Luçjana Kokaj, banorja protagoniste e protestave në Rrjoll, si dhe e tubimeve të mbajtura në 23 ditët e fundit në Tiranë kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec, thotë se ultimatumet e artikuluara dje nga Dritan Goxhaj drejtuar qeverisë, nuk janë prodhim individual i këtij të fundit, por përmbledhje e kërkesave të qytetarëve në mbi 3 javë protestë dhe përpunim i bindjeve të grupit koordinues.
"Pikat që ka lexuar zoti Goxhaj kanë qenë pika kërkesa që janë kërkuar nga qytetarët në shesh dhe ne thjesht kemi bërë një mbledhje të atyre pikave dhe Dritanit i kemi kërkuar t’i lexojë në emër të grupit koordinues. Aty është artikuluar çdo ditë që dorëheqja e kryeministrit është e panegociueshme. Janë të gjitha pika që janë artikuluar më herët pa asnjë ndryshim nga qytetarë të ndryshëm. Nuk kanë qenë kërkesa e zotit Goxhaj dhe sulmet që i janë bërë zotit Goxhaj janë të padrejta dhe banale nga kryeministri",- tha KOkaj.
Banorja e Rrjollit tha se vendimi që kërkesat drejtuar qeverisë të lexohen nga Goxhaj, ishte konsensual i të gjithë grupit që merret me mbarëvajtjen e protestës, por theksoi se Goxhaj nuk është pjesë e grupit koordinues.
"Ishte propozim nga gjithë grupt",- tha Kokaj.
Për herë të parë, u bë i ditur për publikun një detaj mbi përbërjen e grupit koordnues të protestës.
"Janë shumë dhe më beso që ka njerëz që bashkohen çdo ditë, është një numër fleksibël, është një numër rreth 40 veta që mundohemi të sigurojmë mbarëvajtjen e kësaj gjëje",- tha Kokaj.
Banorja nga Rrjolli tha se pikat e lexuara dje nga Goxhaj do të jenë themelore, por thjeshtë do të perfeksionohet formula e menduar për arritjen e tyre.
"Nuk besoj që sot do të ketë artikulim tjetër, pikat do të jenë ato, do të perfeksiohen dhe do konsultohen me ekspertë të fushave. Artikulimi mund të ketë një perfeksionim nga ana juridike e kërkesave. Ka intelektualë që po punojnë dhe ka shumë tryeza që po punojnë. Gjithkush po mundohet në mënyrën e vet për të qenë pjesë e organizimit",- tha Kokaj.
Dritan Goxhaj u shfaq dje në protestë dhe artikuloi kërkesat kundrejt Ramës, duke nisur nga dorëheqja e tij, krijimi i një qeverie teknike dhe kufizimi i ushtrimit të mandatit të kryeministrit deri në 2 mandate. Mirëpo, në kërkesa nuk u përmend në asnjë moment opozita e Sali Berisha.
Të gjithë kërkesat e artikuluara nga Dritan Goxhaj janë:
1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe qeverisë.
2. Krijimin e një qeverie teknike dhe tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.
3. Ndryshime kushtetuese ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë përpara ligjit dhe miratimin me referendum popullor, duke përfshirë:
* ndryshimin e Kodit Zgjedhor;
* ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme;
* kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se 2 mandate të plota ose të pjesshme gjatë gjithë jetës së një individi.
Nuk heqim dorë nga kërkesat fillestare:
* Anulimin e ndryshimeve të bëra për zonat e mbrojtura.
* Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore.
* Shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Pakti i Maleve”.
* Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investimet strategjike.
* Një kontratë e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, që do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë të propozuar nga sheshi i protestës. Këto janë kërkesat tona, legjitime dhe të panegociueshme. Mbetemi të vendosur në rrugën e protestës paqësore deri në realizimin e tyre”, janë kërkesat.
