TIRANE- Hetimet për vrasjen e Artan Santos pritet që sot të marrin disa përgjigje shumë të rëndësishme. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, duhet të dalin përgjigjet e analizave nga ana e Laboratorit të Policisë Shkencore në lidhje me plumbat që i kanë marrë jetën bankierit Santo, duke i krahasuar me disa armë që janë sekuestruar gjatë operacioneve të bëra në Fushë Krujë, Fushë Kuqe dhe Ishëm.