Shumica e njerëzve do të tmerroheshin vetëm nga ideja e një luani në afërsi, e jo më të kesh një të tillë në dhomën e gjumit apo në shtrat. Megjithatë, për një shtetase afrikanojugore, Annel Snyman, të jetosh përkrah luanëve është kthyer në një rutinë të përditshme.
Pasi adoptoi një këlysh luani të porsalindur, Annel ka kaluar tetë muajt e fundit duke iu përkushtuar rritjes së këlyshit që ka mësuar të jetojë në kushte shtëpiake, të kryejë nevojat e tij në tualet dhe të hajë në orare dhe vende të caktuara.
Për më tepër, luanit që kur të rritet mund të arrijë një peshë prej 200-250 kilogramësh, ka zhvilluar një miqësi të ngushtë me qenin e së zonjës, me të cilin janë shndërruar në miq dhe partnerë të zakonshëm shëtitje. Këto janë fotot e mrekullueshme të publikuara nga një e përditshme afrikanojugore, të gruas me kafshën e saj “shtëpiake”, luanin e bardhë, një specie e kërcënuar nga zhdukja.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com