Luan Rama: Mandatojmë Kryemadhin që të finalizojë marrëveshjen me PD

Luan Rama: Mandatojmë Kryemadhin që të finalizojë marrëveshjen me PD

"Kushteve" të PD për të hyrë në zgjedhje, i është bashkuar edhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Marrëveshja është arritur ditën e djeshme, pas takimit mes dy krerëve të partive opozitare, e ndërsa është njoftuar publikisht ditën e sotme nga ish- deputeti, Luan Rama.

" Kryesia vendosi të mandatojë Kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Sekretarin e Përgjithshëm që të finalizojnë marrëveshjen e bashkëpunimit me Partinë Demokratike dhe të gjitha partitë e FrontitOpozitar, për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, për të garantuar jo vetëm mbrojtjen e interesit publik dhe aksionin opozitar, përfshirë këtu edhe detyrat e qeverisë tranzitore, në mënyrë të veçantë duke specifikuar në detyrat e saj edhe platformën për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Përpjekja e dëshpëruar dhe e dështuar e qeverisë për të shfokusuar vëmendjen e opinionit publik nga problemet e mëdha që ka vendi, nga kriza e përgjithshme politike, kushtetuese, institucionale, parlamentare dhe e besimit, është vetëm një shenjë më shumë e krizës në të cilën gjendet vetë qeverisja e vendit, është një shenjë më shumë e dëshpërimit të saj, që vjen sa nga rezistenca, revolta dhe protesta qytetare aq edhe nga moria e një pas njëshme e skandaleve, të cilat me këtë qeveri janë të lidhur pazgjidhshmërisht", tha Rama.

Luan Rama, ka pasur edhe një përgjigje edhe për kryeministrin Edi Rama, i cili tha se opozita u gëzua nga votimi i parlamentit holandes për rikthimin e vizave.

"Dëgjova kryetarin e qeverisë të flasë në Kuvend për të ashtuquajturën kënaqësi të opozitës në lidhje me votimin më të fundit të Parlamentit të Hollandës, i cili ka kërkuar rivendosjen e vizave për qytetarët shqiptarë. Më parë se të akuzojë opozitën dhe më parë se të nxjerrë zëdhënësit e vet mjeranë për të justifikuar atë që nuk justifikohet, ky moment ka nevojë për reflektim.Ka nevojë për reflektim dhe përgjegjshmëri serioze, për të parë realisht situatën e kriminalitetit, situatën e trafiqeve, situatën e korrupsionit", tha Rama.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tahip: 18/04/2019 18:43

    Seriozisht e ka ky :mandatojme monen per te negociuar me pd!? O debil te gjithe e dine qe po nuk foli kryhalja ju nuk shkoni as ne hale! Parti plerash dhe hajdutesh

    Përgjigju
  • Highlanderi: 18/04/2019 17:52

    Monika ? Obobo do bjere era perç kjo marveshje

    Përgjigju
  • Tosi: 18/04/2019 16:33

    Jo duhet te mblidhet keshilli i sigurimit te OKB-se te vendose per Nafije dybekun si mandatore se nuk eshte dosido Nafija qe te mund te mandatohet nga disa sharebajga si Nora, apo Kejdi dhembcakallja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj