Në një kohë kur përhapja e variantit Delta ka shkaktuar jo pak shqetësim në të gjithë botën, vaksinimi i popullsisë vazhdon me shpejtësi dhe deri tani është arritur administrimi i 3 miliardë dozave.
Në bazë të të dhënave të publikuara nga Bloomberg janë administruar më shumë se 3.01 miliardë doza në 180 vende, me një mesatare prej 43.2 milion doza në ditë.
Vaksinimi ka nisur në fund të dhjetorit, por është intensifikuar ndjeshëm në muajt e fundit.
Sipas llogaritjeve të kompanisë amerikane Bloomberg, 23 për qind e vaksinave janë andministruar në 27 vende të pasura dhe kjo dëshmon pabarazinë në qasjen në vaksina.
Shtetet e Bashkuara kanë dhënë 11.1 për qind të dozave, 325 milion doza deri më tani dhe javën e fundit, janë administruar mesatarisht 896,412 doza në ditë. Ndërsa Kina 43 për qind, meb 1.2 miliard doza të inakoluara.
Në pjesën më të madhe të Afrikës, norma e vaksinimit është nën 1 për qind, ngjashëm sikurse në vende të tjera të varfra.
“Bota po dështon Ne po përballemi me një pandemi me dy drejtime, të nxitura nga pabarazia”, tha drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Paralajmërimi vjen në kohën kur varianti Delta i koronavirusit është duke u përhapur në mesin e njerëzve të pavaksinuar në të gjithë botën, duke detyruar vendet nga Azi-Paqësori deri në Rusi të vendosin ose të zgjasin masat e kufizimit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka klasifikuar atë si variant shqetësues.
Në të gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 181 milionë njerëz. Prej tyre, mbi 3.9 milionë kanë vdekur.