Një kallëzim i muajit shkurt 2024 nga ish ortaku i tij i biznesit Aredin Behari, e ka sjellë sërish në SPAK deputetin demokrat Luan Baçi. Baçi është paraqitur së bashku me avokatin e tij, Sokol Mëngjesi dhe ka dalë nga ambientet e SPAK pas rreth gjysmë ore.
Në një prononcim për mediat Baçi tha se kjo është hera e tretë që paraqitet në SPAK, ndërsa ka theksuar se është marrë si person nën hetim.
““E njëjta procedurë i njëjti zanat. Është e treta herë që vij, madje them të aplikoj për vende pune. E mora avokatin sepse nuk doja të flisja vetë. Një ish ortaku im, qytetar hallexhi, në 2010 në një punë të përbashkët ka shitur aksionet e ka ikur dhe pas 16 vitesh është kujtuar të kallëzojë në SPAK. Jemi në proces civil në Gjykatën e Vlorës për arsyet që ai pretendon se bashkëshortja e tij nuk ka qenë prezente në shitjen e aksioneve.
Bashkëshortja ka kallëzuar dhe ortakun dhe mua. Sot u mora si person nën hetim, nuk më është komunikuar vepër penale. I bëra shpjegimet për qytetarët dhe ju (gazetarët) se ai që shkon në SPAK të cilësojnë si njeri të bërë pis. tha Baçi.
Për çfarë akuzohet Baçi?
Ai është paditur se ka pastruar dhe fshehur një shumë prej 1.5 milionë eurosh. Gjatë viteve 2010-2012, Luan Baçi ka hedhur rreth 1.5 milionë euro në kompaninë private 'Geral AM', para të cilat nuk u dihet burimi dhe nuk janë deklaruar në ILDKPKI.
Aksionet në firmë janë marrë nga gruaja e Baçit, Elsa Baçi. Po në këtë periudhë Luan Baçi është hetuar për korrupsion me patentat kur ka qenë drejtor në Fier, madje në atë kohë ka pasur edhe një masë pezullimi detyre ndaj tij
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë










Komente
Komento