit nga kapja.

Alarmet kane te shumta,te qarta dhe te forta,qe nga krimi qe blen hapur zgjedhjet,kapja nga qeveria kryq e themel i reformes ne drejtesi,korrupsioni agresiv dhe shkaterrimtar,pastrimi masiv i parase dhe derrmimi ekonomik,emigracioni tragjik i permasave qe trondisin ekzistencen e Shqiperise edhe si shtet.

A ka pasur fakte?

Faktet kane qene pa fund dhe skandalet kane qene gjithashtu pa fund.

Qe Drejtesia u kap dhe faktet,qe mbi 60% te te zgjedhurve nga maxhoranca ne KLP dhe KLGJ ishin te kontestuar fort dhe me argumenta nga Operacioni Nderkombetar i Monitorimit, eshte fakt publik dhe shume i rende per integritetin e reformes ne drejtesi.

Qe kryeprokurorja u zgjodh ne dhunim te Kushtetutes me vetem 69 vota ne Kuvend, me qellimin e vetem kapjen e prokurorise,eshte fakt asgjesues i pakundershtueshem.

Qe dhenia fuqi prapavepruese ligjit te pergjysmimit te tatimit fitimit mbi dividentin, duke shkelur e shqyer Kushtetuten, eshte serisht fakt dhe me i rendi i shkeljes se Kushtetutes ne gjithe pluralizmin shqiptar,edhe ky eshte fakt e cfare fakti.

Qe vjedhja e 40 milion euro me tendera skandaloze tek Unaza e Re dhe falsifikimi i dokumentave deri ne Amerike eshte me shume se fakt.

Qe policia qeveriset,perdoret dhe poshterohet nga kriminelet sic del nga pergjimet e prokurorise eshte me shume se fakt, eshte turp.

Qe shqiptaret duhet te paguajne 102 milion euro per largimet e padrejta te bera nga rilindja eshte fakt dhe dem ekonomik i tmerrshem.

Qe dosja 339 dhe 184 bllokohen dhe nuk zbardhen me vite eshte fakt dhe prove e prokurorise se kapur.

Jane keto vetem nje pjese e fakteve shume te renda, qe kane ndergjegjesuar thelle qytetaret te protestojne per te shpetuar shtetin nga kapja dhe kriminalizimi dhe demokracine nga shperberja e plote.

“Cuditerisht” nderkombetaret ne Shqiperi dhe jo vetem, pritej qe te ishin ata shume hapa me perpara se sa vete shqiptaret, per arsye te standarteve te larta demokratike te vendeve,qe perfaqesojne si dhe te bubullonin per respektimin deri ne nje te ketyre standarteve baze garantuese te demokracise nuk u sollen si te tille.

Perkundrazi nderkombetaret po shfaqen “cuditerisht”ne rolin e krijuesve te alibive ne vend te stimulimit te demaskimit dhe ndeshkimit ,te pranimit te zgjidhjeve te siperfaqshme dhe jo permbajtesore,te te folurit teorik klishe ne vend te gjuhes realiste,te pranimit ta antistandarteve ne sherbim te pseudo stabilokracise, ne vend kembenguljed per standarte te larta dhe arritjes se stabilitetit vetem permes demokracise funksionuese.

Me te tilla sjellje e qendrime nderkombetaret kane hedhur per fat te keq vetem hapa pas, sepse dialogun e hapur e parimor e kane zevendesuar me dreka e darka ilegale perpunimi opinionesh e individesh artificialë,kane zevendesuar ne mjaft raste ngulmimin per demokracine vertete dhe kontrollin e balancen e shtetit me megafonimin e tezave te propagandes se qeverise, duke zhgenjyer qytetaret dhe duke zbehur thelle peshen e fjales e te ndikimit te tyre ne zgjidhjen e situatave.

Kushdo nga qerthulli i analizes mediatike shqiptare, shpesh te kapur per fat te keq,qe do te bente promovimin e nderkombetareve, sikur keta nderkombetare do te vijne nje dite me dru ne dore dhe me nje thes shantazhesh me vete per te bere zap politiken shqiptare,do te tregonin vetem qe koha kete lloj analize mediatike mediokre e servile, e ka lene shume shume pas dhe pervec arkaizmit puthador ajo nuk demostron asgje tjeter

Menyra se si nderkombetaret trysnuan me cdo “mjet e forme” miratimin e reformes ne drejtesi, por zbatimi zhgenjyes pasues i saj,qe solli kapjen totale te drejtesise nga qeveria,provoi se kjo sjellje,forme komunikimi dhe shantazhimi sollen thjesht nje deshtim dhe tronditje te rende te shtetit te se drejtes dhe asgje me shume.

Nderkombetaret do te degjohen nga shqiptaret sot pa asnje kompleks inferioriteti dhe vetem ne se ata do ti shohin te vertetat ne sy,do te vene gishtin ne plage dhe do te mbeshtesin zgjidhje,qe respektojne kushtetuten,ligjin dhe demokracine si dhe nuk do te vazhdojne te mbeshtesin ne Shqiperi standarte antidemokratike,qe ata i refuzojne rrepte ne vendet e tyre.

Mbulimi i te vertetave,zgjidhjet hibride antiligj dhe kompromiset,qe mbrojne pandeshkueshmerine e qeverise, jo vetem qe do te refuzoheshin gjeresisht,por per fat te keq do ta zbehnin gjithmone e me shume rolin e peshen e nderkombetareve ne Shqiperi.

Edhe nderkombetaret do te besohen e degjohen me fort, ne se do te pranonin edhe ata se ku kane gabuar dhe se ku zgjidhjet e tyre kane qene te njeanshme dhe jo parimore.

Mitizimi i pagabueshmerise se nderkombetareve eshte thjesht nje iluzion,qe duhet te marre fund, per te mos renduar me tej bashkepergjegjesine qe edhe nderkombetaret kane me protagonizmin e tyre eksesiv, per cfare nuk ka shkuar mire ne Shqiperi lidhur me reformat dhe integrimin europian te saj.

Eshte nje moment shume i madh reflektimi.

Shqiptaret po bejne hapa perpara per te rifituar demokracine e humbur e cliruar shtetin nga kapja,ndersa nderkombetaret nuk duhet te bejne më hapa pas lidhur me Shqiperine dhe demokracine e saj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja