Netanyahu: Po armëpushimit në Liban, nëse Hezbollah shkel marrëveshjen ne do e godasim! Biden: Hyn në fuqi nesër

Netanyahu: Po armëpushimit në Liban, nëse Hezbollah shkel marrëveshjen ne do e godasim! Biden: Hyn në fuqi nesër

Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi këtë mbrëmje (26 nëntor 2024) pranimin nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban.

Në një fjalim drejtuar popullit të tij në gjuhën hebraike, Netanyahu tha se me garancitë e marra nga SHBA, Izraeli ka lirinë e plotë ushtarake të sulmojë Hezbollah, nëse ky i fundit shkel marrëveshjen.

Kryeministri hebre theksoi se falë “trimërisë” së treguar nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit, Hezbollah është dobësuar dhe ka humbur fuqinë e mëparshme.

Gjithashtu, Netanyahu theksoi se pikë e panegociusehme e marrëveshjes për armëpushim me grupin terrorist Hezbollah, është rikthimi në mënyrë të sigurtë në shtëpi i banorëve që jetojnë në veri të Izraelit.

Mbështetje të fortë për armëpushimin ofruan Shtetet e Bashkuara dhe Franca, ku presidenti amerikan Joe Biden në një deklaratë për shtyp i ka thënë po armëpushimit në Libani mes Izraelit dhe Hezbollahut. Biden njoftoi se luftimet do të ndalen në 4 të mëngjesit, të datës 27 nëntor.

Nga ana tjetër, zyrtari i lartë i Hezbollahut dhe anëtari i Parlamentit, Hassan Fadlallah, tha se grupi libanez do të mbetet aktiv edhe pas përfundimit të luftës me Izraelin, duke ndihmuar libanezët e zhvendosur të kthehen në fshatrat e tyre dhe të rindërtojnë zonat e shkatërruara nga sulmet izraelite.

Po ashtu, një zyrtar i lartë i organizatës në Liban tha se Hamas do të mbështesë një armëpushim midis Hezbollahut dhe Izraelit, pavarësisht premtimeve të mëparshme të Hezbollahut për t’i dhënë fund luftimeve në Liban vetëm nëse lufta në Gaza përfundon.

‘Çdo njoftim i armëpushimit është i mirëpritur. Hezbollahu ka qëndruar pranë popullit tonë dhe ka bërë sakrifica të rëndësishme’, i tha Osama Hamdan transmetuesit libanez Al Mayadeen.

Propozimi që po diskutohet aktualisht parasheh një armëpushim fillestar prej dy muajsh, periudhë gjatë të cilës forcat izraelite do të tërhiqeshin nga Libani dhe Hezbollahu do t’i jepte fund pranisë së tij të armatosur në pjesën jugore, përgjatë lumit të Litanit.

Pas tërheqjeve, mijëra trupave libaneze, të cilat kryesisht ishin injoruar gjatë luftës, do të dislokoheshin për të ruajtur zonën kufitare së bashku me forcat paqeruajtëse të OKB-së.

Një armëpushim ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut, një prej grupeve më të afërta të armatosura të Iranit, pritet të ndikojë në zbutjen e tensioneve rajonale që kanë shtuar shqetësimet për një luftë të drejtpërdrejtë ndërmjet Tel Avivit dhe Teheranit.

Mbetet e paqartë se çfarë ndikimi do të ketë ai në luftën mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë. Hezbollahu këmbënguli prej kohësh se nuk do të pajtohej për armëpushim derisa të mos përfundonte lufta në Gazë, por tani e ka hequr atë kusht.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:02
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban

1731706120_joebiden.JPG

Presidenti amerikan Joe Biden i ka thënë po, pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban.

Në një konferencë për media, Biden njoftoi se luftimet do të ndalen në 4 të mëngjesit (sipas orës lokale të Izraelit), të datës 27 nëntor.

Një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit është arritur sot pas negociatave të gjata.

Ora 21:37
Pak orë pasi Netanyahu pranoi armëpushimin, Izraeli sulmohet me 3 raketa të lëshuara nga Libani

1732653860_3QOMVGFQYNOPQDYKFIR43WHBKU.jpg

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë raportuar këtë mbrëmje se kanë rrëzuar 3 raketa të lëshuara nga Libani drejt shtetit hebre. 

Si pasojë e sulmit, sirenat paralajmëruese u ndezën në disa zona të veriut të Izraelit. Nuk ka raportime të menjëhershme për të lënduar. 

Incidenti vjen pak orë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pranoi publikisht dakordësinë e tij për një armëpushim në Liban.

