OKB dënon sulmin në qendër të Chernihiv

OKB dënon sulmin në qendër të Chernihiv

1692459479_jhf.jpg

Koordinatorja humanitare e Kombeve të Bashkuara për Ukrainën, Denise Brown, dënoi sulmin me raketa ruse në qendër të qytetit të Ukrainës, Chernihiv. 

"Jam jashtëzakonisht e shqetësuar nga lajmet e një sulmi tjetër rus që goditi pak më parë Chernihiv, në Ukrainën veriore, duke lënë dhjetëra civilë të vrarë dhe të plagosur, duke përfshirë edhe fëmijë", tha Brown.

Brown e ka cilësuar sulmin në qytetin e Ukrainës si të neveritshëm.

“Është e neveritshme të sulmosh sheshin kryesor të një qyteti të madh, në mëngjes, teksa njerëzit ecnin, ku disa prej tyre shkojnë në kishë për të festuar një ditë fetare për shumë ukrainas”, tha ajo. 

E shtuna shënon një festë të madhe në kalendarin ortodoks.

Ajo gjithashtu shtoi: “Unë dënoj sulmet ruse në zonat e populluara të Ukrainës, duke shkaktuar vdekje, shkatërrime masive dhe nevoja në rritje humanitare. Sulmet e drejtuara kundër civilëve ose objekteve civile janë rreptësisht të ndaluara sipas ligjit ndërkombëtar humanitar. Duhet të ndalet”.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Sulm rus në Chernihiv, 7 viktima dhe 129 të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël