Rama: Gati për dialog me Bashën (jo Kryemadhin), por asnjë negociatë: 30 Qershori nuk lëviz

Kryeministri Edi Rama është shprehur i vendosur se 30 qershori nuk negociohet, duke argumentuar se nuk do të lejojë që të cenohet Kushtetuta.

Zgjidhja e krizës, sipas tij, bëhet vetëm me anë të dialogut, për të cilin ka theksuar se nuk ka asnjë kusht për t'u ulur në tryezë me liderin demokrat. Duke falenderuar gatishmërinë e partive gjermane për ndihmuar në negociata, kreu i qeverisë tha se nuk është e nevojshme për ndërhyrjen e të huajve, pasi është i hapur që të dialogojë me Bashën në çdo kohë që ai dëshiron. Sa i takon, ish- aleates së tij, Monika Kryemadhi, Rama zgjodhi  "t'i mbyllë" çdo derë për një dialog të mundshëm, duke e injoruar totalisht.

Në konferencën për shtyp, kryeministri i ka bërë analizën e kandidatëve të PS për kryebashkiak, ku ka vlerësuar Vladrin Pjetrin të Shkodrës dhe Valbona Sakon të Durrësit, madje bëri një apel edhe për vetë demokratët që të votojnë këto dy emra. Duke u ndalur tek mosrikandidimi i Sejdinit dhe Dakos, kryeministri theksoi se ajo ishte një vendim i tyri personal për të mos u zgjedhur sërish në këto dy Bashki ku kanë drejtuar për 12 vite.

Kjo konferencë përkon një ditë pas protestës së dytë të opozitës, ku Rama nuk nguroi të jepte një koment. Ai e cilësoi si një marshim të dhunshëm, që cenon imazhin e Shqipërisë, ndonëse dje u përdorën më pak bomba molotov se me 11 maj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:23
'Për Kryemadhin kam vetëm mospërgjigje', Rama injoron kryetaren e LSI

Teksa kryeministri Edi Rama i bën thirrje Partisë Demokratike për t'u ulur në dialog, duket se për LSI dhe lideren e saj Monika Kryemadhi nuk ka të njëjtën ftesë. Gjatë konferencës me gazetarët pas protestës së 13 Majit ku Kryemadhi nuk ishte prezente, ai u pyet nëse do e ndërronte këtë të fundit me liderin demokrat duke iu referuar marrëveshjes së 17 Majit. Kryeministri u tregua i prerë se përgjigja më e mirë për Kryemadhin është mospërgjigja.

"Tani këtu mungon vetëm një kafe turke që ta cojmë deri në fund. Nuk kam asnjë përgjigje. Përgjigja më e mirë për zonjën kryemadhi është mospërgjigja. Nuk kam asnjë përgjigje për Monika Kryemadhin", u shpreh Rama.

Ora 14:21
Rama shuan çdo hamendësim për shtyrje të afatit për regjistrimin e kandidatëve të opozitës

I pyetur nga gazetarja e Report Tv, se a do të ketë ndonjë hapësirë dialogu për të mundësuar regjistrimin e kandidatëve të tjerë për kryebashkiakë për në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, afat që përfundoi në mesnatë, kryeministri Rama tha se është e drejta e opozitës për të marrë ose jo pjesë në garën elektorale, dhe se ai do të vazhdojë para me procesin zgjedhor.

"Meqë s'ka kandidatë në të gjtiha bashkitë do fokusohemi tek bashkitë që ka kandidatë kundërshtarë. Zgjedhjet janë një ankand politik për të dhënë ofertat dhe garanton të drejtën për të zgjedhur. Nuk janë thirrje për ushtarë. Një ankand ku garantohet e drejta për tu zgjedhur. Nëse thoni që pengohet e drejta për tu zgjedhur, atëherë ta adresojmë këtë. Nuk më kërkohet dot mua si kryeministër që përfaqësoj një palë që të zgjidh problemin se si futen në zgjedhje ata që refuzojnë të futen në zgjedhje, është e drejta e tyre", tha kryeministri.  

Ora 14:21
A po i bën avokatin mbrojtës Saimir Tahirit?! Përgjigjet Rama

Pyetur nga gazetarja e Report TV, Esiona Konomi nëse mbrojtja e Saimir Tahirit, pak kohë para se Gjykata Kushtetuese do të japë vendimin, ka një qëllim të fshehtë, Rama e mohoi kategorikisht.

"Unë po flas për një fakt konkret, nuk merrem me procesin, dhe për procesin, PS, që është një tjetër shembull pse jemi ndryshe, ka bërë atë që s'e ka bërë njeri kur një përfaqësuesi i saj është vënë në akuzë publike, shkarkimi i plotë i tij, dhe tërheqja e plotë e partisë për të bërë avokatin e tij në publik. Unë fola për përgjimet, që janë kërcënim i madh për demokracinë kur trajtohen si ushqim për spektakël politik apo mediatik. Bota e di këtë dhe prandaj ka marrë masa për këtë. Përgjimet nuk përbëjnë asnjë lloj prove dhe arsye për të linçuar njerëz në publik", tha Rama.

Ora 14:05
Protestat e dhunshme po dëmtojnë ekonominë/ Rama: Kjo situatë ka vetëm një fajtor

1557832846_edirama19.jpg

Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët lidhur me reagimet e përfaqësuesve të bizneseve pas dëmeve të shkaktuar nga protesta e dhunshme e opozitës. Rama tha se reagimi është i vonuar por i mirëseardhur, pasi nuk duhej të priteshin bombat motolotov për një reagim të tillë.

Ai tha se kjo situtatë ka vetëm një fajtor pasi ai që dhunon dhe ai që dhunohet janë dy gjëra të ndryshme.

"Kjo situatë nuk ka dy palë fajtor, ka vetëm një palë fajtor. Ai që dhunon dhe ai që dhunohet janë dy gjëra atë ndryshme. Teoria që kryeministri duhet ta zgjidhë këtë punë nuk funksionon. Nuk kemi fuqi përtej kushtetutës dhe ligjit dhe nuk mund të negociojmë sistemin që kemi zgjedhur. Marrëveshja e 2017 u krye brenda kornizë së kushtetutës. Këtu po preket shtetit dhe shteti nuk është i palës tjetër, shteti është i të gjithëve. Biznesi e ka bërë një thirrje të vonuar por të mirëseardhur. Nuk kishte pse priste bombat molotov. Unë mendoj se kemi detyrë të jemi të hapur dhe bashkëpunues me palën tjetër, që në këtë rast ka humbur rrugën po s'kemi asnjë të drejtë të negociojmë kushtetutën. Kam dëgjuar që thonë se s'ka ndonjë gjë të ikësh. Është vështrimi më dritë shkurtër në botë. Po ta mendoje se po të ikja unë këtu do ndryshonte politika do ishte kryevepër. Por është e kundërta. Do të hapej rruga e një precedenti të tmerrshëm. do mësohej rruga dhe nuk do mbaronte kurrë. Detyra i ka kornizat e përcaktuara", u shpreh Rama.

Ora 14:01
Ish- gardisti i 21-janarit për Bashkinë e Matit, Rama: Është vërtetuar që është i pafajshëm (VIDEO)

Agron Malaj është kandidati i PS-së në Bashkinë e Matit. Pyetur se përse ka zgjedhur pikërisht këtë kandidaturë, duke qenë se Malaj ka qenë një nga gardistët në Kryeministri në protestën e 21 janarit, Rama tha se është provuar se ai është krejtësisht i pafajshëm.

"Unë nuk flas shumë shpesh për 21 janarin. Kam folur se lindi nevoja për të bërë një krahasim. Agron Malaj ka qenë pjesë e gardës së Republikës dhe e atij grupi, por është e provuar që nuk ka marrë pjesë në asnjë moment në asnjë shkelje të ligjit, dhe juve që merreni me informacionin, keni të gjithë të drejtën, por edhe detyrën, që përpara se t'i vendosni njerëzit në një kornizë shabllon, të investigoni për këtë. Ne i kemi bërë investigimet tona. Është e vërtetë që është larguar si shumë të tjerë, por nuk është larguar për të konfirmuar fajësinë morale, se atë penale e jep gjykata, por për t'i dhënë mundësi transparencës për gjithë procesin", tha Rama.

Ora 13:58
21 Janari/ 'Luani e rrethoi kryeministrinë me gardh...' Rama zbulon mesazhet e 8 viteve më parë: Qetësi-qetësi!

Gjatë konferencës me gazetarët, kryeministri Edi Rama përmendi edhe 21 janarin duke bërë një krahasim të protestës që Partia Socialiste, atëherë në opozitë, mbajti kundër qeverisë, dhe valës së tubimeve të Partisë Demokratike kundër qeverisë së majtë.

Duke mos justifikuar edhe ato incidente që ndodhën më 21 janar 2011 nga protestuesit e opozitës, Rama tha se krahasimi është i dukshëm pasi në asnjë rast në atë kohë nuk janë hedhur bomba molotov siç po bën opozita joparlamentare.

"Unë nuk fola për gurë, unë thash që në 21 janar nuk është gjuajtur asnjë bombë molotov në drejtim të këtyre mureve, dhe thash që është djegur një makinë tek piramida, dhe nga pamjet pashë që ishin djegur edhe dy kazanë, jo për të justifikuar djegien, por për të bërë diferencën", tha kryeministri.

Kreu i qeverisë kujtoi edhe disa mesazhe që në atë kohë si kryeopozitar, i kishte dërguar dy deputetëve të tij, Besnik bares dhe Xhemal Qefalisë.

"Pas konferencës që mbajta të dielën, Besnik Barja dhe Xhemal Qefalia më treguan mesazhe të miat nga ajo ditë, dhe thoja: "Janë në vete këta, qetësi-qetësi, qetësi". Kryeministria ishte me gardh të shëmtuar si tek kopshti zoologjik, natyrisht se ishte luani brenda, njerëzit rrinin varur mbi kangjella, dhe rrinin, kurse këtu vinë tek dera, edhe të zhveshur, edhe në mbërthim zbërthime pantallonash", tha kreu i qeverisë.

Ora 13:51
Batuta e Ramës për Bashën: Kur do flasim? Ofroj Kafe, çaj, ëmbëlsira

1557832890_edirama19.jpg

Kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm për dialog, pa kushte. Ai ka thënë se ndryshe nga Basha, zgjedh që për të mirën e vendit të ulet në një tryezë, pa vendosur një kusht paraprak. Lidhur me deklaratën e Bashës 'dialog pa Ramën kryeministër', kreu i qeverisë i ka kthyer përgjigje me batua.  

"Dialogu është i hapur, unë nuk vë kushte, nuk jam i paraardhësi im apo si miku im përballë që vendos kushte "ik ti që të fillojmë të flasim", unë them "kur do flasim, ai më thotë ik ti", me kë do flasë me murin? Unë s'marr përsipër që të thyej Kushtetutën. Kam pasur një arsye shumë të fortë që e kam ditur që do të ishte gurë në qafë për Shqipërinë dhe procesin demokratik dhe për palët, se do ishte një lojë. Nëse nuk do ishin shtyrë zgjedhjet në 2017, nuk do vinin këtu të na thonin 'janë shtyrë, ça problemi ka'. Zgjedhjet janë garë. Unë kam pasur një pjesë të jetës në sport, kam dhe aspektin sportiv brenda. Do isha shumë më i kënaqur që t'i kishim përballë, se do ishte më nxitëse. Tjetër është t'i mundësh se ikin me vrap dhe tjetër është se të dalin përballë", tha Rama.

I pyetur se çfarë do i ofronte opozitës për t'u ulur në tryezë, ai iu përgjigj me një batutë.

"Kafe, çaj, ëmbëlsira. Dialog pa kushte do të thotë për çfarë gjërash mund të bëjmë së bashku, jo që të ndihet mirë njëra pakë që ka dhimbje koke, por që të adresohen ato ccështje për të cilat ne jemi zgjedhur. Ti marrin problemet me radhë. Ne nuk shkojmë përtej 30 qershorit", tha Rama.

Ora 13:36
Rama zbulon pse Sejdini dhe Dako mbyllën garën...Dhe një krahasim mes Shkodrës dhe Vlorës (apeli për demokratët)

Kryeministri Edi Rama foli për herë të parë publikisht në lidhje me dy kryebashkiakët e Partisë Socialiste në Elbasan dhe në Durrës, Qazim Sejdinin dhe Vangjush Dakon prej tre mandatesh në krye të këtyre bashkive. Kreu i qeverisë tha se ka qenë kërkesë e tyre për tu larguar nga gara.

"Jeni të lirë ta besoni ose jo, është kërkesë e tyre, prej kohësh, tre mandate, 12 vjet në krye të dy qyteteve të rëndësishme, janë shumë. Janë jashtëzakonisht shumë. Janë konsum i madh, dhe nevoja për të sjellë energji të reja dhe për të shtyrë më tutje punën e nisur, është evidente", tha Rama.

Kryeministri tha se ambicia e tij është që të fitohen të gjitha bashkitë në të 61 qarqet, përsakohë në garë hyhet për fitore. Përmendi Shkodrën, kandidaturën e Vladrin Pjetrit, si rastin kur sipas tij edhe vetë demokratët duhet ta votojnë për të bërë krahasimin e dukshëm nga Shkodra e qeverisur prej çerekshekulli nga të djathtët.

"Unë bëj debat me njerëzit e lidershipit të partisë sa herë që them, jo i duam të 61 bashkitë. janë 61 gara pavarësisht se nuk ka garë në të 61-a, në garë shkon për të fituar. Kush është më i mirë se ne, në këtë fushë? Më të mirët nuk jemi, por kush është më i mirë se ne? Kujt t'ja besosh Shkodrën, atyre që e patën aty dhe që e qeverisin prej çerekshekulli, dhe bëni vetëm krahasimin. Gjatë qeverisjes së çerekshekulli, nuk është se Shkodra nuk ka pasur mbështetje, bëni krahasimin mes Shkodrës dhe Vlorës.  I synojmë të gjitha bashkitë. Në këtë pikë e kam bindje që më e mira është për çdo komunitet që të votojë kandidatët tanë. Më e mira është për çdo demokrat në Shkodër që nuk punon në bashki dhe që nuk ka interes personal, se atyre nuk kam çfarë t'i them, se ata do ikin që aty, por të votojnë kandidatin tonë", tha shefi i mazhorancës. 

Ai ka sqaruar gjithashtu se përse në qytetet e tjera të Shqipërisë ka rikandiduar emra që kanë mbi 5 mandate. Sipas kreut të qeverisë, kufiri i 3 mandateve është menduar të jetë i vlefshëm vetëm në qytete të mëdha të vendit.

"Për dy nga qytetet më të mëdha të Shqipërisë. Ne nuk vumë kufi, për 3 mandate në gjithë Shqipërinë. Në Francë ka kryebashkiak që kanë harruar se kur janë zgjedhur për herë të parë. Qytetet e mëdha janë një histori tjetër, aq më tepër në Shqipëri. Prej kohësh ka qenë kërkesë e të dyve. Kanë qenë ata të parët, që më kanë thënë "3 mandate boll", u shpreh Rama.

Ora 13:35
Rama: Nuk kam nevojë për të huajt për t'u ulur në dialog. Nuk ka asnjë paketë negocimi

Kryeministri Edi Rama është shprehu i hapur për të mirëpritur ndihmën e ndërkombëtarëve në procesin e dialogut që po i kërkohet liderëve të opozitës me qeverinë për të zgjidhur krizën politike. Kreu i qeverisë tha se nuk ka nevojë për ndërmjetësimin e të huajve për tu ulur në dialog, pasi ai theksoi se është shprehur gjithmonë i gatshëm, mbi të gjitha që tashmë dialogu është mëse i nevojshëm për vetë qytetarët që po përballojnë një sërë protestash të dhunshme të opozitës joparlamentare.

Shefi i mazhorancës u shpreh i palëkundur se nuk do të ketë asnjë negociatë për të shtyrë zgjedhjet vendore të 30 qeshorit 2019, pasi nuk mund të kapërcehet Kushtetuta.

Po ashtu, Rama zbuloi atë se çfarë po tentohet të manipulohet nga ana e PD-së, duke u folur për një paketë negocimi, që sipas kryeministrit nuk ekziston. Ai tha se kjo sajesë për paketën e negocimit u bë për të penguar që kandidatë të PD-së të regjistroheshin në garën elektorale si të pavarur apo nën siglën e ndonjë partie tjetër, që nuk është PD që bojkotoi zgjedhjet.

"Shpreh mirënjohjen për përfaqësuesit e unionit kristian demokrat, të cilës i ka rënë edhe PD si anëtare e familjes, që mbajtën një qëndrim absolutisht korrekt dhe të qartë.

Sa i përket dialogut unë nuk kam nevojë as për gjermanë as për amerikanë as për hokandezë, as për francezë, as për anglezë, as për norvegjezë, për tu ulur dhe për të dialoguar. Personalisht. E kam thënë dhe e përsëris që dialogu është i patjetërsueshëm dhe i pazëvendësueshëm në procesin e bashkëjetesës politike në një vend normal dhe në një shoqëri që bazohet në zgjedhjet e saj tek vota. E kam kërkuar këtë gjë edhe kur nuk kishte kapsolla dhe mbase pala tjetër kishte më pak nevojë për dialog. Sot pala tjetër ka më shumë se asnjëherë për dialog. Dhe vendi ka më shumë se asnjëherë nevojë për dialog, sepse nuk ja kanë borxh shqiptarët politikanëve që në vend të mendojnë se çfarë do bëjnë me familjen ditën e shtunë, ose të pushojnë, duhet të festojnë vitin e ri që ëndërron imagjinata qesharake e udhëheqësve të PD-së dhe të përballojnë zhurma që as për Vit të ri në kohën kur ishin armët rrugëve nuk i dëgjonin. Për sa i përket dialogut nuk diskutohet që është gjithmonë i nevojshëm, jo më për të krijuar komunikim mes njerëzve, që përfaqësojnë të tjerë që kanë një barrë të madhe për t'i përfaqësuar.

E dyta, në leximin tim miqtë gjermanë kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar, shumë e mirëseardhur, por negociata nuk ka, që të jemi të qartë. Në kuptimin e një procesi negociatash që lidhet me 30 qershorin, se nuk kemi asnjë mundësi të negociojmë kushtetutën e Shqipërisë. Bëmë një marrëveshje në 2017 nuk e negociuam Kushtetutën e Shqipërisë, e kam refuzuar që në sekondën e parë dhe deri në sekondën e zgjedhjeve përtej afatit kushtetues. Këto nuk shtyhen dot asnjë ditë se për shkak se presidenti mes 23-shit dhe 30-ës ka zgjedhur 30-ën. Zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen më 30 qershor. Unë nuk kam asnjë mundësi reale për të fantazuar, sepse është kushtetuta e Shqipërisë.

Do të shikoni shumë paketa këto ditë, paketa që prodhohen këtu për shumë arsye të ndryshme, për t'i thënë kryetarëve të bashkive, që PD-së, që tundimet për tu regjistruar si të pavarur, apo me një parti tjetër, janë gabim, sepse ndërkohë ka një paketë, paketa për të mbajtur njerëzit që kanë filluar të firojnë nga manifestimet", tha Rama.

