Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar përmes një statusi në Facebook, lidhur me takimin e Ramës me mësuesit në Elbasan. Sipas Boçit, kryeministri ndihet i frikësuar, ndaj dhe ka shtyrë takimin me ta. Deputeti Boçi thekson se Rama i ka anuluar takimet me mësuesit për shkak të pranisë së opozitës në Elbasan. 

Statusi i plotë

Edi Rama i frikësuar shtyn takimin me mësuesit në Elbasan Frika ruan vreshtin - thotë populli; dhe Edi Rama po e zbaton këtë për vete.  Me frikë deri në palcë nga prania e opozitës në Elbasan, ka shtyrë për pasdite takimin e planifikuar në mesditë me mësuesit, të cilët do t’i lërë pa punë nga mbyllja e shkollave, për shkak të braktisjes masive. Disa miq me thanë se kishin vënë bast se do ta bëj njësoj si me Shkodrën, pak kohë më parë, kur e anulloi fare vizitën nga frika e protestave. Frika i ka kapur palcën!