‘Frrokaj’,Ndreu:Hetim deri në fund,
edhe nëse dalin të afërmit e mi
Deputeti i PS, Pjerin Ndreu, ka komentuar në studion e Report Tv vendimin e Gjykatës së Lezhës për të lënë në ‘arrest shtëpie’ kryebashkiakun Fran Frrokaj dhe 9 zyrtarë të tjerë, të akuzuar për tjetërsimin e pronave te ‘Rana e Hedhun’. Ndreu nuk pranoi të komentojë vendimin e gjykatës, duke thënë se nuk mund të flasë për një çështje të drejtësisë.
Deputeti i PS, Pjerin Ndreu, ka komentuar në studion e Report Tv vendimin e Gjykatës së Lezhës për të lënë në ‘arrest shtëpie’ kryebashkiakun
Fran Frrokaj dhe 9 zyrtarë të tjerë, të akuzuar për tjetërsimin e pronave te ‘Rana e Hedhun’.
Ndreu nuk pranoi të komentojë vendimin e gjykatës, duke thënë se nuk mund të flasë për një çështje të drejtësisë. Ai deklaroi se me pronat në bregdetin e Lezhës është bërë një masakër dhe abuzuesit duhet të vihen para drejtësisë. Deputeti socialist iu bëri thirrje organeve të drejtësisë t’i shkojnë deri në fund hetimit, edhe nëse pas fshihet ndonjë familjar apo i afërm i tij.
“S’kam asnjë koment, është çështje drejtësie, jo çështja ime. E kam ndjekur situatën, e njoh fenomenin. Jam shumë i vëmendshëm karshi problematikës që paraqet bregdeti i Lezhës. Aty është bërë një masakër dhe duhet t’i shkohet deri në fund. Çështja në fjalë ka të bëjë me dy persona që kanë bërë një kallëzim. Nuk kemi asnjë lidhje me rastin në fjalë, se po të ishte ashtu nuk do të kishte disa persona, ka dhe të majtë të stafit tim. Ka dhe njerëz të gjakut tim, që nuk dëshiroja të ishin. Është e turpshme, skandaloze, të na veshin ne një histori se duam të marrim bashkinë. Kjo është histori militantësh të vobektë, njerëzish që nuk e turbullojnë dot Lezhën. Lezha ka vetëm një interes, të shkojë drejtësia në vend. Ajo masakër tokash sapo ka filluar të zbardhet. Ne do nxisim organet shtetërore t’i shkojnë deri në fund hetimit, edhe nëse del një familjar i imi aty. Do të çojmë tokën aty ku i takon, kjo është e prerë. Gjithë historia e tokave, çdo pëllëmbë toke në Lezhë duhet të verifikohet. Çdo lloj tendence për turbullira, deklarata militantësh që ja fusin raki në klub dhe nuk dinë çfarë thonë, as na interesojnë. Në ambicien tonë nuk do të ketë asnjë veprim negativ ndaj askujt. Çdo qytetar i Lezhës mund të denoncojë mohimin e çdo të drejte. Ne do zgjidhim sa të jetë e mundur problematikat e qytetarëve. Ne kemi pasur njëmijë arsye për të bërë oponencë të hapur me bashkinë, por nuk e kemi bërë. Nuk jemi munduar kurrë të hedhim baltë mbi bashkinë, edhe pse pretendojmë se shërbimet e saj ndaj publikut janë thuajse zero. Do vazhdoj punën time me përkushtim në Lezhë”, deklaroi deputeti Ndreu.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4419
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO dyfishon dënimin për ish-kryebashkiakun Frrokaj! Do kthehet në qeli, do vuajë 2,8 vite burg (VENDIMI)
23 Dhjetor, 14:15
-
Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, SPAK ankimon dënimin me 2 vite burg të Fran Frrokajt! Kërkon 4 vite burg për ish-kryebashkiakun e Lezhës
26 Qershor, 09:51
-
Rrjeta e çarë e Amnistisë, INA: Edhe djali i Tom Doshit përfiton nga amnistia penale
24 Prill, 19:44
-
Përfiton nga amnistia penale, lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj: Uroj, askush të mos e provojë qelinë
24 Prill, 13:18
-
Tjetërsim pronash, GJKKO dënon me 1 vit e 4 muaj burg ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj! Konfiskohen mbi 66 mijë m2 tokë
1 Mars, 15:29
-
Nuk kthyen në tokë shtet 234 mijë metra katrorë të tjetërsuar tek Rana e Hedhun, pezullohen nga detyra 11 zyrtarë të Kadastrës së Lezhës (EMRAT)
27 Janar, 15:10
-
Akuzohet për tjetërsim pronash, ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj merret sërish i pandehur
12 Dhjetor 2023, 19:18
-
SPAK kërkon 4 vjet burg për ish kryetarin e bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj dhe konfiskimin e tokës me vlerë 13 mln euro tek "Rana e Hedhun'
20 Nëntor 2023, 10:36
-
Tjetërsim të pronave në Lezhë, dërgohet për gjykim dosja ndaj ish-kryebashkiakut të Lezhës Fran Frroku si dhe 10 zyrtarë të tjerë
12 Prill 2023, 09:48
-
Tjetërsimi i pronave te Rana e Hedhun, Policia nuk gjen të dënuarit! 9 persona në arrati, priten të shpallen në kërkim ndërkombëtar
30 Tetor 2022, 10:26
-
U dënua me 3 vite burg për tjetërsim pronash, pas disa orësh në kërkim dorëzohet në Policinë e Lezhës ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj
28 Tetor 2022, 19:11
-
Tjetërsoi tokën te Rana e Hedhun, Apeli dënon me 3 vite burg Fran Frrokaj! Ish kryetari i Bashkisë Lezhë pritet të arrestohet
28 Tetor 2022, 11:31