‘Frrokaj’,paralajmëron Paloka:Po
na fusni në luftë për ekzistencë
N/kryetari i grupit të PD, Edi Paloka në një reagim lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Lezhës të zgjedhur nga e djathta, thotë se nuk kërkojmë që drejtësia të mos bëjë detyrën, por sipas tij për të njëjtat akuza të majtët janë të lirë, ndërsa opozitarët në burg.
N/kryetari i grupit të PD, Edi Paloka në një reagim lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Lezhës të zgjedhur nga e djathta, thotë se nuk kërkojmë që drejtësia të mos bëjë detyrën, por sipas tij për të njëjtat akuza të majtët janë të lirë, ndërsa opozitarët në burg. Paloka thotë se Rama kërkon të kap drejtësinë për dy arsye “të shpëtoj veten dhe kriminelët rreth tij si dhe ta përdorë atë si mjet represioni ndaj opozitës”. Deputeti i PD, e mbyll reagimin me një paralajmërim të fortë.
“Drejtësinë nuk e pengojmë, po ta harrojnë ramballët se do të mbyllim gojën e ulim kokën duke lejuar që drejtësia e kapur të përdoret si arma e fundit për eliminimin e opozitës. Ti bëjnë mirë llogaritë para se te na fusin në një luftë për ekzistencë...”. Kryebashkiaku i Lezhës, Frrokaj u arrestua dy ditë më parë me akuzën e tjetërsimin të pronës përmes falsifikimit së bashku me 11 zyrtarë të tjerë, ndërsa 11 janë në kërkim.
STATUSI I EDI PALOKES
E di qe Ramballa mezi pret te kapet diku per te vene shenjat e barazimit midis PD dhe Rilindjes ne qendrimin ndaj drejtesise. Eshte gati te thote se edhe PD po mbron Fran Frrokajn sic beri ai me Tahirin. Pra jemi njesoj.
Ne te kundert , shpreson qe te kompleksuar nga ky fakt , ne do te mbyllim gojen edhe kur shohim padrejtesite te behen hapur.
Ne as nuk i bejme presion e as nuk kerkojme qe drejtesia te mos bej detyren e saj sic ka bere rendom deri me sot Rama ne shume raste te provuara. Por nuk mund te mbyllim as syte e as gojen kur shohim se drejtesia, tanime e kapur plotesisht nga Rama, vepron qartazi me standarte krejtesisht te kunderta. Edhe sikur per nje moment te supozonim se akuzat qendrojne, mjafton fakti qe disa prej kryebashkiakeve te majte, te akuzuar pikerisht me te njejtat akuza si Fran Frrokaj, jane sot ose ne ndjekje te lire ose te cliruar fare nga akuzat, per te dalluar dy standartet me te cilat vepron Rama kryeprokuror.
Nuk po shkoj me larg tek ministrat dhe kryebashkiaket , njerez te afert te Rames per te cilet ka prova e fakte tronditese qe i lidhin keta jo thjesht me shperdorim detyre, por me krime nga me te rendat, e qe jane prej kohesh ne dispozicion te prokurorise.
Ne kemi denoncuar qe ne tentativat e para, faktin qe Rama kerkon te kap drejtesine per dy arsye; te shpetoj veten dhe kriminelet rreth tij si dhe ta perdor ate si mjet represioni ndaj opozites.
Sot te dyja keto teza po provohen.
Nuk ka budalla ne kete vend qe te mos kuptoj se cfare po ndodh kur sheh se pas 5 vitesh qe vendi qeveriset nga krimi dhe korrupsioni, te vetmit zyrtare qe jane cuar pas hekurave, jane nga opozita . Nderkohe e kunderta ka ndodhur me miqte “rilindas” te Rames te cilet edhe kur jane gozhduar nga faktet dhe provat flagrante per krime te renda, jane lene te lire duke filluar nga kriminelet ordinere e deri tek ministrat si rasti Tahiri.
Ja pse ne, drejtesine nuk e pengojme, po ta harrojne ramballet se do te mbyllim gojen e ulim koken duke lejuar qe drejtesia e kapur te perdoret si arma e fundit per eliminimin e opozites . Ti bejne mire llogarite para se te na fusin ne nje lufte per ekzistence...
d.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4418
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO dyfishon dënimin për ish-kryebashkiakun Frrokaj! Do kthehet në qeli, do vuajë 2,8 vite burg (VENDIMI)
23 Dhjetor, 14:15
-
Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, SPAK ankimon dënimin me 2 vite burg të Fran Frrokajt! Kërkon 4 vite burg për ish-kryebashkiakun e Lezhës
26 Qershor, 09:51
-
Rrjeta e çarë e Amnistisë, INA: Edhe djali i Tom Doshit përfiton nga amnistia penale
24 Prill, 19:44
-
Përfiton nga amnistia penale, lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj: Uroj, askush të mos e provojë qelinë
24 Prill, 13:18
-
Tjetërsim pronash, GJKKO dënon me 1 vit e 4 muaj burg ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj! Konfiskohen mbi 66 mijë m2 tokë
1 Mars, 15:29
-
Nuk kthyen në tokë shtet 234 mijë metra katrorë të tjetërsuar tek Rana e Hedhun, pezullohen nga detyra 11 zyrtarë të Kadastrës së Lezhës (EMRAT)
27 Janar, 15:10
-
Akuzohet për tjetërsim pronash, ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj merret sërish i pandehur
12 Dhjetor 2023, 19:18
-
SPAK kërkon 4 vjet burg për ish kryetarin e bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj dhe konfiskimin e tokës me vlerë 13 mln euro tek "Rana e Hedhun'
20 Nëntor 2023, 10:36
-
Tjetërsim të pronave në Lezhë, dërgohet për gjykim dosja ndaj ish-kryebashkiakut të Lezhës Fran Frroku si dhe 10 zyrtarë të tjerë
12 Prill 2023, 09:48
-
Tjetërsimi i pronave te Rana e Hedhun, Policia nuk gjen të dënuarit! 9 persona në arrati, priten të shpallen në kërkim ndërkombëtar
30 Tetor 2022, 10:26
-
U dënua me 3 vite burg për tjetërsim pronash, pas disa orësh në kërkim dorëzohet në Policinë e Lezhës ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj
28 Tetor 2022, 19:11
-
Tjetërsoi tokën te Rana e Hedhun, Apeli dënon me 3 vite burg Fran Frrokaj! Ish kryetari i Bashkisë Lezhë pritet të arrestohet
28 Tetor 2022, 11:31