Lufta/ ‘Mburoja e hekurt’ e Izraelit duket se s’po funksionon, vriten 4 ushtarë, 58 të plagosur! IDF bombardon në Gaza! SHBA dërgon sistemin antiraketor në Tel Aviv

Lufta/ ‘Mburoja e hekurt’ e Izraelit duket se s’po funksionon, vriten 4 ushtarë, 58 të plagosur! IDF bombardon në Gaza! SHBA dërgon sistemin antiraketor në Tel Aviv

Pasojat e bombardimeve izraelite në kampet e Gazës

Tani Lindja e Mesme nuk ka më qetësi dhe duket se numri i viktimave nuk ka të ndalur.

Bombardime të forta në të dyja anët mes Izraelit me ushtrinë e tij IDF dhe Libanit e Gazës me dy organizatat Hamas-Hezbollah.

Lajmi surprizë nga fronti i luftës është se mburoja izraelite nuk po funksionon më siç duhet, pasi dje dhe sot (13-14 Tetor), janë raportuar viktima dhe të plagosur në territoret izraelite, mes tyre dhe ushtarë.

Izraeli është vënë në qendër të kritikave nga faktori ndërkombëtar dhe OKB pas sulmeve pranë bazave të UNIFIL në Libanin Jugor, ku ndodhet misioni paqeruajtës, duke shënuar plagosjen e disa ‘kaskave blu’ dhe dëme të shumta materiale e logjistike.

Nga ana tjetër, SHBA dërgoi sistemin antiraketë Thaad në Tel Aviv.  

“Katër ushtarë izraelitë u vranë dhe 58 u plagosën, shtatë prej tyre rëndë, në një sulm me dron të kryer nga milicia e Hezbollahut kundër një baze IDF pranë Binyamina, në Izraelin qendror-verior. Në pretendimin e tij, Hezbollah pretendoi se kishte goditur bazën me "një tufë dronësh" dhe kështu demonstroi aftësinë e tij për të goditur Izraelin”, shkruan “La Repubblica”.

Kurse Forcat Ajrore izraelite nisën një "sulm në shënjestër" gjatë natës kundër terroristëve të Hamasit, të cilët vepronin brenda një qendre komandimi dhe kontrolli të vendosur në spitalin Shuhada al-Aqsa, në zonën Deir al Balah, në qendër të Rripit të Gazës.

Ka imazhe që tregojnë gra dhe fëmijë palestinezë të djegur të gjallë në zjarrin e një kampi refugjatësh në të cilin ata ishin duke fjetur viktimat Forcat e armatosura izraelite pretendojnë se ishte një "sulm preciz", ndërsa zjarret u shkaktuan nga shpërthimi i municioneve të fshehura si nga Hezbollahu ashtu edhe nga Xhihadi Islamik në strukturën e spitalit, shpërthime të shumta, të cilat në përgjithësi tregojnë për praninë e eksplozivëve.

Ndërsa në Bejrut, gjatë fundjavës u regjistruan 51 të vdekur dhe 174 të plagosur në sulmet izraelite. Këtë e raporton "L'Orient le Jour", duke cituar autoritetet libaneze. Në Gaza dje u raportuan 28 të vrarë nga bombardimet izraelite në një kompleks shkollash ku strehoheshin civilët që i ishin larguar rrezikut.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:17
Gaza/ Nis fushata e dytë e vaksinimit ndaj poliomielitit

Foto: Fëmijët në vaksinimin kundër poliomielitit

Në Rripin e Gazës ka filluar faza e dytë e fushatës për vaksinimin e poliomielitit. Doza e dytë do t'u ju bëhet të gjithë fëmijëve nën moshën 10 vjeç në pjesën qendrore të Rripit gjatë tre ditëve të ardhshme. Kjo fushatë po zhvillohet përpara se të preken edhe banorët në veriun dhe jugun e enklavës palestineze.

Rreth 560,000 fëmijë morën dozën e tyre të parë muajin e kaluar, falë një armëpushimi humanitar, pasi një djalë dhjetë muajsh mbeti i paralizuar në njërën këmbë në rastin e parë të poliomielitit në Gaza në 25 vjet.

Sipas OKB-së, fëmijët kanë nevojë për dy doza të vaksinës, secila e përbërë nga dy pika nga goja.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Brendshëm serb Daçiç ia merr këngës, i këndon Erdoganit ‘Osman Aga-ën’ (VIDEO)

Ministri i Brendshëm serb Daçiç ia merr këngës, i këndon Erdoganit ‘Osman Aga-ën’ (VIDEO)