Pas betejës epike për miratimin e ndryshimeve kushtetuese në 22 korrik, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka paralajmëruar dje fundin e kriminelëve të politikës dhe spastrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.
Gjatë një fjalimi të mbajtur në konferencën e Qendrës Marshall në Tiranë, mbi luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, Donald Lu u shpreh optimist për arrestimin e kriminelëve të politikës dhe sekuestrimin e pasurive të tyre.
Ambasadori amerikan ka sjellë në kujtesë edhe rastin e Al Capones në Çikago, i cili tha se ka kriminelë të tillë edhe në Shqipëri, por që do të përfundojnë si Al Capone.
“Ka kriminelë të fuqishëm që kanë lidhje politike ndonëse kanë kryer vrasje. Një shembull i njohur i këtij fenomeni është rasti i trafikantit të dënuar të drogës Emiljano Shullazi, që për shumë vite u akuzua për vrasje, trafik, gjobëvënie, por vetëm së fundmi u arrestua. Në Shtetet e Bashkuara ne jemi përballur me një problem të ngjashëm. Gangsteri ynë më i famshëm, Al Kapone drejtoi në Chicago grupin e organizuar kriminal, nëpërmjet të cilit kontrollonte persona strategjikë në polici, në sistemin e drejtësisë dhe qeverisjen e qytetit”, tha ambasadori Donald Lu.
Paralajmërimi
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka paralajmëruar kriminelët që të mos i afrohen politikës pasi do të përfundojnë në burg. Sipas tij, situata në vend është serioze, por ngrija e Byrosë së Hetimit, e cila do të asistohet nga FBI, do ta stabilizojë situatën. “Situata në Shqipëri është serioze, por unë besoj se Reforma në Drejtësi dhe procesi i dekriminalizimit do të ndihmojnë të zgjidhin problemin e pandëshkueshmërisë dhe të lidhjeve kriminale me politikën. Shqiptarët janë të ngopur me kriminelët në politikë. Përpjekjet e suksesshme për të hequr vrasësit, trafikantët dhe përdhunuesit nga parlamenti dhe organet vendore do të kenë një efekt në uljen e mosndëshkueshmërisë për bosët e krimit të organizuar në Shqipëri. Ky është një paralajmërim për kriminelët që duan t’i bashkohen politikës. Nuk mund ta bëjnë këtë, do të përfundojnë në burg. Kjo do të nxjerrë në dritë aktivitetin tuaj kriminal dhe do të përfundoni në burg. Kjo do të stabilizojë situatën problematike në vend, sidomos BKH që do jetë një nga institucionet e rëndësishme”, tha ambasadori.
Mbështetja
Ambasadori amerikan garantoi se FBI do të mbështesë Byronë e Hetimit. “Ky është një angazhim që SHBA do ta mbështesin duke bashkëpunuar me autoritetet shqiptare dhe drejtorin e FBI. Kryeministri Rama i vizitoi zyrat qendrore në prill dhe drejtori i FBI-së më telefonoi për të përforcuar këtë angazhim. Ky do të jetë një grup serioz dhe i aftë hetuesish. Do t’i nënshtrohen rregullisht testeve të makinës së të vërtetës, do të kenë trajnimin më të mirë dhe pajisjet më moderne. Dhe agjentë të FBI-së do të caktohen nga Uashingtoni për t’u siguruar se ata janë efektivë në punën e tyre dhe se po hetojnë çështjet pa ndërhyrje politike”, tha Lu.
Për Byronë
“Do të ngrihet një grup serioz hetimi, ata do të bëjnë trajnimet më të mira me ekspertët e FBI për të siguruar që ata do ta kryejnë mirë punën dhe do të mbikëqyren në punën e tyre”.
Ambasadori
“Ka kriminelë të fuqishëm që kanë lidhje politike, ndonëse kanë kryer vrasje. Një shembull i njohur i këtij fenomeni është rasti i trafikantit të dënuar të drogës Emiljano Shullazi”.
/Shqiptarja.com

VIDEO