Brukseli: Qeveria dhe opozita të rifillojnë dialogun, miratoni reformën zgjedhore
Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca dhe Genovefa Ruiz Calavera gjatë takimeve sot në Tiranë
E dërguara e Komisionit Europian për Ballkanin Perëndimor, Genovefa Ruiz Calavera e cila është edhe shefja e Operacionit të Monitorimit Ndërkombëtar për zbatimin e reformës së drejtësisë në Shqipëri pas takimeve sot në Tiranë me qeverinë dhe opozitën u ka bërë apel palëve që të ulen për të zgjidhur krizën politike dhe të miratojnë reformën zgjedhore. "BE pret që dialogu ndërpartiak të rifillojë në mënyrë konstruktive. Është shumë e rëndësishme për qeverinë që të përparojë me shpejtësi në zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-it nën kompetencën e saj të drejtpërdrejtë" shkruan Genovefa Ruiz Calavera.
Kreu i qeverisë tha të mërkurën se nuk mund të presë PD-në pas 5 majit, dhe nëse Komisioni Evropian e sheh reformën si kyçe për raportin e progresit të qershorit për çeljen e negociatave, atëherë Kodi i ri zgjedhor do të miratohet pa PD-në e vjetër, me votat e opozitës së re, vetëm sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe asnjë sugjerimi të jashtëm (pa kërkesën e PD-së për votim dhe numërim elektronik dhe të PS-së për drejtën e votës për emigrantët).
Për miratimin e saj duhen 84 vota, pra edhe votat e deputetëve të rinj nga opozita. Shefi i mazhorancës tha se me opozitën e re do të votohen ndryshime të tjera të Kodit, pasi pritet të ketë ndërhyrje për të miratuar votën e emigrantëve. Po ashtu do të duhet vota e tyre edhe për ndryshimet penale për ndëshkimin e shit-blerjes së votës. Nëse do të miratohet para vendimit për hapjen e negociatave sikur paralajmëroi Rama, reforma zgjedhore do të zbatohej për herë të parë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021.
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
40.1%
-
JO
49%
-
NUK E DI
11%
Vota total: 764
Lajme të tjera
-
Vizita e Ramës në Britaninë e Madhe, Partia e Lirisë: Duhet të ulte kokën dhe t'u kërkonte ndjesë gjithë të rinjve që i detyroi të ikin me gomone
23 Mars, 19:09
-
Rama në Londër, intervistë për BBC Radio: Stop përdorimit të shqiptarëve për politikë të brendshme! T’i vësh krimit vulë etnike është në vetvete krim
23 Mars, 14:39
-
Zgjedhjet vendore, sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së mbërrin nesër në Tiranë, pritet të takohet me Begajn, Ramën e Xhaçkën
23 Mars, 14:18
-
Si Rama po bën diplomaci me piktura
23 Mars, 10:52
-
Në Kuvend opozita kërkon mocion me debat, Rama ‘u përgjigjet’ nga transformimi i QSUT: Ja si ndryshuam tezgat e vendkullotjes
23 Mars, 10:45
-
‘The Guardian’ shkruan për ekspozitën e Ramës në Greqi: Artisti i botës politike
23 Mars, 09:52
-
Një raport dhe dy të vërteta
23 Mars, 09:36
-
Vizita zyrtare në Britani/ Sunak: Bëmë progres në ndëshkimin e emigrimit të paligjshëm! Rama: Duam të sigurohemi që komuniteti ynë ndihet i sigurt
23 Mars, 09:07
-
Rama: Kredi të butë për shtëpi mjekëve specialistë çift! Do paguhen edhe orët shtesë! Qeveria program të posaçëm për të frenuar eksodin
22 Mars, 14:19
-
Rama vizitë në Britani, biseda për emigrantët! Gazetarja Kadija: Nëse do ishim kriminelë siç tha Braverman, kryetarët e bashkive s'do na bashkoheshin në organizime
22 Mars, 11:47
-
Projekti i aksit rrugor ‘Elbasan-Qafë Thanë’, Rama publikon pamjet e punimeve: Do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi
22 Mars, 09:45
-
OKB i quajti ‘Beograd dhe Prishtinë’, Rama: Pse nuk është Kosovë-Serbi? Jepni sqarime menjëherë
21 Mars, 22:01