Platformë kombëtare për të raportuar gjuhën e urrejtjes online, vetëm 3% e rasteve denoncohen! Aktivistët: Mungon besimi tek institucionet

Gjuha dhe krimet e urrejtjes online, janë kthyer në një problem shqetësues  për qytetarët dhe komunitetet, sidomos për ato më disavantazhuara në Shqipëri.

“Grup moshat e reja janë më të predispozuara. Pastaj gratë dhe vajzat. Legjislacioni në Shqipëri lë për është shumë i kufizuar për sa i përket gjuhës së urrejtës dhe lë shumë hapësira për të abuzuar”, tha drejtuesi i CRCA, Altin Harizaj.

Gjatë prezantimit të platformës raporto “Gjuhën dhe Krimet e Urrejtjes”, që ka për qëllim identifikimin dhe ndërhyrjen për heqjen e materialeve fyese nga rrjetet sociale, u tha se vetëm 3% e rasteve denoncohen.

“Policia raporton, një, dy apo tre krime në vit. Qytetarët nuk kanë ende besimin që duhet tek policia për sa i përket trajtimit të gjuhës së urrejtjes.”, tregoi Haziraj.

Pjesëmarrësit, bënë shkak edhe mungesën e informimit dhe besimit tek institucionet ligjvënëse, ndërsa thanë së në Shqipëri mungon një regjistër të dhënash.

“Pas 30 vitesh ne ende nuk kemi një sistem të dhënash të detajuara. ODIHR ka vënë në pah se nuk janë raportuar sistematikisht këto krime. Shumë nga komunitetet nuk dinë ku të raportojnë sepse vetë nuk e dinë se këto sjellje përmbajnë vepra penale”, u shpreh  Vasilika Hysi.

“Kuptohet që momenti parandalues, forcën më të madhe e ka tek informimi, tha komisioneri për diskriminimin”, tha komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi,  Robert Gajda.

Gjuha e urrejtjes, shfaqet më së shumti në Instagram, ndjekur nga Facebook, Youtube dhe Tik Tok.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja