Inceneratorët/ LSI denoncoi se kanë kompani 30 mln dollarëshe, SPAK do të pyesë të moshuarit! Kryemadhi: Rama u vodhi identitetin! Skema e mashtrimit me borxhe te Tatimet

Nisur nga denoncimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, bërë në një konferencë për mediat nga selia e partisë, në lidhje me një skemë mashtrimi dhe evazioni fiskal me 24 kompani që sipas Kryemadhi kanë lidhje me Inceneratorin e Tiranës, Report Tv ka mësuar se në SPAK kanë filluar lëvizjet. Në pritje të kallëzimit zyrtar të Kryemadhi, që ende nuk ka ndodhur, burime për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta kanë bërë me dije se SPAK po kryen hetimet e nevojshme, mes të cilave përfshihet edhe marrja në pyetje e të moshuarve të përfshirë në këtë skemë mashtrimi, marrje në pyetje e cila pritet të ndodhë menjëherë pas kallëzimit.

Ka apo nuk ka lidhje me Inceneratorin e Tiranës, i mbetet Prokurorisë së Posaçme ta zbulojë, por denoncimi i bërë publik për herë të parë nga kryetarja e Lëvizjes Socialiste, Monika Kryemadhi, nxjerr në pah një nga skemat më të mëdha të mashtrimit financiar, bërë edhe në kurriz të disa pensionistëve shqiptarë.

24 kompani, që Kryemadhi i denoncoi me emra kanë leshuar fatura për shërbime të ndryshme, në vlera marramendëse, duke mos i paguar shtetit tatim-fitimin, TVSH dhe gjobat. Në këto kushte, janë kthyer në borxhlinj ndaj Drejtorisë së Tatimeve, 189 milionë dollarë evazion fiskal, sipas denoncimit të LSI-së.

Sipas akuzës së Monika Kryemadhi në shumë raste këto fatura janë lëshuar në favor të firmës së inceneratorëve në Tirane me vlera dhe për punime fiktive, duke shtuar kështu edhe një akuzë tjetër akoma më të rëndë. Firma e inceneratorit të Tiranës “Integrated Energy” e ka mohura sot çdo lidhje me ato 24 kompani, por Kryemadhi e ka bërë publike në media të paktën një faturë që sipas saj vërteton lidhjen me inceneratorin.

“Po ju nxjerr vetëm një nga faturat e njerës kompani AM & CO  në librin e shitjeve ku i ka shitur Integrated Technology Service, një nga faturat, një nga faqet e librit të shitjeve. Dhe të gjitha janë fatura që vlerat shkojnë 220 milionë lekë, 57 milionë lekë, 89 milionë lekë dhe në fakt janë fatura të cilat janë në sistemin fiskal, janë fatura të hedhura në sistemin e Drejtorisë së Tatimeve”, tha Kryemadhi. 

Siç Report Tv zbulon nga një vëzhgim në Qendrën Kombëtare të Biznesit të një prej 24 kompanive, Frangaj International, pasi është bërë shitja e kompanisë tek e një e moshuar me emrin Gjyste Sermi, 84 vjeç nga Lezha, aktiviteti i kompanisë është pezulluar, pra borxhi është ngrirë! Në momentin e shitjes, kjo kompani i ka lënë të moshuarës një borxh ndaj Tatimeve 800 milionë lekë. Ndërkohë që sipas dokumenteve shoqëruese në QKB, shitja është bërë nga Vjollca Ymeraj.

Skema e përdorur sipas denoncimit të LSI

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë të kompanisë 'Frangaj International' në QKB)

Siç Monika Kryemadhi zbuloi këtë të martë, një i moshuari tjetër me emrin Thanas Çani është bërë pronar i kompanisë "Lumi 6". Ai në vitin 2019 është thirrur nga Krimi Ekonomik në Drejtorinë e Tiranës për një faturë rreth 300 mijë euro, evazion fiskal, një detaj që zbulon që të paktën një pjesë e kësaj skeme mashtrimi ishte e njohur nga prokuroria që tre vite përpara. Po pse nuk është bllokuar ose nuk janë marrë masat?

“Ky është akti i regjistrimit në QKR që ëshët në emër të Thanas Çanit është regjistruar në 8 korrik 2019 dhe është administrator deri në 2024. Edhe pse Krimi Ekonomik e ka thirrur në 2019 dhe ka marrë dijeni për çështjen,  nuk i kanë bërë të ditur që zotëri ju keni firmosur një kontratë, nuk i kanë bërë të ditur asgjë, vetëm e kanë thirrur për të kryer veprime dhe është larguar. Të dy kontratat e zotit Thanas Çani njëra me ‘Lumi 6’ dhe tjetra me ‘SOPOTONINË’ janë të pa notërizuara, më gjeni një biznes që regjistrohet në QKR pa një kontratë të noterizuar", tha ajo. 

1657013408_ciftiitemoshuarve642x450.jpg

Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi

Në skema të ngjashme mashtrimi, kompani që lëshojnë faktura fiktive i shërbejnë kompanive të mëdha që kanë për të justifikuar në shtet investime të kushtueshme. Kështu, investitorët lidhen me këto kompani për të marrë prej tyre fatura fiktive në vlera të mëdha për kryerjen e një shërbimi. Në fakt, vlera e madhe (marrim shembull 1 milionë euro), nuk korrespondon me vlerën e punës apo shërbimin e realizuar realisht.  Dhe kështu kompania e madhe justifikon se e ka bërë investimin, por në fakt, merre mbrapa në cash diferencën midis vlerës reale të punimeve (për shembull 100.000 euro) dhe vlerës së faturës (1 milion euro). Pra 900 mijë euro i fut ne xhep. Kompania fiktive krijon automatikisht borxh qindra mijëra euro ndaj tatimeve për TVSH dhe tatim fiitmin që në rastin e skemës së denoncuar nga LSI nuk janë paguar.

Në këtë moment, kompanitë me borxhe ndaj shtetit janë shitur te disa të moshuar nga të cilët shteti nuk ka asgjë për të marrë mbrapa. Në rastin e Haxhire Gurakuqit, siç 83 vjeçarja u shpreh për mediat, 2 persona të panjohur i shkuan në azil dhe i kërkuan firmën me premtimin se do i zhbllokonin pensionin. Kjo firmë u përdor më tej për të prodhuar një akt shitje të kompanisë me borxhe “Koleci 2003” dhe “Sopotonia” tek e moshuara. Kështu, pensionistët pa e ditur janë bërë biznesmenë, pronarë kompanish me vlera formale deri në 30 milionë euro, por që në fakt, janë të mbytura me borxhe.

24 kompanitë që LSI denoncon për evazion fiskal
“AMCO&CO”, pronarë, Arben Perlala, Mrika Perlala: 1.953.462.082 lekë
“PM&A COMPANY”, Arben Perlala: 1.785.508.533 lekë
“ELVIS 03 GROUP”, Dashamir Ymeraj: 1.717.116.694 lekë
“ELVIS COO, Dashamir Ymeraj, Enejdi Zeqo: 1595.792.212 lekë
“KOLECI 2003”, Artur Xhuli: 1.458.052.563 lekë
“ALFA POUER GROUP”, Adriatik Hajdini, Urim Bashiri: 1.321.816.723 lekë
“MVR”, Enejdi Zeqo, Kreshik Ymeraj: 1.143.978.488 lekë
“SOPOTONIA”, Klevis Ndou, Kreshnik Ymeraj: 1.058.746.361 lekë
“SG LOGISTIC”, Regan Merdani: 714.359.045 Lekë
“LUMI 06”, Lumturije Murati: 668.899.554 lekë
“AA-117”, Drita Frangaj: 590.166.504 lekë
“ELVISI-03”, Dashamir Ymeraj: 573.929.105 lekë
“AL-BER CO&CO”, Santiljano Cifligu, Esmeralda Cifligu: 553.514.718 lekë
“GLE-VAN”, Gledis Vangjeli: 529.094.993 lekë
“LELI-17”, Enver Sheshi: 490.876.227 lekë
“R.S.I&T GROUP”, Lirim Jella, Robert Shabani: 488.213.946 lekë
“PELLUMBI 2015”, Pellumb Hasani, Arjan Habibi: 435.968.494 lekë
“BEST SERVICES”, Edmond Sheshi, 421.316.958 lekë
“FRANGAJ INTERNATIONAL”, Vjollca (Frangaj) Ymeraj: 370.965.19 lekë
“R.B.-GENERAL SERVIS”, Regan Merdani: 251.591.376 lekë
“FROGGY”, Enis Xhaferri, Regan Merdani: 240.088.655 lekë
“FROGY 03”, Vladimir Sheshi: 239.925.416 lekë
“EL ZA”, Emiljano Frroku: 200.966.530 lekë
“PUPA SERVICE”, Shaban Pupa: 177.536.404 lekë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:47
Denoncimi i LSI për inceneratorët, ‘Rithemelimi’ kërkon dorëheqjen e Edi Ramës

 

‘Rithemelimi’ i Berishës kërkon dorëheqjen e Edi Ramës pas denoncimit të LSI për çështjen e inceneratorëve. Në një deklaratë për mediat, deputeti Belind Këlliçi tha se SPAK duhet të hetojë kokën e aferës qindra milionë euroshe dhe të mos merret më me bishtat.

“Haxhire Gurakuqi është një shqiptare e moshuar që jeton në azil. Ajo priste që Edi Rama dhe Arben Ahmetaj t’i ndërtonin shtëpinë e shembur nga tërmeti. Për Mafian e inceneratorëve nuk dinte gjë, sepse nuk i ndiqte lajmet. Deri ditën kur mafia mbërriti edhe në azilin e saj, dhe zonja Gurakuqi u bë vetë lajmi. Dy prokurorë ‘fake’ shkojnë dhe i marrin firmën për ‘t’i zhbllokuar’ lekët e pensionit. Letrat e firmosura prej saj janë, në fakt, leja që ata të përdorin llogarinë bankare të së moshuarës dhe të qarkullojnë 30 milionë eurot e inceneratorëve të ‘biznesmenëve fake’ Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja, ‘Fake’ sepse, pas tyre janë Gjiknuri, Ahmetaj, Veliaj dhe Rama. Partia Demokratike përçmon me neveri mashtrimin e një të moshuare, të braktisur në azil nga inkompetenca e pushtetit, dhe dënon me forcë vjedhjen e radhës në serialin “Mafia e inceneratorëve’. Ne i bëjmë thirrje SPAK-ut të hetojë kokën e aferës qindra milionë euroshe dhe të mos merret më me bishtat. Deklarata e këtij institucioni, pas skandalit të fundit, se po ndjek paratë, kur hetimet kanë filluar prej 1 viti, nuk është serioze”, tha Këlliçi.

Sipas tij marrë shkak nga këto fakte të reja, “Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës”

“Partia Demokratike i bën thirrje të gjithëve, të djathtë e të majtë, të ngrihen në mbrojtje të dinjiteti të tyre dhe të Shqipërisë. Duhet menjëherë ndalur marshimi mbi shpinat e shqiptarëve i bandës në pushtet.  Pasi çon 500 mijë shqiptarë në azilet e botës në 9 vjet qeverisje, ordinerët e tij u shkojnë atyre që kanë mbetur, deri në azilet e pleqve, dhe u marrin kacidhet e shpenzimeve funerale. Ju rikujtojmë shprehjen famëkeqe “Nuk keni parë asgjë, akoma!”. Pas Haxhire Gurakuqit nuk ka mbetur më asgjë për të parë. Hiq dorëheqjen e Edi Ramës dhe fundin e qeverisë më të korruptuar në historinë e Europës. Ndaj, të nderuar qytetarë, bashkohuni me shoqërinë civile dhe Partinë Demokratike më 7 korrik! Për një Shqipëri në rrezik. Për një Shqipëri që kalon nga duart e hajdutëve në të shqiptarëve”, përfundoi deklaratën e tij Belind Këlliçi.

Ora 11:48
Pensionistët, pronarë të milionave? Kryemadhi: U është vjedhur identiteti dhe firma! SPAK të marrë në pyetje Ramën

1656920791_Screenshot1.jpg

SPAK duhet të marrë sa më parë në pyetje Edi Rama dhe jo të moshuarit në pronësi të të cilëve rezultojnë kompani miliona dollarëshe. Kjo është thirrja e Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, e cila është shprehur sot se pensionistëve u është vjedhur identiteti dhe firma. Sipas saj ata nuk kanë pasur asnjë dijeni.

“Pensionistët që janë edhe të shqetësuar dhe duhet të mbrohen dhe nuk duhet të ndihen të kërcënuar. Sapo jam ndarë me djalin e Thanas Çanit, isha në një bisedë me të. Jo vetëm që nuk kanë dijeni, dhe nuk kanë firmosur kontrata të tilla por në vitin 2019 janë thirru nga krimi ekonomik në Tiranë për një faturë 300 mijë euro. Më 8 korrik të vitit 2019 e ka thirrur dhe ka marrë dijeni se zotëria nuk e dinte, nuk I kanë thënë që ishte administrator I kësaj firme apo që ka firmosur një kontratë. Nuk I kanë thënë asgjë. Problemi tjetër që implikon dhe që duhet të hetohet është që të dy kontratat e z. Thanas Çani janë të panoterizuara. Firma nuk është e Thanas Çanit. Me gjeni një biznes që regjistrohet në QKR pa dokumente të noterizuara. Ka fatura pafund të Klodian Zotos në këto 24 kompani fiktive që kanë bërë evazion fiskal. Ne ende nuk e kemi dorëzuar padinë në SPAK për këtë çështje. Kjo bëhet për të çfokusuar vëmendjen. SPAK duhet të thërrasë Edi Ramën. Të moshuarve i është marrë karta e identitit, u është vjedhur dhe më pas janë kryer ato veprime”, tha Kryemadhi.

Ora 11:45
Kryemadhi: Do të dorëzojmë në SPAK të gjitha provat! Rama nuk mund të vjedhë 180 mln dollarë me fakte

1657014097_Screenshot3.jpg

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka dalë sërish në një deklaratë për mediat, duke denoncuar atë që ajo e quan aferën me inceneratorët. Sipas Kryemadhit ajo do të dërgojë në SPAK, me qindra e mijëra fatura që faktojnë vjedhjen me inceneratorët. Kryemadhi tha se Edi Rama nuk mund të shkojë vjedhë 180 mln dollarë për të blerë çdo gjë që të largojë vëmendjen nga korrupsioni.

‘Rama gënjeu në komisionin hetimor ku tha se ka një investim prej 128 mln euro. Qenka të shqetësuar sepse nuk qenka e vërtetë. Kjo është një histori që SPAK-u do ta zbardhë nuk mund tu jap fatura deri në momentin që do të dërgoj në SPAK me qindra mijëra fatura. Po ju nxjerr një kompani ku ju ka shitur Integretid Energy Serves, të gjitha janë fatura që vlerat shkojnë 220 mln lekë, janë fatura që janë në sistemi fiskal. Të nderuar inceneraroistë, fusha e betejës sonë është SPAK-u, do të dorëzojmë të gjitha dokumentat në SPAK. Edi Rama nuk mund të vjedhë 180 mln dollarë me faturë me fakte, për të blerë çdo gjë që i duhet të largojë vëmendjen nga korrupsioni.’- tha Kryemadhi.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sufllaqa: 06/07/2022 06:35

    Une punoj ne nje nga institucionet shtetrore. Nuk kam nje detyre te caktuar por merrem me komente ne FB. Se fundmi na kane thene shefja te komentojme me emra te ndryshem edhe tek Shqiptarja.com ca tbejme na kane vene lakun ne fyt, na duhet puna.

    Përgjigju
  • Iris: 06/07/2022 02:17

    Rasti i ketyre te moshuarve me kujtoi nje rast te ngjashem tek filmi /Chinatown/.S.d.q. eshte e vertete qe cifti Meta nuk eshte /i virgjer/ ne lidhje me problemet qe kane me drejtesine,por perse urrejtja ndaj tyre ju ka erresuar syte kaq shume,sa nuk jeni ne gjendje te vleresoni dhe nje gje te sakte qe bejne ndonjehere dashje pa dashje?!Ky denoncim dhe kjo skeme mashtrimi jane kaq interesante sa kane vene ne levizje SPAKU-n.

    Përgjigju
  • goni: 05/07/2022 19:44

    nuk guxoj te mendoj sesa artikuj do kishte bere carko po ti kishte bere berisha keto gjera ,po kur i ben edi thjeshte ndonje artikull tek tuk ...

    Përgjigju
  • Ben: 05/07/2022 18:05

    Copa mishit,Mona,bën sikur ka zbuluar çelsin e vjedhjes,por ne fakt ben zhurme kot,e di dhe vete,meqene se Spaku i ka hapur 2 çeshtje dhe do ti hapen dhe nja 30 te tjera,arsyeton se mbrojtja me e mire eshte sulmi.Keto firma jane zbuluar ne 2017-2019 qe benin evazion dhe jane denuar,dhe copa mishit,Monika ben pazell me trunin e vet.Orienton Spakun,prokurine se kë,si duhet te ndaloje etj.Shume shpejt do te dale e verteta.E forta eshte se gjithe budallenjte e Lsi-së,çmenden ne nje kohe."Investigues" ishte nje Braimllar tjeter.

    Përgjigju
  • Beni: 05/07/2022 15:33

    Reklam proteste, likja rob i ndyre shum turp qe merret me politike akoma

    Përgjigju
  • Abi: 05/07/2022 15:32

    Kta te lsi jan llumi njerzit ne te poshter dhe turpi i vendit shu. Gjunaf

    Përgjigju
  • Kledi: 05/07/2022 13:14

    Ju jeni llumi fare. Keni gjet njeri tjetrin. Njerj me mashtrus se tjetri

    Përgjigju
  • Gramozi: 05/07/2022 13:11

    Jeni turpi i keti vendi si keni goj e te flisni ku skeni bere asgje per ne vetem keni vrar e vjeshur turp tju vi

    Përgjigju
  • Renato: 05/07/2022 13:11

    U bot dhe ju mo amon dy mashtrusat me te medhenj

    Përgjigju
  • Ardit: 05/07/2022 13:10

    Ti dhe burri jot jeni me te ndyrit moj

    Përgjigju
  • Gezim: 05/07/2022 13:07

    spak duhet tju merre ju ne pyetje njehere o monster qe mbasi keni vjedh e keni mbush xhepat dilni kerkoni llogari per te tjeret, po ju jeni turp moj zonje qe dilni me paftyresin me te madhe ktu kur e dini cfare mendimi ka gjithe populli per ju

    Përgjigju
  • titi: 05/07/2022 13:04

    kjo me duket nje marketing i protestes me duket njebprotest e kot pasi arsyja qe po dalin keto njerez ne protes saliu i ka bere kur ishte ne pushtet kshu qe ai me duket nje njeri hipokrit

    Përgjigju
  • Geri: 05/07/2022 13:03

    Likja ,njeri shum i ndyre hajdut i popullit,me vjen keq qe rrethohemi nga njerez te tille

    Përgjigju
  • Eriseld: 05/07/2022 13:03

    Po cdo denonconi ju ju jeni per tu futur nburg te dy si parti,ngelet ju per tfol per keto tema ikni ikni se e hani vet pastaj

    Përgjigju
  • Jola: 05/07/2022 13:03

    Kto lajmet jan palidhje dhe jo kuptimplota sidomos kur fliten nga nje idiote si Mona

    Përgjigju
  • Ana: 05/07/2022 13:02

    Filloi ky Likja i shkoi gjate pa folur po ik o Like shko fshihu me naj vend andej se do vije dhe koha jote qe te dalesh para popullit,po shko shijo e keto dit sa je i lir

    Përgjigju
  • Alma: 05/07/2022 13:02

    Kryemasdhi po i bie kokes me grushta qe u be me bashen dhe tani i futi gishtin se boll kane vjedhur per vete mendojne se te gjith jan si ata

    Përgjigju
  • ana: 05/07/2022 13:01

    Ku u be kjo hajdutja te flasi per ramen. shemtira

    Përgjigju
  • Keli: 05/07/2022 13:00

    Kjo monika esht e cmendur nuk di ca flet. Ik moj ti meru me punet e tua kto as nuk pysin per ty

    Përgjigju
  • goni: 05/07/2022 13:00

    haha foli kjo qe ka mbush xhepat me flori e del na akuzon te tjeret

    Përgjigju
  • Ledi: 05/07/2022 12:59

    Kto burr e gru nuk e di si flssin kti tjetrit i dhsn nje post super te mir dhe kur vjen puna la nam vetem na turproj

    Përgjigju
  • Alban: 05/07/2022 12:57

    Monika mbahet me leket qe i merr vllai te sgs , ne pronesi te likes , a cna mbytet nga ju duhet te filloje spaku punen qe tju plasi pas hekurave se jeni super kriminelet me te medhenj te ketij vendi

    Përgjigju
  • Qazim: 05/07/2022 12:55

    Cthon keta medet paskan goj akoma kta lsi(hajdutet e florinjve) pd(vrasesit) aa ju jeni per tju cuar andej nga varri prap

    Përgjigju
  • Ledio: 05/07/2022 12:54

    Ju te opozites te kenaqni fare me ju ka shume gallata , nje parti qe drejtohet nga non grata dhe nje parti qe eshte kthyer ne biznes familjar i bejne thirrje spak , po shikoni mor prokurore te spak keto se me 100 firma ju a jap se do i kalbni me burg per jet

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 05/07/2022 12:54

    Perplasje kodoshesh,degjeneratash,kriminelesh dhe te korruptuarish,per te terhequr vemendjen e skamnoreve. Mizerabilitet pushteti+opozite. Asgje e re nga perversiteti qeveri+opozite.Mjer skamnoret shqiptare!

    Përgjigju
  • shkoder: 05/07/2022 12:10

    Ky eshte projekti i veliajt " nje kafe me gjyshen "

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet e hidrokarbureve, a po i mbron Bordi i Transparencës interesat e qytetarëve?



×

Lajmi i fundit

Autobusi i linjës Durrës-Porto Romano u përfshi nga flakët, kreu i PD Cara: Pasoje e gjendjes së mjeruar të transportit publik

Autobusi i linjës Durrës-Porto Romano u përfshi nga flakët, kreu i PD Cara: Pasoje e gjendjes së mjeruar të transportit publik