Kanë nisur pasditen e së mërkurës punimet per projektin e Rehabilitimit dhe Ripyllëzimit të Rezervatit Natyror ‘Kune-Vain-Tale’ në Lezhë. Projekti ka për qëllim krijimin e kushteve sa më të favorshme për turistët si edhe mbrojtjen e këtij rezervati nga erozioni detar. Pjesë e tij janë vendosja e e stolave dhe koshave, vendosja e tabelave informative, ndërtimi i disa korridoreve të cilët mund të lehtësojnë lëvizjen e pushuesve si edhe krijimi i një hapësire pushimi prej 2 ha.
Ndërsa një pjesë shumë e rendësishme e projektit, do i kushtohet pikërisht argëtimit të turistëve, të cilët do të kenë mundësinë të shikojnë llojet e ndryshme të kafshëve nga 2 kulla vrojtimi që do të ndërtohen në pikat më dominuese të rezervatit.
Fillimin e provesit të punës, e ka përshëndetur edhe ministri i Mjedisit Lefter Koka, i cili ka thënë:
“Kemi mbyllur me sukses 300 ditët e para të punës dhe do të vijojmë të punojmë akoma më shumë për t’u lënë brezave të ardhshëm mjedisin që meritojnë. Investimi që nisim sot e çon një hap përpara zhvillimin e këtij rezervati që në përfundim të projektit do të jetë më i pasur në florë dhe në faunë”.
Pjesëmarrës në ceremoni ishin edhe kryetari i bashkisë së Lezhës, Viktor Tusha si edhe deputetë të tjerë të zonës, ndërsa pritet që ky të jetë vetëm fillimi i një sërë projektesh vijues të parashikuar nga Ministria e Mjedisit.
/Shqiptarja.com

VIDEO