TIRANE - Në Ministrinë e Brendshme do ti nënshtrohen ekspertizës laptopi dhe USB-ja e deputetit Tom Doshi. Pajisjet elektronike u sekuestruan në banesën e deputetit Doshi për t'iu nënshtruar ekspertizës. Ato do të verifikohen për të vërtetuar nëse ka video të tjera.
Durim Bami ka deklaruar se ekziston një video e dytë, ku i kanë drejtuar një armë në kokë. Burimet hetimore bëjnë me dije se në videon e dytë, shfaqet rrëfimi i Bamit përpara Tom Doshit, regjistruar në ambientet e zyrës së deputetit të Shkodrës, fakt ky i pohuar nga Bami gjatë deklarimit për hetuesit.
Dëshmia e Bamit vjen me një detaj shokues: Sipas tij, gjatë gjithë rrëfimit të tij të parë, Tom Doshi kishte një pistoletë në dorë drejtuar mbi kokën e dëshmitarit.
Bami pretendon se historia e atentatit ka qenë një sajesë e deputetit socialist, i cili i ka dhuruar djalit nga Fushë-Kruja edhe një makinë të blinduar.
Deputeti Tom Doshi aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak, ndërsa Durim Bami, atentatori i pretenduar prej Doshit, si i paguar për të vrarë deputetin socialist dhe Mhill Fufin ndodhet në qeli.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com