
SAS, korpusi i famshëm i forcave speciale të Britanisë, ka trajnuar ushtarë ukrainas në terren në rajonin e Kievit, thanë burimet ushtarake ukrainase për The Times të Londrës..
Oficerët e dy batalioneve i thanë gazetës të premten se trupat e SAS drejtuan seancat stërvitore javën e kaluar dhe një javë më parë, shkruan BBC.
Një komandant tha se trajnerët treguan se si të përdornin NLAW's, një lloj rakete antitank britanik.
Raporti i shërbimit të ushtarëve britanikë në terren në Ukrainë për herë të parë nuk është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.
Lajmi kryesor:
Rusia: Mariupol u pastrua nga trupat e Kievit, rrëzuam një avion me armë që vinte nga perëndimi! Zelensky: Nëse vriten ushtarët, negociatat marrin fund! Moska shpall ‘non grata’ Johnson











