Lufta/ Rusia: Kemi frikë nga bomba e pistë ukrainase! Kievi: Lajm i rrezikshëm! Pretekst për një gjenocid

UKRAINË- Ministri i Mbrojtjes në Rusi, Sergei Shoigu ka deklaruar se Rusia i frikësohet një “bombe të pistë ukrainase” dhe këtë shqetësim ia ka shprehur homologëve të tij francez dhe britanik, gjatë dy bisedave telefonike që ka zhvilluar. Mirëpo, Presidenti ukrainas Volodomir Zelensky ka thënë se kjo është një pretekst për një gjenocid. E ashtuquajtura “bombë e pistë” kombinon materialin radioaktiv me eksplozivët konvencionalë.

Nga ana tjetër, Zelensky ka deklaruar se Rusia ka nisur sulme të reja ajrore “në shkallë të gjerë” ndaj ndërtesave të energjisë së Ukrainës, ç’ka ka sjellë ndërprerje të energjisë thuajse në mbarë vendin. Sipas autoriteteve ukrainase 1.5 milion banesa kanë mbetur pa energji ndërsa janë dëmtuar 40 % e stacioneve të energjisë në vend. Mirë, Zelensky tha se shumica e raketave dhe dronëve të Rusisë, 18 nga 33 të lëshuara nga ajri dhe deti janë rrëzuar tashmë.

Sulmet e fundit ruse kanë goditur qytetet perëndimore të Hmelnitskit dhe Lutskut, por edhe qytetin Uman në Ukrainën qendrore, ku ka mungesa të energjisë elektrike. Sulmet ajrore po ashtu kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë në Odesa në jug, në Dnipropetrovsk dhe Zaporizhja në juglindje të Ukrainës.

Kompania kombëtare e energjisë në Ukrainë u ka bërë thirrje ukrainase që ta kursejnë rrymën, ndërsa në kryeqytetin Kiev ka nisur reduktimi i energjisë. Zelensky tha se autoritetet kanë arritur të rikthejnë furnizimet me energji në disa rajone, ku rryma u ndërpre për shkak të sulmeve.

Ndërkohë shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës ka bërë të ditur se që nga fillimi i pushtimit janë vrarë 67,470 ushtarë rusë.

Gjatë ditës është shënuar edhe një tjetër incident, ku një aeroplan ushtarak rus Sukhoi që po kryente një fluturim testues u rrëzua mbi një ndërtesë banimi dykatëshe në qytetin siberian të Irkutsk. Nga përplasja  është konfirmuar vdekja e dy pilotëve , ndërsa ky është incidenti i dytë që ndodh brenda një jave pasi një tjetër avion ushtarak u përplas në një ndërtesë në Yeysk , duke vrarë 15 persona.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:38
Kievi:  130 sulme ndaj forcave ruse në jug

1666550480_00032ap6db800x520.jpg

Njësitë e artilerisë dhe raketave të forcave ukrainase kanë kryer mbrëmë 130 sulme në pozicionet e pushtuesve rusë dhe në zonat ku janë përqendruar forcat armike në jug të vendit. Kjo është bërë e ditur nga komanda operacionale jugore e Kievit.

Ora 20:33
Moska: Shkatërruan 7 depo karburanti në Kiev! Njëra kishte 100 mijë ton hidrokarbure

1666550121_lufta.jpg

Ushtria ruse ka raportuat se ka goditur 7 depo ukrainase me karburant. Një bombardim në rajonin ukrainas të Cherkasi , në pjesën qendrore-lindore të vendit, çoi në shkatërrimin e një depoje që përmbante "më shumë se 100 mijë ton" karburant. Sulmi ndodhi në qytetin e Smelës , njoftoi sot zëdhënësi i ushtrisë gjeneral Igor Konashenkov në një deklaratë të mbledhur nga Interfax .

 "Një depo karburanti me mbi 100,000 ton karburant aviacioni për forcat ajrore ukrainase u shkatërrua pranë fshatit Smela në rajonin Cherkasy," tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Ruse Igor Konashenkov.

Ora 20:32
Ministri i Mbrojtjes ruse: Të shqetësuar se Kievi do të përdorë një ‘bombë të pistë’

1666550017_SergeiShoigu.jpg

Ministri i Mbrojtjes në Rusi, Sergei Shoigu, i frikësohet një “bombe të pistë ukrainase” dhe këtë shqetësim, ia ka shprehur homologëve të tij francez dhe britanik, gjatë dy bisedave telefonike që ka zhvilluar. E ashtuquajtura “bombë e pistë” kombinon materialin radioaktiv me eksplozivët konvencionalë.

Ora 13:23
Aeroplani ushtarak rus përplaset në një ndërtesë banimi në Irkutsk, ndërrojnë jetë dy pilotët (VIDEO)

1666524226_zjarr.JPG

Një aeroplan ushtarak rus Sukhoi u rrëzua në një ndërtesë banimi në qytetin siberian të Irkutsk, raporton guvernatori rajonal Igor Kobzev në Telegram. Avioni, i cili po i nënshtrohej një fluturimi testues, u përplas me një shtëpi dykatëshe, duke lënë në flakë zonën e uzinës dhe dy pilotët u raportuan se kishin vdekur. Është incidenti i dytë i tillë që ndodh brenda një jave pasi një Sukhoi Su-32 u përplas në një ndërtesë në Yeysk , duke vrarë 15 persona.

Ora 13:19
Rikthehet në Evropë pas 80 vjetësh divizioni i ushtrisë amerikane, vëzhgojnë rusët në kufijtë e Ukrainës: Jemi gati të mbrojmë çdo cm të NATO-s

1666524048_05001666510835x1808.jpg

Divizioni i 101 i ushtrisë amerikane është spostuar në Evropë për herë të parë nga Lufta e Dytë Botërore. Janë më shumë se 4700 ushtarët elitë të këtij divizioni të sulmit ajror që ndodhen tashmë në Rumani, praktikisht pak kilometra nga fushëbeteja ukrainase.

“Jemi gati të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO, kemi një kapacitet pothuajse unik, jemi divizion këmbësorie e lehtë por tejet e lëvizshme, me kapacitet sulmi ajror”, ka deklaruar komandanti i divizionit , gjenerali John Lubas.

Këto janë trupat amerikane më të afërta nga konflikti që nga shkurti po sheh Ukrainën e pushtuar në pjesën e saj juglindore nga forcat e dërguar a nga Kremlini. “Po monitorojmë nga afër forcat ruse”, pranuan komandantët amerikanë.

Të njohur edhe si “Screaming Eagle”, Shqiponja ulëritëse, divizioni shquhet për sulmet e saj ajrore, në veçanti të parashutistëve që janë dalluar në betejat më të njohura  dhe të përgjakshme të Luftës së Dytë Botërore, si në Normandi, por edhe në Kore, Vietnam, Irak dhe Afganistan. Praktikisht kudo që Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në luftë.

G.MO/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Igor: 24/10/2022 08:29

    Pse po frikohet Rusija per nji bombe te piste te Ukraines ,xhdo bombe qe perdoret nda popullit te pa fajshem ,te moshuarve ,femijeve,grave te gjitha jane te pista ,pse Rusija mundet te kete te drejten te perdore cka don kurse tjereve tju ndalohet ,Ruset kane nji ideollogji te cuditeshme ku i kerkojne botes qe ta njohin Krimeen,Donbasin ,Luganskun por jane kunder njohjes te Kosoves inteligjenca Ortodokse Sllave .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion