Nënkryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, duket se nuk po i ndahet shpirti nga Partia Socialiste. Në një postim në Facebook, Rama i ka uruar ditëlindjen ish-kryetarit të PS-së, Fatos Nano.
Në vend të kartolinës, Luan Rama ka zgjedhur një foto të 18 viteve më parë, nga koha kur Nano drejtonte PS-në.
Postimi i Luan Ramës në Facebook
Shkruan Luan Rama:
“Gëzuar ditëlindjen Fatos Nano! Jetofsh gjatë e gëzofsh sa të jetosh!
Dhe në vend të kartolinës, këtë foto të 16 shtatorit të vitit 2000, si kujtim nga ajo kohë kur drejtonim Partinë Socialiste, dhe kur ditëlindjen tënde nisnim t’a festonim gjithnjë nga Pezën lavdimadhe e historisë së antifashizmit…”.
Komento
Kohe te arta. Kemi bere shume leke ne ate kohe Luan.
PërgjigjuLuan R. Mbahet mend si njishi ne konkurset shume I pregatitur nga Ana teorike
Përgjigju