Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka bërë një mesazh prekës për ndarjen nga jeta të zyrtares së kësaj force politike, Luzhiana Abazi. Kryemadhi shkruan në ‘Facebook’ se Luzhi u largua fizikisht sot duke lënë një dhimbje dhe boshllëk të pazëvendësueshëm.

Duke e quajtur të ndjerën motër dhe mikeshë të zemrës e betejave, Kryemadhi shkruan se ajo do të jetë gjithmonë pjesë e saj, në ditë të vështira dhe të mira.

“Nuk mund të shkruaj, ka orë që mundohem por është vështirë. Luzhi u largua fizikisht sot nga ne, duke na lënë një dhimbje dhe boshllëk të pazëvendueshëm. Energjia dhe dashuria që ajo na dhuronte pa kushte do të na mungojë gjithmonë. Ndoshta sëmundja e rëndë ja doli të të mundë përkohësisht, por ti do jesh engjëlli që do na shohësh e do kujdesesh për ne, siç ke bërë gjithmonë. E dashur motra ime, mikeshë e zemrës dhe e betejave tona, do të jesh gjithmonë pjesë e imja, në ditë të vështira dhe të mira. Sepse askush nuk mund ta zëvendësojë forcën dhe kurajon që vëtem ti dije të na jepje si askush”, shkruan Kryemadhi.

abazi
(Mesazhi i kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, për ndarjen nga jeta të Luzhiana Abazit)

d.c./shqiptarja.com