‘Lufta’ e fotove, Balla: Basha
foto me të arrestuarin për mina

‘Lufta’ e fotove, Balla: Basha<br />foto me të arrestuarin për mina<br>
Vijon lufta e denoncimit me foto. Basha mbrëmë publikoi një foto të të arrestuarit Durim Keçi me ministrin Blendi Klosi, por sot Taulant Balla i është përgjigjur duke i rinxjerrë liderit të PD një foto me Flamur Begën, të arrestuar për mina me telekomandë.

"Lulzim hiq dorë nga kjo historia e fotove, sepse po fillove këtë historinë e fotove, unë po të them që ti del shumë i humbur! Të kam bërë një album fotosh dhe do ta jap; e çdo ditë do të jap nga një. Hera e parë dhe e fundit që unë e bëj këtë këtu. Personi në foton e parë quhet Flamur Bega. Ky person është arrestuar para pak muajsh si kreu i një bande që trafikonte, shiste, vendoste bomba, mina me sahat.

Po pse, more Lulzim, unë do të vija këtu dhe siç bën ti, do të bëj edhe unë e të them që ky dhe ti shisni mina me sahat bashkë?! Te ky takimi këtu, është te një takim i Partisë Demokratike në Shkodër. Ka hyrë atje në takim, pavarësisht se ky person qenka edhe pjesë e strukturës së Partisë Demokratike në Shkodër. E unë them që ti vendos minën me sahat me ortakun tënd, Flamur Bega? Nuk e bëj dot! Nuk them dot që Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike është i lidhur me këtë, apo me Arben Zibrin në foto tjetër. I kapur me 130kg kanabis. Të them unë që Lulzim Basha do japë dorëheqjen nga Kryetar i Partisë Demokratike sikurse bëre dje me kolegun tim dhe me ministrin Klosi?! Largqoftë të të kërkojmë ne dorëheqjen ty! Rri aty se je mirë. Por sinqerisht, nuk shkon që ti të ndjekësh, të “follow”, të “like” facebook-rat e këtyre tipave se si këta kapin një foto me një politikan të caktuar. Ja ku je edhe ti. Si t’ia bëjmë tani? Ti kërkove dorëheqjen e Klosit, unë kërkoj dorëheqjen tënde. Tani, se të kam kapur ty në një foto me këtë kriminelin e arrestuar? E pra, hiq dorë nga kjo gjë. Hiq dorë nga kjo histori, dhe të lutem shumë, le ta ri-impostojmë diskutimin për Kodin Zgjedhor", tha Balla.

balla

Lulzim Basha i përgjigjet Ballës për foton me Flamur Begës, “Nuk është çështje fotografish. Kjo nuk është selfie, por darkë, ndërsa kjo mbledhje e shtabit. E njohin mirë marrëdhënien e Blendit me Keçin. Fajin nuk e ka as Dako, por Rama, ai është arkitekti, i bashkoi të gjitha qelbësirat. Nuk keni bërë vetëm fotografi, po i keni bërë drejtorë, janë njerëzit që kanë sot në dorë çelësat e vendit. Kurrë nuk kam bërë dhe nuk do të bëj asnjë pakt me krimin, do ta shporrim, bashkë me kapobandat”.

Ndërkohë Berisha ka thënë disa pseudonime të ministrave, “Niko Peleshin e thërrasin Niko Rragami, Xhafën e thërrasin Agron Xhafa, Olta Xhackën, ku është… Pandeli ti nuk e ke me krimin se e do njërën dorë në tepsi tjetrën në sini, edhe me Ramën dhe me Erjon Velinë. Damian Çela, je ti, edhe një tjetër po prit.. Ditzi Bajro, e harruan Sulon që i internonte, tani e thërrasin Ditzi Bajro. Damjan, ushtar i klanit bajro. Arben Zhozhoja ku është, i njohur për aferat e tij të shumëllojta. Po kush e mbushi Shqipërinë me kanabis".
 

flamur bega


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston