Luan Daci sot do të ballafaqohet me të shkarkuarit nga vettingu (VIDEO)

Gjykata e posaçme kundër krimit e korrupsionit sot do të zhvillojë seancën e anëtarit të kolegjit të posaçëm Luan Daci me akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Në seancën e mbajtur më 23 Tetor ditën e premte Daci ka qenë në gjyq ku është njohur edhe me kërkesën e prokurorisë për të thirrur si dëshmitarë tre të shkarkuarit nga vettingu.

Sot Besnik Cani, ish anëtari i këshillit të lartë të prokurorisë, ish prokurorja Antoneta Sevdari dhe ish Gjyqtari Ervin Metall të dëshmojnë kundër Dacit.

Këta janë edhe tre kallëzuesit e Dacit të cilët vunë në lëvizje SPAK për të hetuar anëtarin e vettingut për falsifikim të dokumenteve me qëllim fitimin e postit si gjyqtar i posaçëm i kolegjit të apelimit.

Antoneta Sevdari

Be.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A vijojnë shqiptarët të mos jenë të ndërgjegjshëm për rrezikun nga Covid-19?

Komento

Komente

  • Law: 29/10/2020 12:27

    Ky Daci i zi ka mashtruar dhe duhet te ndeshkohet rende, por keta deshmitaret e larguar nga drejtesia kush do i hetoje dhe denoje? Perse ju lini kohe te prishin prova dhe te tjetesojne pasurine? A dini cfare monstre eshte kjo Sevdari? Ai i dini lidhjet e saj me boten e erret te biznesit? Po Besnik Canin e Metes a do hetoni per pasurine e paligjshme qe ka dhe per lidhjet me trafikantin ndertues Armand Lilo?

    Përgjigju
  • lemi: 29/10/2020 10:12

    Ky paska qene me i mire...sa u pezullua ky KPA-ja u degjeneruar !!!

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

14 të vdekur dhe 639 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit në Kosovë