Ora 21:16
Hezbollah: Ende duhet të shqyrtojmë marrëveshjen e armëpushimit para se qeveria e Libanit ta nënshkruajë

1732652391_GZEZsNGWEAEvszP.jpglarge.jpg

 
Mahmoud Qamati

Një zyrtar i lartë i Hezbollahut thotë se grupi terrorist ende dëshiron të rishikojë marrëveshjen e armëpushimit të autorizuar nga Izraeli.

"Ne duhet të shqyrtojmë pikat për të cilat Netanyahu ra dakord përpara se qeveria [libaneze] të nënshkruajë nesër," thotë për Al Jazeera, Mahmoud Qamati, nënkryetari i këshillit politik të Hezbollahut.

Qamati thotë se Hezbollahu nuk i beson Netanyahut dhe dëshiron të sigurohet që të mos mashtrohet me marrëveshjen.

“Ne duam fundin e agresionit, sigurisht, por jo në kurriz të sovranitetit të shtetit”, thotë Qamati.

Ora 20:48
CNN: Zyrtarizohet Po-ja e Izraelit për armëpushimin në Liban, e miraton kabineti i sigurisë, 60 ditë ndërprerje e luftës

1732646472_netanyahu.jpg

Benjamin Netanyahu

Kabineti i sigurisë i Izraelit ka votuar në favor të një marrëveshjeje armëpushimi për t'i dhënë fund luftimeve me Hezbollahun në Liban, tha një zyrtar izraelit për CNN.

Propozimi synon të arrijë një ndërprerje 60-ditore të armiqësive me Hezbollahun që mund të përbëjë bazën e një armëpushimi të qëndrueshëm.

Ora 20:41
Netanyahu: Do të pengoj Iranin të ketë armë bërthamore

1732646656_netanyahu.jpg

Benjamin Netanyahu

“Jam i vendosur të bëj gjithçka që është e nevojshme për të penguar Iranin që të sigurojë armë bërthamore. Eliminimi i këtij kërcënimi është misioni më i rëndësishëm për të garantuar ekzistencën dhe të ardhmen e Shtetit të Izraelit,” tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një fjalim për kombin këtë mbrëmje, duke kujtuar se, në sulmin kundër Iranit më 26 tetor, Izraeli “shkatërroi pjesë të rëndësishme të mbrojtjes ajrore të tij dhe aftësinë për të prodhuar raketa, si dhe shkatërroi një element vendimtar të programit të tij bërthamor.

Ora 20:34
Izraeli e pranoi, kryeministri libanez fton komunitetin ndërkombëtar: Veproni për zbatimin e menjëhershëm të armëpushimit

1732649977_IXVSFERANJDEGSPOFIOONVT5JM.jpg

Najib Mikati

Kryeministri libanez Najib Mikati i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të “veprojë me shpejtësi” për “zbatimin e menjëhershëm të një armëpushimi” pak pas njoftimit të kësaj mbrëmjeje nga Izraeli për adoptimin e një armëpushimi.

“Komuniteti ndërkombëtar ftohet të veprojë menjëherë për t’i dhënë fund kësaj agresioni dhe për të zbatuar pa vonesë një armëpushim,” tha ai në një deklaratë.

Ora 19:29
Netanyahu: Po armëpushimit në Liban, nëse Hezbollahu e shkel atë, ne do t'i godasim

1732646155_089c7980ac2311efbf886156b2fa.jpg

Benjamin Netanyahu

Ndërsa shpalli Po-në Izraelit për armëpushimin në Liban (i cili duhet të fillojë nesër në mëngjes), kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi milicitë shiite: "Nëse Hezbollahu shkel marrëveshjen, ne do të godasim".

“Me mirëkuptim të plotë midis Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, ne ruajmë lirinë e plotë ushtarake” në Liban, tha kryeministri Benjamin Netanyahu në fjalimin e tij drejtuar kombit.

Se sa do të zgjasë armëpushimi në Liban ai tha se "varet nga ajo që ndodh në terren: nëse Hezbollahu riarmatoset, ne do të sulmojmë".

Njoftimi i Netanyahut u bë vetëm në hebraisht, dëshmi e faktit se kryeministri u përpoq t'u drejtohej kryesisht bashkëqytetarëve të tij për t'i qetësuar.

Gjatë fjalës së shkurtër, ai premtoi gjithashtu se banorët e veriut të vendit, të cilët prej muajsh janë detyruar të ikin diku tjetër për shkak të sulmeve me raketa të Hezbollahut, “do të mund të kthehen në shtëpitë e tyre”.