Ora 13:27
Bombat molotov më 11 maj, Rama: U rrezikuan jetë njerëzish, ato hedhin në erë një tank

Protesta e 11 majit është karakterizuar nga akte të dhunshme, ku nuk munguan kapsollat, si dhe bombat molotov. Në konferencën e zhvilluar mesditën e sotme, Rama ështe shprehur se kjo ka qenë një papërgjegjshmëri e organizatorëve, të cilët vunë në rrezik jetën e të gjithë njerëzve që kishin dalë më 11 maj në shesh.

"Bombat molotov përdoren për të hedhur në erë tanket, një molotov që plas ngjitur me trupin e njeriut e hedh në erë. Nuk është lojë, janë mjete luftarake. Dhe kështu ato kapsollat. Ishim këtu kur një kapsollë i preu dorën një policeje, i ra mes qafës dhe shallit dhe duke e nxjerrë i plasi në dorë. Si ai që mori flakë këtu te dera e Kryeministrisë. Kishte hequr rrobat, se normal vapë e madhe me gjithë ato flakë, mund të kishte përfunduar keq. Shfaqje papërgjegjshmërie, politikanë të veshur me jelekë të verdhë, është fundi", tha Rama.

Ora 13:15
Rama: Marshimi i opozitës absurd dhe i dhunshëm, po 'plagosin' fytyrën e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur absurd dhe të dhunshëm, marshimin e opozitës ditën e djeshme. Ai tha se ndonëse numri i bombave molotov ishte më i pakët se numri i atyre që u përdorën në 11 maj, nuk e bëjnë atë manifestim më pak të dhunshëm. Rama theksoi se qeveria nuk preket dhe as nuk ndryshon nga këto protesta, por vetëm imazhi i Shqipërisë në botë.

"Manifestim i dhunshëm, nuk më impresionon fakti që dje ra numri i bombave molotov dhe ndryshoi formula e goditjes me zjarr mbi institucionet, se goditjet e djeshme përsëri rrezikuan jetën e policëve, krijuan disa plagë për disa prej tyre dhe mbi të gjitha e djeshmja ishte një xhiro në boshllëkun e dëshpërimit të atyre që janë vetëpërjashtuar nga zgjedhjet, që shkaktoi jo pak shqetësim dhe krijoi jo pak ankth për qytetarët, në gjithë trajektoren e marshimit absurd. Vlen të përsëritet se as me qëndrime dhe as me marshime nuk zëvendësohet dhe as nuk rrëzohet qeveria e aq më pak me bomba molotov, nuk janë një alternativë qeverisëse. Por përbëjnë një mjet për të plagosur fytyrën e Shqipërisë në sytë e botës dhe për të goditur ekonominë. Pas përhapjes së atyre imazheve ka anullime të rezervimeve", tha Rama. 

Ora 13:10
Rama: Një kandidat për kryebashkiak në Shkodër që meriton respekt! Në Durrës besojmë tek fuqia e gruas

Kryeministri Edi Rama i ka quajtur kandidatura potenciale për një qeverisje vendore të re me standarde emrat e propozuar nga Partia Socialiste për në garën elektorale të 30 qershorit 2019.

"Kandidatura me potencial real për një qeverisje vendore të re me standarde sipas ambicies sonë që besoj është e lexueshme në bashkitë që kemi qeverisur deri më sot, ashtu sikundër më vjen mirë që përsëri kemi vendosur përpara gjykimit të qytetarëve, skuadra të këshillave me 50% gra dhe vajza dhe 50% burra dhe djem në gjithë Shqipërinë", tha kreu i qeverisë gjatë komunikimit me gazetarët në një konferencë.

Shefi i mazhorancës nisi të vlerësojë një më një kandidatët për kryebashkiakë, duke e nisur me Shkodrën, konsideruar një bastion i djathtë që aktualisht qeveriset nga kryebashkiakja Voltana Ademi. Bëhet fjalë për Vladrin Pjetrin. Më tej përmendi edhe Durrësit, si një rast të veçantë që pas tre mandateve të Vangjush Dakos, vjen si kandidaturë një grua, Valbona Sako.

