Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se Uashingtoni mbështet krijimin e një shteti të pavarur palestinez.
Kështu tha kreu i diplomacisë amerikane Antony Blinken në një takim me presidentin e Autoritetit Palestinez Abu Mazen.
Në një reagim të Departamentit të Shtetit, bëhet me dije se Blinken "ka shprehur angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të rritur ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza. Ai diskutoi gjithashtu përfitimet e krijimit së shtetitPalestinez”. Sekretari i Shtetit sipas njoftimit të DASH "ripohoi se Shtetet e Bashkuara refuzojnë çdo zhvendosje të detyruar të palestinezëve nga Gaza".
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Ndërkohë raportohet se një sulm izraelit në Rafah dhe Deri Balah në qendër të Rripit të Gazës la 14 të vdekur. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka kundërshtuar propozimin e Hamasit për t’i dhënë fund luftës dhe ka deklaruar se do të vazhdojë deri në shkatërrimin total të fraksionit islamik.
Dje (7 shkurt) ushtria u urdhërua të nisej drejt Rafahut ku qindra mijëra persona janë zhvendosur. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ishte shprehur se një sulm në Rafah do të përshkallëzonte atë që tashmë është një “makth humanitar” me pasoja të pallogaritshme rajonale.
Gaza
Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas, ka deklaruar se 27,840 palestinezë kanë humbur jetën që nga fillimi i luftës me Izraelin, më 7 tetor.
Ministria palestineze shton se 67,317 të tjerë janë plagosur si pasojë e luftimeve intensive.
Një komandant i Hezbollahut është vrarë nga një sulm izraelit në Libanin jugor. Kështu ka raportuar Sky News Arabia, duke specifikuar se bëhet fjalë për Abbas Al-Debs, (Haxhi Abdullah). Ky i fundit raportohet se u godit nga një dron ndërsa ishte në makinë në qytetin e Nabatieh.
Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua sot në Tel Aviv në Izrael me familjarë të pengjeve të Hamasit në Gaza, të cilët kanë nënshtetësi amerikane. Sipas raportimeve të medieve të huaja ata i kërkuan Blinken që Shtetet e Bashkuara të ushtrojnë të gjithë ndikimin e tyre në Katar për të arritur një marrëveshje me Hamasin. Më tej bëhet me dije se është diskutuar edhe çështja e ndihmave humanitare në Gaza, ndërsa kërkojnë të dinë për gjendjen shëndetësore të pengjeve.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Kemi bollë argumente se Toka e jonë ashtë nji anije e vogël në hapsir,tmirat dhe tkqijat i ndajm së bashku,qdo fillim ka mbarim,ta hjekum lakmin,ta pranojm Drejtsin,të bajm parajs për txhithë,nukë ashtë vonë tpunojm për së mbari
Përgjigju