TIRANE- Një letër që hedh fakte tronditëse e shkruar nga stacioni i ndërmarjes “Albpetrol” në Zharës të Fierit, i ka hapur rrugë një hetimi, që ende nuk ka arritur të nxjerë në dritë përmasat e këtij skandali. Çisternat e “Albpetrolit” në stacionin e naftës në Zharrës janë mbushur me ujë gjatë muajve qershor-korrik, pikërisht në periudhën e zgjedhjeve elektorale dhe post zgjedhjeve.
Ish-kasta drejtuese e ndërmarjes “Albpetrol”, ka ditur gjithçka për këtë mashtrim e kryer nga një kompani private. Megjithëse janë sinjalizuar për këtë skandal, është urdhëruar vijimi i operacionit, duke bërë që katër autobotë me ujë të shkarkohen në rezervuaret R 1, R 8, R 9, R 10. Pikërisht në këto rezervuara është shkarkuar ujë, ndërkohë që është deklaruar se shkarkohej naftë. Autobotet që kanë marrë pjesë në këtë operacion megamashtrimi, janë identifikuar me targat si: AA 045 Ak-AA R139 me shofer Andon Dajën që ka ardhur nga Visoka, AA 046 AK-AAR 138 me shofer Xhezmi Bushin, AA 127 AP-AAR 157 dhe AA 46 Ak-AAR 138.
Gazeta “Shqiptarja.com” boton sot të plotë letrën e përgjegjësit të stacionit të naftës në fshatin Zharrës, ku tregon me detaje megamashtrimin e bërë në çisternat e “Albpetril”-it. Sipas Përparim Braçes, naftëtarit që prej 24 vjet ushtron detyrën e përgjgjësit të stacionit të naftës në Zharrës, për muajin qershor bilanci është filluar me -332 m3 naftë. Pikërisht kjo sasi nuk ka asnjë adrresë se ku mund të ketë shkuar dhe kush ka përfituar nga mungesa e saj. Mirëpo për të mbyllur këtë “gropë” ish-drejtuesit e kompanisë shtetërore “Albpetrol”, kanë vendosur ta zëvendësojnë duke shkarkuar në katër rezervuarë nafte, plot 4 autobote me ujë. Letra që hedh dritë mbi këtë skandal dhe që boton sot gazeta “Shqiptarja.com” është shkruar me shkrim dore në datën 24 qershor 2013 nga përgjegjësi i stacionit Zharrës, ku tregohet mashtrimi i bërë dhe mos veprimi ishefit Medi Mollasi, Agron Alicena dhe Xh.Rapaj.
Letra e plotë
Më datë 3 qershor 2013 bëhet bilanci i muajit Maj 2013 dhe fondacioni nga 621 m3 =611,685 ton me urdhër të kryeinxhinierit Agron Alicane shkon 289 m3 = 286,11 ton me vendim të Këshillit Teknik dhe bilanci vazhdoi me fondacion 289 m3 = 286,11 ton. Për muajin Qershor bilanci është filluar me -332m3. Në muajin Korrik erdhën në Zharrëz nga Visoka 1155 m3 =1140 ton por qysh me datën 4 korrik 2013 në orën 11:40 boti me targë AA 045 Ak-AA R139 me shofer Andon Dajën erdhi nga Visoka, u bë kontrolli dhe filloi shkarkimi. Qysh në fillim boti shkarkonte ujë, u lajmërua dispençeri XH.Rrapaj dhe shefi zonës Medi Mollasi dhe kryeinxhinieri Agron Alicane më thanë vazhdo shkarkimin dhe boti i parë u shkarkua. Filloi shkarkimi i botit të dytë AA 046 AK-AAR 138 me shofer Xhezmi Bushin….
Filloi shkarkimi i botit, prapë ky botë kishte ujë, u lajmërua dispençeri dhe shefi zonës Medi Mollasi. U dha urdhër që të ndalej shkarkimi i botëve. Për të dy këta botë që u shkarkuan u mbajtën proces-verbale në prani të operatorëve dhe nd/operatorëve dhe shefit të zonës Medi Mollasi dhe shkarkimi i botëve që ishin në stacion u bë ndalimi i tyre në një urdhër tjetër. Më datën 5 korrik 2013 u dha urdhër në orën 08:30 të vazhdojë shkarkimi i botëve prandaj dhe për këta botë u bë proces-verbal nga turni që erdhi. Por dhe në datën 12 korrik 2013 prap i njëjti problem me botin AA 46 Ak-AAR 138….
U bë kontrolli dhe filloi shkarkimi. Boti duke shkarkuar kishte ujë u lajmërua shefi Medi Mollasi dhe kryeinxhinieri Agron Alicane dhe për këtë bot u bë proces-verbal. Më datën 20 korrik 2013 vazhdon e njëjta situatë. U lajmërua shefi dhe kryenxhinieri Agron Alicane dhe u bë proces-verbal. Në datën 23 korrik 2013 u bë evadimi i rezervuarit nr.1 për tek gropa e avarisë nëpërmjet linjës së re dhe kur filloi evadimi për te gropa e avarisë erdhi uji. Për këtë u lajmerua shefi sektorit Medi Mollasi dhe ai dha urdhër të vazhdojë evadimi dhe për këtë rast u mbajt proces-verbal për këtë sasi ujë që u hodh për te R 8.
Në datën 24 korrik 2013 vjen nga Visoka boti me targë AA 127 AP-AAR 157,bëhet kontrolli dhe filloi shkarkimi i botit nga grupi i punës. Boti qysh në fillim kishte ujë dhe për këtë u lajmërua shefi Medi Mollasi dhe dispençeri me urdhër të shefit vazhdoi shkarkimin e botit. Për këtë datë u mbajt proces-verbal. Nga Visoka për në Zharrëz për muajin Korrik kanë ardhur 1155 m3 = 1140ton. Nga ky produkt që erdhi 1500 m3 ishin ujë dhe 60 m3 u hodhën te R 8 nga evadimi i R1 që kishte 2 vjet pa evadim dhe që ishte këputur gjuhëzi i saraqineskës. Nafta që ka ardhur nga Visoka përqindja e ujit ka qënë më e madhe se çshkruhej në dokument dhe këtë shqetësim e trajtova me shefin….
Zoti Drejtor pasqyrat e muajve i bëra për të parë koefiçientin e shitjeve që u bë në muajin Nëntor 2013 nga grupi i punës me në krye inxhinierin z.Novrus Cuko dhe veçanërisht R 8 + R 9 + R 10 ku u shitën pa qetësuar lëngun. Në sektorin Zharrëz për këta 5 muaj u shitën 23000 m3 ku dihen rezervuaret R 7 + R 6 janë të hapur, janë jashtë kushteve teknike ku në këtë produkt që është shitur nuk njihen as firo transporti as avullimi. Produkti i ardhur tek rezervuari nr.6 ka ardhur qysh në vitin 2012 në Janar-Shkurt. Prandaj kërkoj që kjo padrejtësi të shikohet dhe të ballafaqohet të jem edhe unë si përgjegjësi i këtij 6-mujori.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)