Lufta/ Izraeli bombardon 2 shkolla në Gaza, të paktën 15 të vdekur! IDF: Shërbenin si qendra komandimi të Hamas

Lufta/ Izraeli bombardon 2 shkolla në Gaza, të paktën 15 të vdekur! IDF: Shërbenin si qendra komandimi të Hamas

Pamje nga bombardimet në Gaza

Të paktën 15 persona janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në dy shkoll,a që strehonin persona të zhvendosur në Gazën veriore. 

Kështu bëjnë të ditur zyrtarë të mbrojtjes civile dhe burime nga spitali Ahli Baptist

Ndërkohë, ushtria izraelite tha në Telegram se shkollat tani po përdoren si qendra komandimi dhe kontrolli nga milicia islamike e Hamasit, për të planifikuar sulme terroriste, informon "La Repubblica". 

IDF shpjegoi se ishte një sulm me qëllime antiterroriste, por autoritetet atje thonë se viktimat janë civilë.

Në krahun tjetër IDF përgatitet edhe për frontin e ri në Jemen, për të luftuar me rebelët Houthi. Gaza akuzon Izraelin për genocide, teksa organizata HRW (Human Rights Watch)  e bëri përgjegjëse për sjellje antihumane, pasi nuk po lejohet as uji për popullatën. 

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Vota e Diasporës do i bëjë gropën Opozitës, pas zgjedhjeve PD do kërkojë heqjen e saj!

Spahiu: Vota e Diasporës do i bëjë gropën Opozitës, pas zgjedhjeve PD do kërkojë heqjen e saj!