Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell bën thirrje për presion ndaj Izraelit dhe Hezbollahut për të arritur një marrëveshje armëpushimi mes një shkëmbimi të sulmeve ndërkufitare midis dy palëve.
“Ne duhet të bëjmë presion mbi qeverinë izraelite dhe të mbajmë presionin ndaj Hezbollahut për të pranuar propozimin e SHBA-së për një armëpushim. Në shtator, erdha dhe akoma shpresoja se mund të parandalonim një luftë të plotë të Izraelit që sulmonte Libanin. Dy muaj më vonë, Libani është në prag të kolapsit”, tha Borrell në një konferencë për media në Bejrut pas bisedimeve të tij me kryetarin e parlamentit libanez.
SHBA, aleati kryesor i Izraelit, po ndërmjetëson midis Izraelit dhe Libanit për të arritur një marrëveshje armëpushimi për t'i dhënë fund sulmeve mbi 1-vjeçare midis Hezbollahut dhe Izraelit. Borrell tha se BE-ja është gati të sigurojë 200 milionë euro për të forcuar ushtrinë libaneze.
Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei tha të hënën se duhet të jepen dënime me vdekje për liderët izraelitë, jo urdhër-arreste.
Deklaratat e tij erdhën pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë lëshoi urdhra arresti të enjten për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ish-ministrin e mbrojtjes Yoav Gallad dhe një udhëheqës të Hamasit, Ibrahim Al-Masri.
"Bombardimi i shtëpive të njerëzve nuk është fitore," tha ai për izraelitët.
“Fronti i rezistencës do të zgjerohet. Krimet e regjimit sionist intensifikojnë rezistencën”, vuri në dukje Khamenei, duke shtuar se “është e sigurt që në fund regjimi sionist do të shkatërrohet”.
Zyra e presidentit izraelit Benjamin Netanyahu dhe anëtarët e qeverisë izraelite të enjten e kaluar dënuan ashpër Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë , duke e akuzuar atë për "antisemitizëm" pas vendimit të saj për të lëshuar urdhër-arrest kundër kryeministrit izraelit dhe Yoav Gallad.
Masa vjen pasi prokurori i ICC-së, Karim Khan, njoftoi më 20 maj se ai po kërkon urdhra arresti për krime të dyshuara të lidhura me sulmet e Hamasit të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit dhe reagimin ushtarak izraelit në Gaza. Haga lëshoi gjithashtu një urdhër arresti për liderin e Hamasit, Mohammed Diab Ibrahim Al Masri (i njohur gjithashtu si Mohammed Deif).
Kryeministri Benjamin Netanyahu thuhet se ka pranuar "në parim" propozimin e Shteteve të Bashkuara për një armëpushim me Hezbollahun në Liban.
Mediat izraelite raportuan këtë mëngjes pasi kryeministri mbajti mbrëmë konsultime të nivelit të lartë me zyrtarë të qeverisë së tij. Edhe pse qeveria izraelite e ka pranuar "në parim" propozimin amerikan, propozimi nuk është ende përfundimtar dhe disa çështje duhet të zgjidhen, sipas zyrtarëve izraelitë dhe amerikanë të cituar nga televizioni publik Kan dhe gazetat Haaretz dhe Ynet.
Ky i fundit publikon se përgjigja tashmë është transferuar në Liban.