Besimtarët ortodoksë dhe katolikë në mbarë vendin kremtojnë ngjalljen e Krishtit, dita më e rëndësishme në kalendarin festiv të krishterë.
Në Tiranë mesha e ortodoksëve u mbajt në mesnatë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe u drejtua nga kryepeshkopi Anastas Janullatos.
Ndërsa besimtarët katolikë iu drejtuan sot në mesditë Katedrales së “Shën Palit”.
Mesha në Katedralen e “Shën Palit” u drejtua nga Imzot George Frendo. Ai tha para besimtarëve që duhet reflektim dhe të dhuroni sa më shumë dashuri.
Besimtarët e krishterë në të gjithë vendin, qoftë edhe nga besime të ndryshme fetare ndezën qirinj dhe uruan njëri-tjetrin për paqe, begati dhe lumturi.
Nisja e ceremonisë së pashkëve, sjell si simbol dhe ngjyerjen e vezëve të pashkës me të kuqe, e cila tregon dhe traditën e hershme të kësaj feste.
Flaka e ndezur simbolizon dhe Ringjalljen e Krishtit pas sakrifikimit të tij në kryq.
Të krishterët në festën e pashkës kremtojnë ringjalljen e Krishtit, moment ky që simbolizon rilindjen e shpresës, forcimin e besimit tek zoti për të gjithë besimtarët, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.
E ndërsa Kisha Katolike nuk pranon vizita kortezie nga politikanët, por shtrojnë drekë për të varfërit, krerët e institucioneve kryesore në vend nga Meta, Basha dhe Veliaj kanë zhvilluar vizita në katedralen ortodokse duke uruar besimtarët.
Shqiptarja.com dhe Report Tv iu urojnë të gjithë besimtarëve të krishterë gëzuar Pashkën!
Politikanët urojnë festën, Meta: Duhet dialog
Presidenti Bujar Nishani nëpërmjet një mesazhi nga Gjirokastra uroi Festën e Pashkëve të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë.
Kryeministri Rama nga faqja e tij në Facebook uroi besimtarët dhe lajmëroi që për shkak të Pashkëve nuk do të jepet rubrika e Komunikimit Javor.
Meta nga Katedralja e ortodokse solli në vëmendje një mesazh domethënës të Papa Françeskut.
“Kjo festë nisi dje me një mesazh të Papa Frençeskut për të ripërtërirë edhe dialogun për të rritur kapacitetet për të dialoguar. Sepse dialogu, bashkëpunimi, janë themelet e një shprese për një të nesërme më të mirë. Dhe kështu shpresojmë që këto Pashkë të sivjetshme të na ndihmojnë për këtë gjë që të kemi një të nesërme më të mirë”,- uroji Meta.
Basha uroi për një të nesmërme më të mirë. "Besimtarëve të krishterë ju uroj nga zemra Gëzuar Pashkët! Zoti i bekoftë shqiptarët kudo ku ndodhen, me paqe në zemrat dhe shtëpitë e tyre, me shpresë dhe besim për të nesërmen që po vjen".
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj bëri apel për dialog për të gjetur gjuhën e përbashkët, duke marre shembull nga harmonia fetare.
Edhe ministrja Olta Xhaçka ka uruar besimtarët nga Katedralja Ortodokse.
[gallery]21851[/gallery]
Urimet dhe zhvillimet nga festa e Pashkës
Ora 13:45 Massafra pajton dy familje, një mesazh për politikën
Presidenti i Konferencës ipeshkvnore, imzot Angelo Massafra nga mesha e së dielës së Pashkëve dha mesazhin për më shumë falje në mes njëri tjetrit.
Përpara qindra besimtarëve, Imzot Massafra dha lajmin e mire se mëngjesin e së dielës kishte arritur të pajtonte dy familje në hasmëri me njëra- tjetrën, ndërsa në këtë ditë të shenjtë Imzot Massafra kishte një mesazh edhe për politikanët.
Në meshën e së dielës, imzot Massafra ka kërkuar që shqiptarët të kthehen në besimin tek Zoti.
"Pajtimi është një gjë e mundshme, pasi ata që janë vrarë nuk kthehen, janë te Zoti. Por njeriu fal, por nëse është e mundur atëherë, pse jemi nguruar në të keqe.
Unë kam mbaruar pajtimin duke thënë që politikanët tonë të bëjnë atë që bënë këto dy familje. Të gjejnë gjuhën e konsensusit, dialogu është së bashku, dialogu ashtu si duhet me marrëveshje, pajtim. Pajtimi është bëhet të mirën e kombit tonë" u shpreh ai nga Shkodra.
