Në shfaqjen e titulluar “Balet në Pikturë me Eno Peçin”, balerini i njohur ndërkombëtarisht dhe njëkohësisht njëri prej balerinëve kryesorë në Oprean e Vjenës, do të luaj së bashku me partneren e tij austriake, Mila Schmid, nën tingujt e muzikës shqipe, që do të luhen nga grupi Ka ZA& Sibling.
Të njohur në Vjenë për veçantitë e muzikës së tyre, ata lujnë ritme të mzuikës së vjetër shqiptare, ndërsa grupi përbëhet nga pjestarë të së njëjtës familje, dy motra dhe një vëlla.
Shfaqja do të jepet sonte në orën 19:30 në Quellenstrasse 149, 1100 Vjenë, ku pjesmarrësit do të ndjekin performancat e papërsëritshme të balerinit të njohur Eno Peçi.
Redaksia Online
J.Sh shqiptarja.com