‘Votimi me detyrim’ ish-kreu i
KQZ kundër propozimit të PD

‘Votimi me detyrim’ ish-kreu i<br />KQZ kundër propozimit të PD
Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Kristaq Kume komentoi për Report Tv edhe propozimin e PD për votimin me detyrim të zgjedhësve duke u deklaruar kundër për disa arsye, të cilat i shpjegon.
 
Jam njohur me propozimin, është problem dhe nuk është koha për ta propozuar, pasi që të detyrosh zgjedhësit të marrin pjesë në votim, përpara se të bësh këtë gjë duhet të zgjidhësh problemet e tjera për mundësinë që duhet të kenë shqiptarët për të votuar, kam parasysh ata që jetojnë jashtë vendit.
 
Për mendimin tim është e domosdoshme që partitë të shohin atë që nuk kanë bërë për të rritur besimin e shqiptarëve.
 
Kur zgjedhësi nuk është i sigurt për votën e tij është i demotivuar. Një nga arsyet që duhet trajtuar, ajo që mund të arrihet është shumë pak në krahasim me atë që kërkohet.
 
Veprimi nuk sjell dot produkte për të rritur standardet dhe besueshmërinë e shqiptarëve në zgjedhje.
 
Duhet të garantohet e drejta për të votuar në cfarë do lloj niveli dhe pastaj të mendojmë
” përfundoi ai.
 
Pak ditë më parë n/kryetari i PD, Edmond Spaho propozoi që pjesë e aksionit opozitar për reformën Kushtetuese dhe Zgjedhore duhet të jetë dhe detyrimi me ligj për të votuar në zgjedhje.
 
Por Kushtetua jonë e përcakton vetëm si të drejtë dhe jo detyrim pjesëmarrjen në zgjedhje, ndërsa debati ka nisur në Europë pas referendumit për BREXIT.
 
Propozimi i Spahos erdhi pas pjesëmarrjes së ulët në zgjedhjet e 25 qershorit dhe faktit që Rama mori mandatin e dytë me më shumë deputetë, ndërsa PD u penalizua, pasi i munguan 200 mijë vota nga 2013.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma