TIRANE-Dyshohet si personi që ekzekutoi me 4 plumba Devi Kasmit, 41 vjeçari grek Efthymiou Efthymious mohon para hetuesve të ketë kryer vrasjen. Ai ka pranuar para hetuesve se prej disa kohësh ndodhej në vendin tonë por jo për arsye kriminale po për disa ditë pushime. I pyetur për pjesëtarët e tjerë të grupet të arrestuar për të njëjtën akuzë greku ka mohuar njohjen.
Paçka fjalëve të pakta të tij, hetuesit deklarojnë se kanë prova të mjaftueshme që i lidhin të arrestuarit me krimin ndër to dhe pamjet filmike të zonës ku u vra Devi Kasmi. Ndërkohë të heshtur për akuzat kanë qëndruar dhe 3 personat e tjerë të arrestuar ndërsa të dielën ata pritet të njihen me akuzat zyrtare që rëndojnë ndaj tyre.
ReportTv ka qenë pranë banesë në Kodër Mëzes e cila përdorej si bazë nga të arrestuarit ku që në hyrje ajo që bie në sy është një objekt i vecuar pa fqinj por me shumë kamera sigurie. Kamerat e sigurisë të një cilësie të lartë dhe me fushëpamje të plotë ndërsa nuk mungojnë dhe ndriçimi automatik apo linja e personalizuar e korrentit si me transformator ashtu dhe me gjenerator.
Aurel (Altin) Hoxhallari njihet nga personat e lagjes por ata nuk preferojnë të bëjnë asnjë koment për mediat pasi shprehen se kanë frikë. Dy net më parë në këtë banesë ku nuk mungon as një kosh basketbolli ku të arrestuarit duket se ushtronin pasionin e tyre, operacioni i policisë ka zgjatur plot 3 orë.
Fillimisht u është bërë thirrje për t’u dorëzuar personave të dyshuar por pasi ata kanë refuzuar policia ka ndërhyrë me forcë duke i neutralizuar. Gjatë kontrollit këtu u gjet një arsenal luftarak me automatik, snajpera, bomba me telekomandë dhe municione ndërsa nuk mungon as 120 kg kanabis.
/Shqiptarja.com

d.b/shqiptarja.com

VIDEO