Ora 19:24
Armëpushimi në Liban/ Netanyahu: Hezbollah s'është më i njëjti, i vendosur për fitore

1732207447_benjaminnetanyahu.jpg

Benjamin Netanyahu

Liban, Hezbollahu nuk është më i njëjti, tha kryeministri Benjamin Netanyahu, duke shtuar se ushtria izraelite ka vrarë komandantët e saj të lartë dhe Hassan Nasrallah, ish-udhëheqësin e saj.

"Izraeli gjithashtu ka shkatërruar infrastrukturën e Hezbollahut”,- shton ai.

Netanyahu theksoi se është i vendosur pët t'i sjellë fitoren Izraelit.

Ora 19:20
Netanyahu: Lufta në Liban nuk përfundon derisa izraelitët në veri të vendit të kthehen të sigurt në shtëpitë e tyre

1730039275_6u6u6u6u.GIF

Benjamin Netanyahu

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha këtë të martë se lufta në Liban nuk do të përfundojë derisa banorët e Izraelit në veri, të kthehen të sigurt në shtëpi.

Ora 19:17
Netanyahu zotohet për shkatërrimin e Hamas në Gaza

1732645225_635906.jpg

Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha këtë të martë se qeveria e tij është e përkushtuar për kthimin e pengjeve të mbetura në duart e Hamas, në Rripin e Gazës.

Netanyahu thotë thotë se Izraeli është i përkushtuar të "përfundojë shkatërrimin e Hamasit".

Ora 19:16
Netanyahu i drejtohet popullit për armëpushimin në Liban

1731954752_17380813007fa7c1034fe4112ad0.jpg

Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu drejtua popullit të vendit të tij lidhur me marëveshjen për një armëpushim në Liban, si dhe frontet e luftës së shtetit hebre në tërësi.

Netanyahu nisi fjalën e tij duke thënë se është krenar për "qëndrueshmërinë" e treguar nga izraelitët që jetojnë në veri të vendit dhe "trimërinë" e IDF.

Ora 18:17
Blinken: Armëpushimi në Liban do të ndihmojë për t’i dhënë fund luftës në Gaza

1732641600_IsraelUSMideastBlinken94349.jpg

Antony Blinken

Bisedimet për të siguruar një armëpushim në Liban “janë në fazat përfundimtare”. Këtë e theksoi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë një konference për shtyp në përfundim të takimit të G7 të ministrave të jashtëm në Fiuggi, duke shtuar se një marrëveshje për një armëpushim atje do të ndihmojë në arritjen e përfundimit të luftës edhe në Gaza.

Ora 17:28
Armëpushimi në Liban/ Kryeministri Netanyahu do të mbajë fjalim këtë mbrëmje në orën 20:00

1732638640_benjaminnetanyahu.jpg

 
Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të mbajë një fjalim këtë mbrëmje në orën 20:00 me orën lokale (19:00 në Shqipëri).

Ora 15:58
Media: Armëpushimi në Liban do të hyjë në fuqi nga mëngjesi i nesërm! Hezbollah: Do jemi aktivë edhe pas përfundimit të luftës

1732633517_20230123133209.jpg

Hassan Fadlallah

Një burim qeveritar libanez i tha televizionit Nbn se, nëse gjërat shkojnë “siç është rënë dakord” me Izraelin, “armëpushimi në Liban do të hyjë në fuqi nesër në mëngjes në orën 10:00”, që korrespondon me orën 09:00 në Shqipëri.

Nga ana tjetër, zyrtari i lartë i Hezbollahut dhe anëtari i Parlamentit, Hassan Fadlallah, tha se grupi libanez do të mbetet aktiv edhe pas përfundimit të luftës me Izraelin, duke ndihmuar libanezët e zhvendosur të kthehen në fshatrat e tyre dhe të rindërtojnë zonat e shkatërruara nga sulmet izraelite.

Fadlallah deklaroi për agjencinë Reuters se Libani po përballet me “orë të rrezikshme dhe delikate” para shpalljes së pritshme të një armëpushimi, pasi forcat ajrore izraelite intensifikuan sulmet të martën pasdite mbi Bejrut dhe periferitë e tij jugore.

Ora 15:21
Media: Armëpushimi në Liban do të shpallet sonte pas orës 22:00

1732631010_00036N89LW.jpg

Liban

Armëpushimi do të shpallet pak pas orës 22:00, me orën lokale në Liban (21:00 në Shqipëri), në mënyrë të përbashkët nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca. Këtë e raporton televizioni libanez al-Jadid.

G.K/S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të filluar zyrtarisht transferimin e pushtetit

Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të filluar zyrtarisht transferimin e pushtetit