"Jam shumë i kënaqur me kandidaturën që i kemi propozuar komunitetit shkodran. Një individ që meriton të gjithë respektin dhe vlerësimin tonë, edhe timin, pasi e kam njohur në kryerjen e disa detyrave të rëndësishme, që i përket atij komuniteti si gjenerata e re e një familje me rrënjë të thella në Shkodër.

Besoj që i kemi dhënë Kukësit kandidatin e duhur për të bërë një ndryshim të rëndësishëm në atë bashki, një personazh i mirënjohur për komunitetin dhe që më parë në detyrën e prefektit të Kukësit ka dhënë prova të mjaftueshme për tu vlerësuar si administrator i aftë.

Në tërësi kandidaturat në zonat ende më të prapambetura të vendit për 1 mijë e 1 arsye që dihen, dhe posacërisht në zonat pak më të thella, që nga Tropoja e deri në Konispol, janë kandidatura që meritojnë të konsiderohen me vëmendjen dhe të votohen nga shumica e komuniteteve përkatëse.

Në Durrës kemi vendosur të besojmë tek fuqia e gruas. Një zonjë që për rreth 6 vjet në mos gabohem ka drejtuar Tatimet në zonën e Durrësit dhe për të cilën asnjëherë nuk ka pasur asnjë ankesë e jo më pastaj arsye të qënësishme për të vënë në dyshim integritetin, që e provojnë rezultatet e spikatura të asaj drejtorie Tatimore. Një ekonomiste që është e njohur në gjithë familjen tonë politike prej shumë vitesh, por që besoj se do të njihet.

Për të vazhduar me dëshirën me të njëjtën gjë që kemi bërë ku rezultatet janë të prekshme, edhe në ato bashki ku nuk kemi qeverisur, mendoj se kemi bërë zgjedhje të bukura dhe në Devoll.

Një bashki tradicionalisht djathtas, por që ka një potencial të madh dhe end të pashfrytëzuar, pa harruar edhe bashki të tjera. Selenica është një bashki e vogël. Jastëku i Vlorë ku ne po punojmë shumë, për një zhvillim rural  të konsideruar për atë potencial që ajo ka. Prej para pak kohësh, ajo ka përjetuar një izolim total për shkak të mungesës së rrugës.

Apo bashki si Cërriku, apo Prrenjasi, janë drejtuar deri më sot nga kryebashkiak që i kemi mbështetur dhe ne, por që i përkasin një kulture të ndryshme nga ne. Diferenca mes bashkive të drejtuara nga ne dhe PS e dukshme. Jemi në kushtet kur mund t'i shohim në sy qytetarët dhe kemi vendosur një numër kandidatësh që meritojnë të mbështeten", tha kryeministri.  

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hem dialog.hem.negociate: 14/05/2019 18:15

    Dialog pa negociate nga meraku I Kushtetutes se mos e molepsin qe e kane bo si fletore shenimesh kur ua do puna

    Përgjigju
  • STAVRI BOJAXHI BIXHOZXHI: 14/05/2019 16:46

    Bravo Edi Rama s'ja vlen me u mar me një fundërrin si monika qelbësir kokmadhja. Është turpi madh që kjo paçavure ekziston në politik.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 14/05/2019 16:26

    Meshire per Moniken..... eshte ne menopaze... edhe pak esterike... e ka me te bertitur