Ora 13:30 Pashkët, Veliaj: Të lëmë inatet, dialog për të mirën e vendit
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar sot besimtarët e krishterë për festën e Pashkës. Ai vizitoi Qendrën Sinodike të Kishës Ortodokse, ku i ka uruar festën kreut të besimtarëve ortodoks, shkëlqesisë së tij, Kryepiskopit Anastas. Më pas urimin e tij Veliaj e ka përcjellë edhe për të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë dhe qytetarët e Tiranës në veçanti, duke theksuar se kjo ditë duhet t'u shërbejë çdo kujt për të ringjallur shpresën.
“Pavarësisht nëse dikush është i krishterë, apo mysliman, tradita e harmonisë fetare është diçka që e kurojmë çdo ditë dhe nuk mund ta marrim të mirëqenë. Disa gjëra që kanë qenë kështu për qindra vjet, nëse nuk kurohen përditë zhvlerësohen, ndaj si Bashki e Tiranës, me të gjithë grupet bashkiake u urojmë të gjithë qytetarëve, pavarësisht nëse janë të krishterë apo të besimeve të tjera, Gëzuar Pashkët! Mesazhi është përtej një feje të caktuar dhe ajo që pashë sot këtu në Kishë, por edhe në shumë shërbesa të tjera, qofshin katolike apo protestante, ku qytetarët u shërbejnë atyre që janë në nevojë, për të ringjallur shpresën, shpresën e besimit dhe shpresën për një Shqipëri më të mirë”, tha Veliaj.
Ai theksoi se kremtimi i kësaj dite duhet të shërbejë si një mesazh edhe për politikën, për të lënë mënjanë dasitë e vogla të ditës dhe të bëhen bashkë për të mirën e përbashkët. “Ne të politikës, ndoshta në ditë si sot, duhet të jemi pak me turp, kur shohim si myslimanë e të krishterë që përqafohen, pajtohen, urojnë njeri tjetrin, nuk ka asnjë arsye që ne, mes shqiptarësh, në parti të ndryshme politike, të mos gjejmë gjuhën e të lëmë inate të vogla personale për të mirën e vendit, për të mirën e qytetit dhe të Shqipërisë. Besoj që kjo ditë na kthjellon pak më shumë për të kuptuar se ka më shumë gjëra që na bashkojnë se ato që na ndajnë dhe një Shqipëri e mirë është e mundur, e kemi vetë në dorë, që përtej kapriçove e inateve të punojmë për një vend më të mirë”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj.
Më pas kryetari i Bashkisë së Tiranës mori pjesë në pritjen e organizuar nga Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë me rastin e Pashkës si dhe në drekën e dhënë nga Sekretari i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvore, Imzot George Fendo për fëmijët në situatë rruge dhe familjet në nevojë.

Ora 13:00 Xhaçka uron besimtarët për Pashkët
Edhe ministrja Olta Xhaçka ka uruar besimtarët nga Katedralja Ortodokse "Shpresoj që të jetë një ditë reflektimi dhe solidarizimi. Uroj të gjithë besimtarët për sa më shumë begati dhe paqe"

Ora 12:55 Basha: Gëzuar Pashkët, paqe, harmoni dhe dashuri për të gjithë shqiptarët në familjet e tyre
Kryetari demokrat Lulzim Basha i uroi Gëzuar Pashkët besimtarëve të krishterë. Basha shkoi tek Katedralja Ortodokse dhe Vëllazëria Ungjillore nga ku i uroi gjithë shqiptarëve, bekimin e Zotit dhe shpresë e besim për një të nesërme më të mirë.
“Gëzuar Pashkët! Zoti i bekoftë shqiptarët me paqe, me harmoni, me dashuri dhe shpresë të rilindur dhe të ripërtërirë në zemrat e tyre, familjet e tyre dhe mbarë vendin tonë e kudo ku janë shqiptarët. Gëzuar!”
Ora 12:50 Meta: Dialogu, shpresoj të na ndihmojnë Pashkët
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, përcolli urimet e tij për festën e Pashkëve.
Pas vizitës së bërë në Katedralen Ortodokse “Ngjalla e Krishtit”, Meta, duke folur për mediat e pranishme, uroi të gjithë besimtarët krishterë dhe të gjithë qytetarët shqiptarë për një të nesërme më të mirë, duke sjellë në vëmendje një mesazh domethënës të Papa Françeskut.

Ora 12:45 Pashkët, Rama: Sot nuk do të ketë komunikim javor në Facebook
Kryeministri Edi Rama njoftoi se nuk do të ketë komunikim javor. Ky vendim nga kryeministri erdhi për shkak të festës së Pashkëve.
