Luan Rama në Preshevë, i pranishëm në Konventën e PD në këtë zonë

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka marrë pjesë në Konventën e Partisë Demokratike të Shqiptarëve në Preshevë.
 
Në këtë Konventë ai ka referuar mbi një çështje me shumë rëndësi për gjithë shqiptarët e që ka të bëjë me heroizmin dhe atdhedashurinë, si një shpirt të paepur lirie, që duhet të merret model.
 
Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe shumë drejtues të partive politike shqiptare në diasporë ku të gjithë kanë vënë theksin tek atdhedashuria që duhet të karakterizojë të gjithë shqiptarët si komb.

Të jesh në Luginën e Preshevës është gjithnjë krenari. Çdo shqiptar duhet të vijë në Luginën e Preshevës si në shtëpinë e tij. Lugina e Preshevës është referencë heroizmi dhe atdhedashurie” tha Rama.
 
Më tej, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim u shpreh se Lugina e Preshevës duhet të kthehet në një model bashkëpunimi dhe integrimi në rajon.
 
Mirënjohje Luginës së Preshevës për shpirtin e paepur të lirisë. Lugina e Preshevës duhet të bëhet model bashkëpunimi dhe Integrimi në rajon”, theksoi z. Luan Rama.



Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)