Ambasadori Amerikan Donald Lu, ka zhvilluar këtë të martë një takim me kryetaren dhe anëtarët e KQZ-së. Qëllimi i takimit ishte njohja e Ambasadorit me përgatitjet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po bën për zgjedhjet vendore, të datës 21 Qershorë.
Lu ka theksuar rëndësinë e të gjitha institucioneve zgjedhore, nga KQV-të tek KQZ-së e deri tek Kolegji Zgjedhor, për të zbatuar ligjin në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme.
Ambasadori nënvizoi rolin jetik të KQZ-së, për të ruajtur demokracinë shqiptare dhe bëri një paraqitje të mbështetjes së qeverisë së SHBA-së për vëzhgimin vendas dhe ndërkombëtar të zgjedhjeve.
Kryetarja e KQZ-së, Lefteri Luzi ka bërë një panoramë të vendimmarrjes së KQZ-së, projekteve të realizuara dhe punës së bërë deri tani. Ky takim vjen vetëm 19 ditë para zgjedhjeve vendore
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com