Report Tv publikon sot planin e Dritan Goxhajt, i cili shpjegon pse ai nuk ka ndërmend të negociojë me Edi Ramën dhe pse nuk dëshiron të themelojë asnjë parti politike: thjesht sepse dëshiron të shkatërrojë sistemin ekzistues dhe të krijojë një tjetër, ndoshta ideal në teori, por krejtësisht të parealizueshëm në praktikë dhe juridikisht të pamundur.
Ja çfarë, sipas Dritan Goxhajt, duhet të arrijë kjo protestë pas dorëheqjes së qeverisë dhe shpërndarjes së Parlamentit aktual:
Hapi 1: Propozimi i emrave për Asamable Kombetare Transicioni
Çdo qytetar propozon emra njerëzish që nuk kanë qenë pjesë e sistemit 36-vjeçar, me kritere të qarta përcaktuese ku mund të jenë: të mos kenë qenë kryetarë partish e kryetarë degesh partie. Te mos kene mbajtur detyra tê larta ne institucionet e qeverisjes qendrore dhe vendore (Ministra; Zv/ministra; Sekretar të pergjithëshëm e drejtor drejtorish, kryetar bashkie e anëtar këshillash bashkiak e qarku, deputet) dhe që kanë kontribuar në fushën e tyre për shtetin e për Atdheun (mësues, mjekë, punëtorë, artistë, bujk, etj).
Hapi 2: Shorti, jo zgjedhjet
Nga kjo listë, me short të pastër (para publikut e para kamerave, me vëzhgues vendor e ndërkombëtarë) zgjidhen 101 persona.
Pse short dhe jo zgjedhje?
Sepse zgjedhjet krijojnë fushatë, fushata krijon para, paraja krijon lidhje, lidhja krijon korrupsion. Shorti është i pastër. Shorti nuk mund të manipulohet. Shorti nuk krijon liderë.
Hapi 3: Mandati i shkurtër dhe i kufizuar
Kjo Asamble qëndron për 12 muaj. Pastaj shpërndahet. Me kusht që çdo anëtar i kësaj Asambleje nuk mund të kandidojë në zgjedhjet që organizon. Askush nuk mund të qëndrojë më shumë se 12 muaj.
Detyrat e Asamblesë Kombetare Transizioni:
Të emërojë po me zgjedhje me short nga profesionistë të fushes nje Qeveri Tranzicioni 12 mujore
Тё hartojë një Kushtetutë të Re.
T'ia paraqesë popullit në referendum.
Nëse miratohet, të organizojë zgjedhjet e para të lira sipas kësaj Kushtetute.
Pastaj të shpërndahet.
Qeveria e Tranzicionit të ketë për detyrë vetëm të manaxhojë Shqipërinë për këto 12 muaj, e të kujdeset për dritat, ujin, taksat, doganat, policinë, ushtrinë, arsimin e shëndetësinë. Pa kopetenca për të realizuar tendera e nënshkruar kontrata, thjesht një qeveri manaxhuese deri në zgjedhjet e ardheshme, dhe ku anëtarët e saj të mos lejohen të marrin pjesë në zgjedhjet që ajo do organizojë. Vetëm kështu thyhet e shkërmoqet sistemi, e ndërtohet një Demokraci''.
Ky plan, i cili përjashton çdo formë dhune, shpjegon pse protestuesit vazhdojnë të refuzojnë çdo dialog me qeverinë dhe përjashtojnë mundësinë e krijimit të një force të re politike, dy hapa që sipas Goxhajt do ta pengonin shkatërrimin e sistemit dhe do të rrezikonin t’i shndërronin vetë protestuesit në një komponent të tij. Një qëndrim radikal, i shprehur edhe në pjesë të tjera të botës, por që deri më sot askush nuk ka arritur ta realizojë në praktikë.
ajm në përditësim...
Komente







Neomalesorja 2! Hahahaha
PërgjigjuVetëm ballistat. Vaj vatani për ju o Turq!
PërgjigjuUshtaret e Ajatollahut,Janullatosit dhe Porfirijes i japin ultimatum qeverise shqiptare.Ptuu tradhtare te felliqte.Ptuuu anti-shqiptare te qelbet.
Përgjigju