    Përgjigju
  • Qytetar: 14/05/2019 15:49

    Me Lulin e Moniken nuk ja vlen as ti degjosh, as ti shohesh me ze e figure, as ti degjosh, as te dialogosh se be sy e bejne te bardhen te zeze Kerkesa e tyre e panegociueshme eshte se duan pushtet qe nuk mund ta fitojne me Ramen KM -Zgjedhjet qe kundershtojne i bene vete, pra nuk duan cfar kane bere vete, kujtohen se jane vjedhur pas dy vjetesh te thone se jane vjedhur ,kur zgjedhjet u shpallen legjitime me ndonje problem te vogel Na dalin ne protesta me kauzen e vjedhjes mbas perpjekjeve deshperuese me kaseta Babale, me Tahirin deri sa arriten atje eq te kerkojne cmund te marrin per te fituar , lane mandatet e ja kane futur oqeanit me kembe derisa te mbyten Edhe sikur te kete pak te vertete ajo cka thone duhet te flase drejtesia jo llafe rrugesh e ne kete pike te punonin brenda parlamentit si ti benin sa me pak te manipulueshme zgjedhjet Populli nuk eshte budalla ti besoje, sepse ata jane shpiksit e perfituesit me te medhenj te zgjedhjeve Nuk jane vjedhje vendet e punes qe u jepte Meta antareve te ti kur fitonin e gjoben qe duhet te paguanin partise?????!!!!!! Kush e beson Moniken ??????!!!! Turp. Rama nuk duhet te terhiqet se elektorati ja ka dhene voten te qeverise e pakica nuk komandon Le ta shohin si eshte jashte sistemit se kane shume nevoje te rregullohen, mos tregojne muskuj kur jane kocke e lekure

    Përgjigju
  • Qobani: 14/05/2019 15:40

    Evlad asht e dobishme nëse e përjetoni lixhin e Nanes natyr,në ket muajin e Mëshires tmirat shum fishohen,rruga për me mrri tek Soji i Njeriut ashtë e gjat,por e arritshme,VEHDISOHUNI

    Përgjigju
  • Suela: 14/05/2019 15:35

    JO zgjedhje te parakohshme,asnje negocim ne dobi te plakut Mere.Zgjedhjet te behen ne afatet qe percakton kushtetuta dhe jo kur do nje plak matuf. Imazhi i Shqiperise po demtohet dhe per fajin tuaj qe nuk u shtyp kokat ketyre zoti Rama.

    Përgjigju
  • CaBone: 14/05/2019 14:24

    Je 1ish shoku ashtu vazhdo. Nuk eshte se e njof po u shqetsua na njeri ktej, por thjesht kam opinionin tim qe ky eshte me patrriot se te gjith ata qe kan qen ne shtet kto 27 vjet. Vetem shtypi ca te dali perpara dhe qe ecen shtrembur, vetem ashtu mund te besh shtet. Elimino kur...vat dhe krisem. Respekte Z. KM. Shqipria eshte e jona dhe jo e analfabetve zhulsa.

    Përgjigju
  • denisi: 14/05/2019 14:05

    Po ku e rru trapin per 21 janarin ti, ta kishe rrujt ti do kishe vene drejtesi qe ne 2013 kur erdhe ne pushtet, e ke aq force sa ti besh preson drejtesise per te zbardh te verteten meqe ata skane bythe.

    Përgjigju
  • Orli: 14/05/2019 13:13

    Edo! Me duket se ju po tallni trapin me popullin,njera pale thote jo nuk duam.... tjetra pale po duam..... dhe asnjera nuk do qe te shkoje ne Europe sepse nuk ose e keni shume te veshtire te pastroni parate e vjedhura!!! Dhe tranzicioni vazhdon.

    Përgjigju
  • Blenard: 14/05/2019 12:50

    Zoti Rama po e qelb fare me jeto djaloget me duket se je ekzaktesisht si ata me duket je me halle dhe ti qe nuk ju tregon rrugen te dham timonin o thuaje qe zben per ty e shporru fare ose jepi drejtim e ba nxirr nga ky rrogoz i felliqur

    Përgjigju
  • 007: 14/05/2019 12:21

    C"far dialog me kto kriminela. E ti o zoti kryeminister c'far pre qé kto te shkatrrojn edhe kto pak ndertesa te bukra dhe antike qé kemi ti shkatrrojn atje qé njeri qé ka dyqane e biznes te mbyllen se do bej protesta P. D e lul pallets qé nuk ekziston me si parti, apo je edhe ti me kto, ngafrika per drejtsin e re

    Përgjigju
    • 005: 14/05/2019 12:31

      Ala ske msu lojen e qelbet te politikes

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur