Greqia thirri ambasadorin e saj në Republikën Çeke. Kjo lëvizje, sipas  burimeve zyrtare greke, vjen pas shumë deklaratash përbuzëse të Pragës kundrejt qeverisë së Athinës.

“Ambasadori ynë u thërrit për konsultime. Pasi ka pasur një seri deklaratash përbuzëse nga ana e përgjegjësve çekë, më e fundit ka ardhur nga presidenti”, deklaroi zëdhënësi i ministrisë së Punëve të Jashtme, Konstantinos Kutras.

Presidenti i Republikës Çeke, Milos Zeman, kishte pohuar javën e kaluar se vendi i tij do të bëhet pjesë e eurozonës ditën që do të largohej Greqia, që është e mbytur me borxhe nga kjo hapësirë monetare.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)