Lufta/ Hezbollah, kush është grupi i mbështetur nga Irani në kufi me Izraelin, dhe çfarë armatimesh ka (FOTO)

Lufta/ Hezbollah, kush është grupi i mbështetur nga Irani në kufi me Izraelin, dhe çfarë armatimesh ka (FOTO)

Izraeli dhe Hezbollahu kanë qenë efektivisht në luftë për dekada, por armiqësitë e fundit janë rritur pas sulmit vdekjeprurës të Hamasit në Izrael më 7 tetor 2023. Hezbollah është një lëvizje islamike e mbështetur nga Irani me bazë në Liban me një nga forcat paraushtarake më të fuqishme në Lindjen e Mesme, shkruan CNN.

Vrasja e komandantit ushtarak më të lartë të Hezbollahut nga Izraeli në korrik, të cilin e fajësoi për një sulm vdekjeprurës në Lartësitë e Golanit të pushtuara nga Izraeli shënoi armiqësinë. Në këtë sulm u vranë 12 fëmijë.

Grupi i “rezistencës” shiit, i cili doli nga pushtimi shkatërrues i Izraelit në Liban në vitin 1982, ka për detyrë të përballet me Izraelin, të cilin Bejruti e klasifikon si një shtet armik.

Megjithëse nuk krahasohet me fuqinë ushtarake të Izraelit, arsenali i armëve gjithnjë e më i sofistikuar i Hezbollahut ka potencialin t'i shkaktojë dëme të konsiderueshme Izraelit dhe aleatëve të tij në rajon.

Izraeli ka një ushtri jashtëzakonisht superiore ndaj Hezbollahut, por grupi i mbështetur nga Irani krenohet me raketa me rreze veprimi deri në 500 km. Por këta raketa duhet të anashkalojnë sistemin e mbrojtjes ajrore të Iron Dome të Izraelit për të shkaktuar dëme.

Foto:Raketat që disponon grupi militant

Hezbollahu gëzon aleanca të forta me boshtin e grupeve luftarake të udhëhequra nga Irani që përfshin Gazën, Jemenin, Sirinë dhe Irakun, me Iranin që ofron armë dhe stërvitje për Hezbollahun. Disa nga këto grupe kanë rritur ndjeshëm koordinimin që nga sulmi i 7 tetorit, kur Izraeli nisi një luftë në Gaza pasi militantët e udhëhequr nga Hamasi e sulmuan. Ky aks njihet në Izrael si "unaza e zjarrit", shkruan CNN.

Izraeli pushtoi Libanin jugor për 22 vjet përpara se të dëbohej nga Hezbollahu. Pjesa më e madhe e botës perëndimore e ka cilësuar Hezbollahun një organizatë terroriste.

Që atëherë, të dy palët kanë shkëmbyer zjarr në mënyrë sporadike, me tensionet në vitin 2006 kur Izraeli hyri përsëri në luftë në Libanin jugor pasi Hezbollahu rrëmbeu dy ushtarë izraelitë. Hezbollahu dhe Hamasi nuk janë parë gjithmonë “sy më sy”, por të dy mbështesin palestinezët dhe kundërshtojnë Izraelin.

Analistët ushtarakë vlerësojnë se Hezbollahu ka 30,000-50,000 trupa, por në fillim të këtij viti udhëheqësi i tyre Hassan Nasrallah thotë se grupi i tij krenohet me më shumë se 100,000 luftëtarë dhe rezervistë, ndërkohë ushtria izraelite ka 160 mijë - 630 mijë luftëtarë.

Grupi besohet gjithashtu të ketë 150,000 raketa dhe një arsenal më të sofistikuar dhe më shkatërrues se Hamasi, por sasia e armatimit e ushtrisë izraelite është shumë herë më e madhe.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Muriqan/ Po udhëtonte drejt Malit të Zi me hashash në makinë, nën akuzë 25-vjeçarja kosovare

Muriqan/ Po udhëtonte drejt Malit të Zi me hashash në makinë, nën akuzë 25-vjeçarja kosovare