Lufta/ Lideri Suprem i Iranit s’kënaqet vetëm me urdhrin e arrestit, Khamenei: Netanyahu dhe ministri i tij duhet të dënohen me vdekje, kanë bërë krime lufte

Lufta/ Lideri Suprem i Iranit s’kënaqet vetëm me urdhrin e arrestit, Khamenei: Netanyahu dhe ministri i tij duhet të dënohen me vdekje, kanë bërë krime lufte

Lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, gjatë takimit

Shtetet e Bashkuara po punojnë në koordinim të ngushtë me autoritetet izraelite dhe ato të Emirateve të Bashkuara Arabe, për të arritur paqen mes Izraelit dhe Hamasit e Hezbollahut në krahun tjetër. Teksa në terren lufta me bombardime në të dy krahët vijon, duke regjistruar çdo ditë viktima.

Sipas Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, “urdhër-arresti i fundit i lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare kundër kryeministrit izraelit Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, nuk është i mjaftueshëm”.

“Netanyahu dhe autoritetet izraelite duhet të ekzekutohen për krime lufte", u shpreh ai.

Kurse Shtëpia e Bardhë dënoi "me fjalët më të forta vrasjen e rabinit Zvi Kogan në Emiratet e Bashkuara Arabe".  

"Urdhër-arresti i fundit i lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare kundër kryeministrit izraelit Benyamyn Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes nuk mjafton. Netanyahu dhe autoritetet izraelite duhet të ekzekutohen për krime lufte", deklaroi lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei.

Deklarata u bë gjatë një takimi me anëtarët e forcave ushtarake vullnetare Basij, të lidhura me Gardën Revolucionare.

"Armiku "budalla" (Izraeli) mendon se bombardimi i zonave të banuara në Gaza dhe Liban është një fitore, por është vetëm një krim lufte. Armiku nuk ka arritur dhe nuk do të arrijë kurrë asnjë fitore, por përkundrazi marrëzia do të forcojë dhe zgjerojë frontin e rezistencës”, shtoi Khamenei.

Sipas tij, “Fryma dhe aftësitë e Basixhit (Basij), të cilat shfaqen në pjesëtarët e frontit të Rezistencës dhe në disa vende, sigurisht që do të mposhtin fuqitë arrogante, Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimin dhe regjimin sionist”, citoi televizioni shtetëror iranian.

"Një frymë e tillë me siguri do ta asgjësojë regjimin sionist një ditë", përfundoi Khamenei.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti i djeshëm në Ishull-Lezhë, arrestohet në spital një nga shoferët e plagosur! Ishte dhe i dehur në timon (EMRI)

Aksidenti i djeshëm në Ishull-Lezhë, arrestohet në spital një nga shoferët e plagosur! Ishte dhe i dehur në timon (EMRI)