Luan Rama ndryshe nga Meta dhe Rama: Protestat s'cenojnë imazhin e vendit

Luan Rama ndryshe nga Meta dhe Rama: Protestat s'cenojnë imazhin e vendit

Ndryshe nga Presidenti Meta dhe kryeministri Rama, ish- deputeti i LSI-së, Luan Rama nuk mendon se kriza politike dhe protestat e opozitës, nuk cenojnë imazhin e vendit. Në një deklaratë për mediet, Luan Rama është shprehur se Rama nuk është aspak i vërtetë teksa shfaqet si i shqetësuar se bota po e sheh Shqipërinë me një sy tjetër. Ai shprehet se protestat e opozitës, të cilat i cilëson si paqësore, nuk janë arsye për të ndryshuan imazhin e Shqipëri, e për rrjedhojë as ekonominë e vendit, por keqqeverisja e vendit nga një "kryengangster" si  Rama.

Konferenca për shtyp e Zëvendëskryetarit të LSI-së, Luan Rama

Në emër të LSI-së dua të sjell në vëmendje të qytetarëve për të bërë çështje të opinionit publik një problem thelbësor dhe prioritar, siç është ai që ka të bëjë me imazhin e Shqipërisë në botë.
Në tiradën e vet të gjatë e të bezdisshme, Kryeministri i Shqipërisë u paraqit në dy pamje që pavarësisht perceptimit ekstremisht në të kundërt, në thelb janë e njëjta gjë. Ai bëri aktorin për t’u paraqitur i shqetësuar për kinse “imazhin e Shqipërisë në botë” nga njërën anë, dhe nga ana tjetër, për t’u paraqitur i qetë që protestat e qytetarëve dhe të opozitës nuk e lëkundin dhe nuk e rrëzojnë qeverinë, por po dëmtojnë imazhin e vendit. Natyrisht pa thënë shkakun apo arsyen e vetme se përse imazhi i Shqipërisë në botë vjen gjithnjë e më shumë duke u rrënuar!
Nuk janë protestat e qytetarëve, nuk është protesta e opozitës që e prish imazhin e Shqipërisë në botë, sepse imazhin e një vendi në asnjë vend të botës nuk e cenojnë protestat e qytetarëve si një institucion demokratik në një shoqëri demokratike.
Imazhin e një vendi e cënon dhe e përbalt, e nëpërkëmb dhe e rrënon papërgjegjshmëria e qeverisjes, kriminalizmi i qeverisjes dhe qeverisja në shërbim të krimit.
Dhe pikërisht për shkak të këtij faktori themelor edhe një prej gazetave më të mëdha në botë dhe më e madhja e më shitura në Europë, siç është gazeta Bild, thotë shprehimisht se: “Shqipëria është shembulli kryesor i një vendi kaotik në duar gangsterësh.”
Kjo është arsyeja se përse imazhi i Shqipërisë në botë vjen gjithnjë e duke u rrënuar.
Shkaku është qeveria e gangsterëve, me kryegangsterin kryeministrin e këtij vendi.
Në papërgjegjmëri të plotë, kur duhet që më shumë se cilido tjetër dhe më shumë se kushdo të reflektojë me përgjegjshmëri për të vënë interesat e vendit mbi ato të klanit kriminal, për të vënë të ardhmen europiane të Shqipërisë mbi të ardhmen e vet dhe të klanit të vet mafioz, të reflektonte duke dhënë dorëheqjen për t’i çelur rrugë zgjidhjes së krizës politike, ai vazhdon me kryeneçësi duke përligjur ato që thotë “Bild-i”.
Por jo vetëm “Bild-i”, këtë e thonë të gjitha agjencitë, këtë e thonë gazetat dhe mediat më prestigjioze e më të mëdha të Europës.
Prandaj qytetarët dhe jo vetëm opozita, por qytetarët e këtij vendi dhe opozita e bërë njësh me ta është në protestë, është në revoltë, është në kontest.
Është dhe do të jetë në luftë të vendosur për ta larguar njëherë e përgjithmonë të keqen nga qeverisja e këtij vendi, për të realizuar më në fund rikthimin e vendit në normalitet përmes një procesi zgjedhor të lirë, të ndershëm, të barabartë, ku qytetarët shqiptarë të jenë të lirë dhe sovranë në të drejtën e tyre për të zgjedhur.
Shqipëria nuk e meriton të jetë në duar gangsterësh",
u shpreh Rama.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arben: 16/05/2019 19:57

    Ke te drejt ti se ti i shikon ngjarjet me syze LSI Te tregoj une ty nga gjermania çfare eshtë imazhi. Protestat Jan OK por ama dy bomba dhe dy palaço si ty i merr Bild menjeher se jeni interesant dhe bild eshtë një gazete llafezanesh që jep lajme të pafiltruara si ju

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)