Ora 12:25 Papa Françesku uron Pashkët
Mijëra besimtarë janë mbledhur në sheshin 'Shën Pjetër' në Vatikan për të kremtuar festën e Pashkëve.
Papa Françesku kërkoi të mos injorohen vuajtjet e emigrantëve dhe të varfërve.
“Do të shohim të reflektuar ata që ecin rrugëve të qyteteve tona, e ndiejnë dhimbjen e varfërisë së skajshme, pikëllimin që sjell shfrytëzimi dhe trafikimi njerëzor” tha Papa Françesku.
Pikën kulmore të festimeve të Pashkës, e përbën mesha tradicionale. Papa përcolli mesazhin e Pashkëve dhe bekimin “Urbi et orbi”, drejtuar qytetit dhe botës.
[gallery]21848[/gallery]

Ora 11:55 Basha: Shpresë dhe besim për të nesërmen që po vjen
Edhe kryetari i PD, Lulzim Basha ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve.
"Besimtarëve të krishterë ju uroj nga zemra Gëzuar Pashkët! Zoti i bekoftë shqiptarët kudo ku ndodhen, me paqe në zemrat dhe shtëpitë e tyre, me shpresë dhe besim për të nesërmen që po vjen" shkruan Basha.

Ora 11:40 Festimet në Fier për Pashkët
Besimtaret ortodoks fierak kanë festuar Pashkët në katedralen e Shën Gjergjit. Qindra besimtarë ortodokse iu bashkuan në mesnatë ceremonisë së ringjalljes së Krishtit.
Riti fetar është drejtuar nga Mitropoliti i Fierit dhe Apolonisë Imzot Nikolla i dhe klerik të tjerë. Besimtaret kishin mbushur sallën ku bëhen liturgjitë dhe me qirinj të ndezur ndër duar kanë pritur lajmin e madh të ngjalljes së Krishtit.
Lajmi u deklarua nga Mitropoliti, hirësia i tij at Nikolla Hysa, gjatë organizimit të meshës i cili tha se sot festojmë ngjalljen e zotit.
Njerëzit morën dritë nga drita e Perëndisë dhe u shpërndanë nëpër banesat e tyre, ndërsa kanë thyer edhe vezën e Pashkës me njeri-tjetrin dhe duke uruar Gëzuar Pashkën, Ringjalljen e Krishtit. Janë zhvilluar vizita nga deputetë të zonës si edhe përfaqësues të pushtetit vendore.
Ora 11:35 Pashkët, besimtaret ortodoksë në Gjirokastër
Besimtaret ortodoksë gjirokastritë, kanë kremtuar mbrëmjen e djeshme duke u gdhirë dita e sotme Ringjalljen e Krishtit. Kisha e “Ngjalljes së Krishtit” ka mbledhur me qindra besimtarë duke uruar njëri-tjetrin-“Krishti u Ngjall”.
Kambana e kishës ka tingëlluar fort në momentin kur akrepat e orës shënuan ardhjen e ditës së re dhe simbolikisht Ringjalljen e Krishtit. Mesha e organizuar nga klerikët ortodoksë vendas në ambientet e jashtme të kishës më të madhe dhe më të re në qytet, u përcoll nga besimtarët e shumtë të cilët nxitonin të ndiznin qiririn në shenjë mbarësie për ringjalljen e një epoke të re.
Së bashku me të dhe vezët e Pashkës me ngjyrën e gjakut të Krishtit, janë çukitur me ardhjen e ditës së shënuar për të gjithë krishterimin ortodoks në mbarë botën. Ceremonitë fillestare ortodokse në Kishën e “Ngjalljes së Krishtit”, kanë filluar të Premten e Madhe në përkujtim të kryqëzimit të Jezu Krishtit ku besimtarë të shumtë janë lutur për më shumë paqe, mirësi dhe begati, për më shumë dashuri mes njerëzve.
Pashka ortodokse kremtohet të dielën e parë pas fillimit të pranverës, apo të dielën e parë pas hënës së parë të plotë të muajit. Sipas interpretimit biblik me ringjalljen e Krishtit ndodh kalimi nga vdekja në jetë nga e Premtja e madhe kur vdes Jezu Krishti në të Dielën e Pashkëve kur ngjallet.
Ora 11:30 Katolikët kremtojnë Pashkët
Besimtarët e katolikë iu drejtuan sot në mesditë Katedrales së “Shën Palit” në Tiranë.

Ora 10:10 Masat antiterrorizëm në Tiranë, blindohet sheshi 'Nënë Tereza'
Frika nga sulmet terroriste ka bërë që Policia e Shtetit të marrë masa maksimale sigurie në kisha dhe institucione të rëndësisë së vecantë gjatë pashkëve, por edhe në aktivitetet që po zhvillohen.
Forca të shumta policia kanë blinduar sheshin 'Nënë Tereza' gjatë aktivitetit që po zhvillohet nga besimtarët Ungjillorë me rastin e Pashkëve.
Ora 10:03 Presidenti Nishani u uron Festën e Pashkëve besimtarëve të krishterë
Presidenti Bujar Nishani nëpërmjet një mesazhi publik u uroi Festën e Pashkëve të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë.
Të dashur besimtarë të krishterë shqiptarë!
Në këtë ditë të shenjtë, të Pashkëve kur të gjithë besimtarët e krishterë urojnë njëri-tjetrin dhe kur besimi i tyre i palëkundur te Biri i Perëndisë ripërtëritet e shumëfishohet, kam privilegjin e kënaqësinë që në cilësinë e Kreut të Shtetit t’ju uroj të gjithëve nga zemra: Gëzuar dhe përshumëvjet! Sa më shumë, mbarësi, paqe dhe begati e lumturi për ju dhe në gjirin e familjeve tuaja!
Dëshiroj gjithashtu që në këtë ditë të bekuar të gjithë së bashku të rigjejmë brenda vetes virtytet më të sinqerta jo vetëm te besimi në Zot, por edhe te shoqi-shoqi, si vëllezër e motra, si bij e bija të denja shqiptarësh, që ngahera kanë aftësitë, forcën dhe kurajën për të jetuar e punuar në harmoni e mirëkuptim për begatinë dhe të ardhmen e lumtur të vendit e të popullit tonë, sidomos atë të brezave të rinj e atyre që do të vijnë më pas!
Festa e mrekullueshme dhe frymëzuese e Pashkëve, kjo ditë e ripërtëritjes së besimit e shpresës për një të nesërme më të mirë, na ofron sërish mundësinë që secili prej nesh të përmbushë detyrat dhe përgjegjësitë e veta, duke u përpjekur parreshtur që krahas harmonisë dhe bashkëjetesës shumëshekullore e proverbiale shqiptare, t’i vërtetojmë botës dhe sidomos familjes evropiane, se vlerat e vyera të kombit tonë të lashtë janë të palëkundura e të pashtershme.
Gëzuar dhe përshumëvjet Festën e shenjtë të Pashkëve
Ora 09:32 Kryeministri ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve
Rama për të uruar ka zgjedhur një ikonë të besimit të krishterë, që tani është pjesë e pavionit të ri të Muzeut Onufri.
"Kjo vepër e mrekullueshme, është tanimë pjesë e pavionit të ri të Muzeut Onufri bashkë me shumë ikona të tjera të shpëtuara e të nxjerra në dritë, me forcën e dashurisë për këtë vend, të respektit për vlerat tona historike e kulturore, të pasionit politik për ta rilindur Shqipërinë" shkruan ai.
Ora 09:00 Arqipeshkevi i dioqezës së Lezhës: Problem korrupsioni
Edhe në Lezhë është kremtuar festa e pashkëve. Qindra besimtarë katolike ju drejtuan katedrales së "Shën Nikollit" mbrëmjen e kaluar për të ndjekur meshen e shenjte në vigjilje të ringjalljes së Krishtit.
Me qirinj të ndezur në duar që përcjellin dritën e përjetshme që vjen nëpërmjet Hyjit, besimtarët katolikë të Lezhës janë lutur për më shumë begati, paqe e harmoni në familjet e tyre.
Mesha e shenjtë u drejtua nga arqipeshkëvi i dioqezës së Lezhës monsinjor Ottavio Vitale. Teksa ka folur para besimtarëve arqipeshkëve Vitale tha se fenomeni i korrupsionit vijon të mbetet një problem shumë i madh në mbarë boten dhe në vendin tonë, ndërsa la përcjelle mesazhin për më shumë paqe.
Mesha e shenjtë e kremtuar në katedralen Shen Nikolli të Lezhës ka qenë edhe pritësja e parë e festës së ringjalljes së Krishtit, pasi kjo për besimtarët katolikë është një moment kulminat i Krishtërimit dhe thelbi i besimit, pasi simbolizon ringjalljen e jetës dhe shpresës.
I gjithë riti fetar është monitoruar nga forcat e policisë të cilët kanë qëndruar në hyrje të katedrales, pas sinjalizimeve se në vendin tonë mund të kishte sulme terroriste.
[gallery]21845[/gallery]
/Shqiptarja.com