Lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore, Hysi: Kemi ligje të mira, sfidë mbetet zbatimi i reformës në drejtësi

Lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore, Hysi: Kemi ligje të mira, sfidë mbetet zbatimi i reformës në drejtësi

Vasilika Hysi dhe Elona Gjebrea

TIRANË-Në selinë e parlamentit ditën e sotme u zhvillua një seminar luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore në rajonin e Ballkanit.

Në fjalën e saj hyrëse, nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi, ka bërë thirrje që të forcohet mbrojtja ndaj fëmijëve të pashoqëruar dhe të punohet mbi ndalimin e trafikimit.

Sipas saj, Reforma në Drejtësi do ndihmojë 'viktimat' e trafikimit për të ndëshkuar abuzuesit.

Ndërtimi i një sistemi efikas, profesionist, të pastër, pa korrupsion është një angazhim parlamentar por nuk mjafton. Ne kemi ligje të mira por sfida është zbatimi i reformës në drejtësi. Kemi drejtues të komisioneve, aktivistë të shoqërisë civile që kanë dhënë kontribute për të drejtat e grave, të drejtat e viktimave që sot me kostumin e deputetit kanë mundësi të bëjnë edhe më shumë.

Vasilika Hysi, nënkryetare e Kuvendit

Pas saj, fjalën e ka marrë edhe deputetja e PS-së, Ermonla Felaj, e cila u shpresh se lufta kundër trafikimit duhet të bëhet në rang botëror për të pasur efikasitet.

Lufta kundër trafikimit nuk mund të bëhet vetëm nga një front. Janë përpjeket ndërkombëtare, ato që mund t’i përgjigjen kësaj sfide. Ndryshimet tona në Kodin Penal kanë synuar përafrimin me legjislacionin ndërkombëtar.

Ermonela Felaj, deputete e PS-së

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm