Luajti në Botëror, Al Nassr i prish kontratën sulmuesit për t'i liruar vendin Cristiano Ronaldos

Luajti në Botëror, Al Nassr i prish kontratën sulmuesit për t'i liruar vendin Cristiano Ronaldos

Cristiano Ronaldo

Vincent Aboubakar nuk është më sulmuesi i Al Nassr në Arabinë Saudite. AFP njofton se klubi dhe lojtari kanë prishuar marrëveshjen, kjo për t'i hapur rrugë regjistrimit të Cristiano Ronaldos. Ylli portugez ishte blerja e madhe e arabëve në merkaton e janarit, tesa numri i të huajve nuk lejonte regjistrimin e CR7.

Tanimë largimi i kamerunasit Abaobakar që ishte pjesë edhe e "Katar 2022" i hap rrugë Ronaldos të jetë edhe "me letra" pjesë e Al Nassr. Numri i lejuar i lojtarëve të huaj në Arabinë Saudite është tetë, teksa te Al Nassr nuk mundën të federonin Ronaldon më herët.

Tanimë gjithçka duket se është zgjidhur dhe në 22 janar Ronaldo do debutojë me klubin e ri, kjo pas largimit të Aboubakar.

Vincent Aboubakar

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së