Lufta/ Izraeli po grumbullon tanke në vendkalimin Rafah! Ushtria izraelite: Një civil i vrarë nga një sulm i Hezbollahut

Lufta/ Izraeli po grumbullon tanke në vendkalimin Rafah! Ushtria izraelite: Një civil i vrarë nga një sulm i Hezbollahut

Lufta në Rripin e Gazës

Izraeli po përgatitet për sulmin në Rafah. Ushtria izraelite ka grumbulluar dhjetëra tanke dhe automjete të blinduara përgjatë kufirit jugor me Gazën, në vendkalimin izraelit Kerem Shalom.

Sipas shtypit arab, edhe Egjipti po përgatitet duke forcuar praninë e tij ushtarake në kufi.

Ndërkohë një civil izraelit ka vdekur pas një sulmi të Hezbollahut. Kjo u raportua nga ushtria izraelite.

Burri ishte duke punuar në zonën e Har Dov në kufirin midis Izraelit dhe Libanit dhe mbeti i plagosur rëndë gjatë një sulmi me raketa antitank të Hezbollahut gjatë natës, dhe më vonë vdiq nga plagët, shtoi ushtria izraelite.

Gjatë natës, avionët luftarakë izraelitë goditën infrastrukturën e Hezbollahut në Kfarchouba dhe Markaba, në Libanin jugor, raportuan Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF).

Kjo ishte një përgjigje ndaj lëshimit nga Hezbollahu të dy raketave antitank drejt zonës së malit Dov.

Ministri izraelit i Sigurisë Itamar Ben-Gvir është aksidentuar këtë të premte, duke pësuar kështu disa lëndime të lehta. Ai u transportua në spital dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:41
OKB: Lufta ka shkaktuar 37 milionë ton mbeturina në Gaza, duhen 14 vite për t’i pastruar

1714164183_tyuktyktyktykuy.JPG

Gaza

Lufta e Izraelit në Gaza ka krijuar 37 milionë ton mbeturina, mes të cilave ka shumë bomba të pashpërthyera, të cilat mund të kërkojnë më shumë se një dekadë për t'u pastruar, ka deklaruar një zyrtar i lartë i çminimit të Kombeve të Bashkuara.

Gati shtatë muaj pas luftës, ka një mesatare prej 300 kg rrënoja për metër katror në Gaza, tha Pehr Lodhammar, ish-kreu i Shërbimit të Kombeve të Bashkuara për Kundërmasat e Minave për Irakun, në një konferencë shtypi.

 “Bazuar në sasinë aktuale të mbeturinave në Gaza, me 100 kamionë po flasim për 14 vite punë për t'i hequr ato”- shpjegoi ai.

Ora 19:36
Gaza/ Mbi 34 mijë palestinezë të vrarë e 77 mijë të plagosur që nga fillimi i luftës

1713702828_gaza.JPG

Gaza

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas, ka deklaruar ditën e sotme se 34,356 janë vrarë gjatë luftës me Izraelin, e cila ka nisur më 7 tetor të vitit 2023.

Po ashtu, ministria palestineze bën me dije se 77,368 të tjerë janë plagosur si pasojë e luftimeve intensive.

Ora 19:34
FOTO/ Makina përmbys, aksidentohet ministri izraelit

1714152936_WQEGFWQGFQWRGWEGRWE.JPG

Makina e ministrit izraelit 

Ministri izraelit i Sigurisë Itamar Ben-Gvir është aksidentuar këtë të premte, duke pësuar kështu disa lëndime të lehta. Ai u transportua në spital dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit dhe policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në pamjet e publikuara nga mediat izraelite duke se aksidenti ka qenë i fortë pasi makina e ministrit izraelit është përmbysur.

M.Q./K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Djali i aktorit Nicolas Cage, në kërkim nga policia! Akuzohet se ka dhunuar fizikisht nënën e tij

Djali i aktorit Nicolas Cage, në kërkim nga policia! Akuzohet se ka dhunuar fizikisht nënën e tij