Lufta/ Sulm rus në Chernihiv, 7 viktima dhe 129 të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë

Një sulm rus ka ndodhur në një qytet të Ukrainës, Chernihiv, ku mbetën të vrarë shtatë persona, mes tyre dhe një fëmijë 6-vjeçar dhe 129 të tjerë u plagosën kur një raketë goditi sheshin kryesor të qytetit historik në veri të Ukrainës, Chernihivin. Njoftimi u bë të shtunën nga ministria e Brendshme e Ukrainës.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka dhënë një deklaratë sa i takon sigurisë territoriale të Rusisë. Sipas tij, armët bërthamore janë përgjigja e vetme përballë çdo kërcënimi që cenon sigurinë e Kremlinit.

"Posedimi i armëve bërthamore në kontekstin e parandalimit është aktualisht përgjigja e vetme e mundshme e Rusisë ndaj disa kërcënimeve të jashtme të rëndësishme për sigurinë e saj," tha Lavrov.

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë bombarduar territorin e Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut (DPR) më shumë se 40 herë në 24 orët e fundit, duke shkaktuar një bilanc prej gjashtë civilësh të vrarë dhe 11 të plagosur, sipas autoriteteve pro-ruse të cituara nga agjencia e lajmeve Tass.

Moska thotë se gjatë natës Kievi u përpoq të sulmonte territorin e Krimesë me një raketë S-200 tokë-ajër, të rikthyer në një armë sulmi, të kapur në fluturim nga mbrojtja ajrore ruse.

Në përditësim...

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:23
Zelensky: Ukraina është në diskutim e sipër me Suedinë për avionët luftarakë të tipit Gripen

1691406376_zelensky.jpg

Ukraina po diskuton "hapat e ardhshëm" për të marrë avionë luftarakë të tipit Gripen nga Suedia, tha të shtunën presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Gjatë një konference shtypi me kryeministrin suedez, Ulf Kristersson, në Harpsund, Zelensky tha se testimi i avionëve ka filluar.

"Sot diskutuam për avionët Gripen. Jam i bindur se avionët Gripen mund të na ndihmojnë tepër shumë”, tha Zelensky.

Presidenti tha se Ukraina ka "pilotë të shkëlqyer", por i mungojnë avionët modernë.

Zelensky tha se ai do të bënte takime të mëtejshme me "disa vende" dhe ishte i bindur se Ukraina do të merrte avionë modernë.

Kristersson njoftoi gjithashtu se Suedia dhe Ukraina kishin nënshkruar një deklaratë për të bashkëpunuar në prodhimin dhe trajnimin e mjetit luftarak suedez të blinduar 90. Automjetet luftarake ishin pjesë e një pakete të re të mbështetjes ushtarake për Ukrainën, të njoftuar nga ministria e mbrojtjes suedeze të martën.

Ora 19:21
Lavrov: Armët bërthamore mbrojnë Rusinë nga kërcënimet

1692465607_lav.jpg

Në një interevistë për “The International Affairs”, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se posedimi i armëve bërthamore mbron Rusinë nga kërcënimet e sigurisë.

Lavrov i kujtoi Perëndimit rreziqet e një konflikti të mundshëm mes fuqive bërthamore.

“Posedimi i armëve bërthamore është sot përgjigja e vetme e mundshme ndaj disa kërcënimeve të jashtme, të rëndësishme për sigurinë e vendit tonë”, tha Lavrov.

Për Lavrov Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e NATO-s rrezikojnë të përfundojnë në një konfrontim të drejtpërdrejtë me  fuqitë e tjera bërthamore.

“Ne besojmë se një zhvillim i tillë duhet të parandalohet. Prandaj duhet të kujtojmë ekzistencën e rreziqeve të larta ushtarake dhe politike dhe të dërgojmë sinjale të qarta tek kundërshtarët tanë”, tha Lavrov.

Në korrik ish-Presidenti rus Dmitry Medvedev tha se Moska mund të përdorë armë bërthamore nëse kundërsulmi i Ukrainës kundër trupave ruse është i suksesshëm. Keto deklarata vijnë në një kohë kur Perëndimi po i siguron armë Ukrainës ndërsa trupat ukrainase përpiqen të rimarrin territoret që Rusia aneksoi pas fillimit të luftës në Shkurt 2022.

Gjatë natës Rusia ka lëshuar 17 dronë të prodhuar nga Irani në përpjekje për të goditur rajonet veriore, qendrore dhe perëndimore të Ukrainës. Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se 15 nga dronët Shahed u rrëzuan. Si pasojë e sulmeve 6 persona u plagosën dhe dhjetëra ndërtesa u dëmtuan.

Ora 17:38
OKB dënon sulmin në qendër të Chernihiv

1692459479_jhf.jpg

Koordinatorja humanitare e Kombeve të Bashkuara për Ukrainën, Denise Brown, dënoi sulmin me raketa ruse në qendër të qytetit të Ukrainës, Chernihiv. 

"Jam jashtëzakonisht e shqetësuar nga lajmet e një sulmi tjetër rus që goditi pak më parë Chernihiv, në Ukrainën veriore, duke lënë dhjetëra civilë të vrarë dhe të plagosur, duke përfshirë edhe fëmijë", tha Brown.

Brown e ka cilësuar sulmin në qytetin e Ukrainës si të neveritshëm.

“Është e neveritshme të sulmosh sheshin kryesor të një qyteti të madh, në mëngjes, teksa njerëzit ecnin, ku disa prej tyre shkojnë në kishë për të festuar një ditë fetare për shumë ukrainas”, tha ajo. 

E shtuna shënon një festë të madhe në kalendarin ortodoks.

Ajo gjithashtu shtoi: “Unë dënoj sulmet ruse në zonat e populluara të Ukrainës, duke shkaktuar vdekje, shkatërrime masive dhe nevoja në rritje humanitare. Sulmet e drejtuara kundër civilëve ose objekteve civile janë rreptësisht të ndaluara sipas ligjit ndërkombëtar humanitar. Duhet të ndalet”.

Ora 15:49
Zjarr në depon e qendrës mjeko-ligjore në rajonin e Kievit, Ministri i Brendshëm: Disa njerëz mbetën të plagosur

1692452951_5.jpg

Ministri i Brendshëm ukrainas, Igor Klymenko, në Telegram shkroi se një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në periferi të Kievit në një magazinë në qendrën e kërkimeve shkencore mjekoligjore të Ministrisë së Brendshme të Ukrainës. Ai tha se disa njerëz mbetën të plagosur.

“Sipas informacioneve paraprake fillestare, ekspertët po kryenin kqyrjen e lëndëve shpërthyese dhe fatkeqësisht ka ndodhur një shpërthim. Ka lëndime në mesin e punonjësve”, shkroi ai. 

Hetuesit e rendit po punojnë në vendngjarje.

Ora 15:24
Zelensky viziton Suedinë: Faleminderit për mbështetjen tuaj

1690528561_zelensky.jpg

Përmes një postimi në Telegram, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shkroi se ka vizituar Suedinë duke takuar mbretin dhe mbretëreshën, kryeministrin, presidentin dhe krerët e palëve.

Ai ka falenderuar Suedinë për mbështetjen e saj që ka dhënë ndaj Ukrainës në luftën me Rusinë, e cila ka kërkuar liri dhe pavarësi në vendin e pushtuar. Gjithashtu ka falenderuar edhe për mbështetjen e plotë të Suedisë ndaj anëtarësimit të Ukrainës në NATO.

"Vizitë pune me Zonjën e Parë në Suedi. Takime me Kryeministrin Ulf Kristersson , Mbretin Carl XVI, Mbretëreshën Silvia, Presidentin Andreas Norlén dhe krerët e palëve. Dëshiroj të falenderoj personalisht Suedinë që ka mbështetur luftën tonë për liri dhe pavarësi”, shkroi në Telegram Zelensky.

Ora 15:17
Borrell: Putini po sakrifikon ushtrinë dhe njerëzit për të mbijetuar

1690991267_eaa6ebe660532a9cdcaf3fc04d9621d9.jpg

Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se Presidenti rus, Vladimir Putin, "po sakrifikon ushtrinë dhe popullin e tij për të mbijetuar, për të ruajtur pushtetin dhe pozicionin e tij politik".

Ai tha se ndihma e BE-së për Ukrainën ka qenë shumë graduale dhe se Rusia ka dështuar në përpjekjen e saj për ta pushtuar sa më shpejt Ukrainën.

“Ndihma e BE-së për Ukrainën ka qenë graduale. Rusia ka dështuar në përpjekjen e saj për një pushtim të shpejtë të Ukrainës", tha Borrell.

Borrell më pas përmendi Mariupolin si një shembull të tmerreve të luftës në Ukrainë, duke e krahasuar atë me bombardimin e Guenicës gjatë Luftës Civile Spanjolle. 

Duke folur për krimet e luftës të kryera në Ukrainë dhe vuajtjet e popullsisë, Borrell përsëriti nevojën për "një zgjidhje të negociuar". 

Ai gjithashtu tha se Rusia është larg arritjes së një fitoreje, edhe pse kundërofensiva ukrainase nuk arriti të thyejë ndjeshëm frontin.

Ora 15:13
Rusia dhe Turqia negociojnë marrëveshjen e re të grurit! Sponsor i furnizimeve do të jetë Katari

1690640221_grure.jpeg

Autoritetet ruse dhe turke po negociojnë një marrëveshje të re për grurin dhe në veçanti furnizimin me drithëra për vendet në nevojë në Afrikë, deklaroi agjencia e lajmeve ruse.

Agjencia e lajmeve ruse Ria Novosoti për këtë lajm citoi një burim që mori pjesë në negociata, por gazeta gjermane Bild shkroi edhe për "bisedimet sekrete" midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit turk Erdogan që synojnë një marrëveshje të re për grurin me pjesëmarrjen e Katarit. 

"Ka një plan për të eksportuar drithëra ruse në vendet e varfra, kryesisht në Afrikë. Turqia do të luajë rolin e organizatorit, Katari do të jetë sponsori i furnizimeve", raporton agjencia e lajmeve ruse sipas të cilës marrëveshja tashmë mund të nënshkruhet në ditët në vijim në Budapest.

Ora 08:45
Putin takohet me Shefin e Shtabit në Rostov-on-Don, përgjegjës për sulmin në Ukrainë

1690702650_vladimirputin.JPG

Presidenti rus Vladimir Putin u takua me shefin e Shtabit Valery Gerasimov , i cili është përgjegjës për operacionin ushtarak në Ukrainë , në selinë e tij në Rostov-on-Don në Rusinë jugore. Kremlini raporton pa specifikuar se kur është zhvilluar takimi, por thotë se Putin ka dëgjuar raportet e Gerasimov dhe komandantëve të tjerë ushtarakë.

“Vladimir Putin mbajti një takim në selinë e grupit të operacioneve speciale ushtarake në Rostov-on-Don”, thuhet në deklaratën e Kremlinit

G.MO/S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lul: 19/08/2023 15:32

    Russia ka deshtuar apo Europa dhe Amerika ? Do ta shohim ne fund si do te shkoje kjo pune

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg